Horoskopi i muajit nëntor: DASHI dhe DEMI Nga PAOLO FOX

DASHI

Gëzuar muajin nëntor! Gjatë muajit të kaluar, për shkak të eklipsit diellor shumë stresues, për të mos përmendur edhe që Marsi ishte në prapavijë, ju është dashur të vini në sprovë durimin dhe të ruani gjakftohtësinë në mes të këtij kaosi të yjeve.

Si shenja e parë e zodiakut dhe si shenjë zjarri, e keni të vështirë të prisni gjatë, por nëntori do t’jua shpërblejë më mirë. Njësoj si eklipset diellor, edhe ato hënore sjellin ndryshime të mëdha. Më datë 8 nëntor ndodh i pari, ndaj java e fillim muajit do të trazojë ujërat. Do të përballeni me një shoqe shtëpie toksikes, do të debatoni për pastrimet apo dekorimin e shtëpisë edhe me familjarët. Eklipset sjellin justifikimet e duhura për të mos bërë asgjë, veçse të rrini para televizorit, të hani çfarë ju do qejfi dhe të përkëdheleni me familjarët apo me kafshët shtëpiake.

Në mes të muajit, fokusi do të kalojë nga shtëpia tek udhëtimet. Venusi kalon në Shigjetar më 15 nëntor dhe udhëtimet me partnerët do të jenë një qëllim. Vendosni se kë do të vizitoni në fillim, se një udhëtim te disa të afërm jo shumë të dashur, nuk është se është në përparësitë tuaja. Edhe Mërkuri kalon në Shigjetar më datë 17 dhe debatet do të bëhen më diplomatike. Megjithatë, sezoni i Akrepit s’ka mbaruar ende dhe mund të nxitë një lloj xhelozie që për Dashin s’është e zakonshme.

Gjithçka nis e bëhet më mirë që prej datës 22 nëntor. Ndryshime të shëndetshme, një energji krijuese, një prerje e re flokësh… të gjitha këto janë pjesë e energjisë diellore që do të nisë. Identifikoni dëshirat tuaja dhe manifestojini që të bëhen realitet. Beqarët të rrethojnë datën 23 në kalendar, pasi Jupiteri përfundon tranzitin e tij në prapavijë dhe do të sjellë shumë takime të reja. Data që duhet të bëni kujdes është 30 nëntori, pasi do të ndiheni nervozë se Marsi kalon në Binjakët e lëkundur.

DEMI

Mirë se erdhët në nëntor! Ky muaj do të jetë i mbudhur me drama për ju, pasi jemi në mes të sezonit të Akrepit. Planeti juaj sundues është Venusi, perëndesha e dashurisë dhe gjërave të bukura materiale. E si shenjë toke, këtë muaj do të gjeni ngushëllim te kujdesi ndaj vetes, pishina, masazhe, ushqim të mirë, zgjidhni gjithçka që si përparësi ka shëndetin tuaj. Më datë 5 nëntor, Venusi kalon në Akrepin xheloz, ndaj do të ndiheni disi në ankth fundjavën e parë të muajit. Mos ia nxirrni stresin njerëzve që keni afër.

As mos merrni më shumë punë nga sa ju mbajnë shpatullat, sidomos gjatë gjysmës së parë të nëntori. Presioni mund të nxitë ankthin, sidomos gjatë eklipsit hënor të datës 8, i cili sjell të papritura. Përparësia juaj duhet të jetë vetëm mirëqenia. Më datë 15 nëntor, Venusi juaj kalon në Shigjetarin e guximshëm, ndaj mos kini frikë të shpreheni. Ndryshimet shpesh janë sfiduese, po vetëm pas disa javësh do të admironi rezultatet tuaja. Jeni në rrugën e duhur shpirtërore. Më datë 22 nëntor, që nis edhe sezoni i Shigjetarit, niveli i stresit do të ulet menjëherë. Bashkë me të, vjen edhe rritja personale dhe bashkë me hënën e re më 23 nëntor, nisin edhe fillime të reja, sidomos nëse keni një partner Shigjetar. Gjithçka ndodh në këto data, është pikënisja për çka vjen më vonë.

Author: horoscope