BINJAKËT
Mirë se erdhët në nëntor, Binjakë! Me përfundimit e periudhës së Mërkurit në prapavijë, e keni pasur më të lehtë në fushën e komunikimit. Konsiderojeni këtë si një bekim, sidomos gjatë javës së parë të nëntor, meqë jemi ende në sezonin e Akrepave.
Data 8 nëntor sjell eklipsin hënor në Dem. E meqë Demi është shenjë toke e sundohet nga Venusi, përdoreni këtë periudhë si justifikim për të refuzuar çdo ftesë për festë dhe thojuni “po” pizhameve, banjave të ngrohta dhe ëmbëlsirave duke parë televizorin. Eklipset sjellin drama zakonisht. Me gjithë respektin, por Binjakët janë si fluturat e jetës sociale të zodiakut dhe copëtuesit e zemrave, ndaj ju mjaftojnë dramat që krijoni vetë dhe nuk ju duhen edhe ato që sjell eklipsi.
Mos u befasoni nëse në mes të muajit do të ndiheni më të afërt me partnerët, do të organizoni takime, do të mbusheni me emocione për jetën tuaja sentimentale. Të gjitha këto vijnë pasi Mërkuri kalon në Shigjetarin guximtar dhe aventurier, sidomos më datën 17. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, planetët do të bekojnë jetën tuaj sentimentale me pluhur magjik. Fundjavat do të jenë argëtuese dhe do t’i shijoni të rrethuar nga njerëzit më të dashur. Me ardhjen e hënës së re më 23 nëntor, do të reflektoni mbi kuptimin e familjes, do të jeni më të ndjeshëm ndaj prindërve. Kalojini ditët tuaja me ata që ju bëjnë të ndihen më mirë. Mos u ndjeni fajtorë që t’u vini kufij njerëzve që ju stresojnë. Jeta juaj sociale do të shkëlqeji kur Jupiteri kalon në shenjën e Peshqve. Nëntori do të jetë një muaj i gëzueshëm për t’u kaluar me njerëzit që doni dhe tregojuani dashurinë atyre që edhe jua kthejnë në këmbim.
GAFORRJA
Jemi në nëntor, Gaforre, gjë që do të thotë se ky është fillimi i sezonit të Shigjetarëve aventurierë dhe i eklipsit hënor kaotik. Por mos u shqetësoni, pasi i keni mbijetuar eklipsit diellor të muajit të kaluar. Ju mund të jeni një shenjë e ndjeshme uji, por keni edhe një guaskë të fortë. Meqë ju si planet sundues keni Hënën, eklipset ndikojnë te ju më shumë sesa te çdo shenjë tjetër, sidomos hënoret. Sikurse muajin e kaluar, astrologët ju këshillojnë t’i merrni gjërat shtruar për të shmangur dramat që sjellin këto ngjarje kozmike, që shoqërohen edhe me ankth.
Kur Venusi, planeti i bukurisë dhe dashurisë futet në Shigjetar më 15 nëntor, miqtë do të shndërrohen në përparësinë tuaj. Mos harroni, edhe nëse jeni të martuar apo keni një marrëdhënie të konsoliduar, nuk ka pse vetëm një person të jetë gjithçka për ju. Nëse mbështeteni shumë vetëm te një person apo jeni të fiksuar, do të lëndoheni. Kaloni më shumë kohë me miqtë, sepse me të nisur sezoni i Shigjetarëve më datë 22, nuk do të mendoni shumë për veten. Pushimet janë në prag dhe Gaforret janë ato që organizojnë festat dhe ofrojnë mbështetje emocionale. Gjithmonë, në fund të vitit ndiheni të nënvlerësuar. Hëna e re e datës 23 do t’ju shtyjë të vendosni kufij. Jupiteri del nga prapavija dhe do t’ju ndihmojë t’i identifikoni më mirë dëshirat tuaja dhe të përvishni mëngët. Mendoni çfarë ju duhet për vete? Mendoni më shumë për shëndetin mendor dhe mos mbani mëri, se i bëni më keq vetes. Ditët e festave janë për t’u argëtuar e për të kërkuar falje.