Horoskopi i muajit nëntor: PESHORJA dhe AKREPI nga PAOLO FOX

PESHORJA

Ja ku erdhi nëntori edhe për ju, Peshore, i cili nis me një eklips të rëndësishëm hënor dhe pason me nisjen e sezonit të Shigjetarit. Më datë 5, planeti juaj sundues, Venusi romantik është në Akrep, por kundërshton rebelin e zodiakut, Uranin.

Kjo përplasje do të sjellë ankth dhe probleme, sidomos në jetën sentimentale. Ju pëlqen shumë të flirtoni dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëni kujdes se mos josheni nga ndonjë flakë e vjetër dashurie. Ky rregull vlen edhe nëse jeni beqarë, pasi tundoheni shpesh të ktheheni tek ishat tuaja për t’i bërë gjërat më mirë, por rrallë ndodh që vërtet të keni rezultat. Më mirë drejtojuni një miku të besuar. Eklipsi hënor i datës 8 do të sjellë drama dhe ndryshime të papritura. Nuk keni pse të shqetësoheni, pasi i keni mbijetuar eklipsit hënor të muajit të kaluar dhe do t’ia dilni sërish. Ky është një justifikim për të qëndruar rehat e me pizhame në shtëpi. Sa më pak të dilni, aq më shumë debate do të shmangni.

Gjysma e dytë e muajit do të fokusohet më së shumti te miqësitë apo edhe te jeta profesionale. Komunikimi do të jetë më i lehtë me këdo. Me partnerët do të filloni të mendoni se ku do të kaloni periudhën e festave. E teksa asnjë astrolog nuk ju premton para, kalimi i Venusit në Shigjetar sugjeron se do të keni të ardhura të mira në mes të muajit. Ju jeni shenja e drejtësisë dhe barazisë, ndaj kur yjet rreshtohen në favorin tuaj, përfitoni. Nisja e sezonit të Shigjetarit më datë 22 do t’ju shtojë guximin, dëshirën për të udhëtuar apo për të hyrë në biseda të ndryshme.  Gjatë hënës së re më datë 23, shkruani në një letër qëllimet apo dëshirat tuaja dhe manifestojini.

AKREPI

Mirë se erdhët në nëntor, Akrepa! Sezoni juaj nisi muajin e kaluar, por ju lejohet të festoni deri me nisjen e atij të Shigjetarit. Mund të jeni ende në sezonin tuaj, por kjo s’do të thotë se do t’i keni gjërat të lehta. Java e parë do të sjellë drama. Duhet të bëni kujdes mos lëndoni dikë me fjalët tuaja, e për sa kohë s’helmoni dikë me thumbin tuaj, punët do të shkojnë mbarë. Data e parë e rëndësishme që vlen për t’u shënuar është 6 nëntori, kur Venusi përballet me Saturnin dhe kalon nga ju në Ujor. Ky kalim do të sjellë zënka dhe debate me partnerët për arsyen nga më të voglat.

Edhe gjatë eklipsit të 8 nëntorit ju këshillojmë të ruani qetësinë, të mos dilni shumë nga shtëpia e të mos keni shumë kontakte për të shmangur problemet. Më mirë energjitë kushtojani anës suaj krijuese apo marrëdhënieve seksuale. Mos u përfshini aspak në debate, pasi në fund të muajit do të pendoheni. Me kalimin e Venusit në Shigjetar pas eklipsit, do të ëmbëlsoheni edhe ju. Një darkë e qetë në shtëpi me partnerët do të jetë shërim për zemërimin tuaj. Kujdesuni për veten, merruni me flokët, bëni masazhe, gjithçka për t’u qetësuar. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do ta ktheni vëmendjen nga fusha profesionale. Do të kërkoni një rritje page apo do t’i vini vetes qëllime të reja për të shtuar të ardhurat. Me ardhjen e hënës së re, duhet të pyesni veten a jeni të lumtur me marrëdhëniet tuaja? Ju sugjerojmë të nisni të meditoni apo të mbani një ditar ku të shprehni ato që s’ua thoni dot të tjerëve. Jupiteri përfundon prapavijën më datë 23 dhe kalon në shenjën e Peshqve. Ky kalim do t’ju shtyjë të reflektoni mbi fuqinë tuaj të brendshme.

Author: horoscope