Horoskopi Paolo Fox Dashi: Edhe pse ndiheni në formë, kjo kohë aktuale nuk është pozitive për marrëdhëniet në çift, qëndroni të qetë dhe prisni një moment më të mirë për të konsoliduar një histori ose për të nisur aventura të reja. Në fushën profesionale projektet e reja janë në prag të materializimit, por edhe këtu nuk duhet të nxitoheni.
Horoskopi i Paolo Fox Demi: Nëse jeni beqar, mos u tërhiqni e mos u mbyllni në vetvete, në të kundërt, dilni me miqtë apo edhe thjesht të njohurit, sepse nuk e dini kurrë nëse dashuria mund t’ju trokasë në derë. Nga ana profesionale mos përjashtoni mundësi të reja pune, mos kini frikë të përfshiheni.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Jeni konfuz dhe kështu rrezikoni të konfuzoni edhe partnerin/en. Megjithatë, mos u shqetësoni, le të kalojnë disa ditë. Puna ju ka krijuar një klimë presioni, ndaj bëni mirë të organizoni ca pushime.
Gaforrja, Luani dhe Virgjëresha
Horoskopi i Paolo Fox Gaforrja: Jeni zhytur në diçka që mendoni se po përjetoni… po ju bren dyshimi se diçka po ndryshon në historinë e marrëdhënies tuaj dhe jeni të bindur se e gjitha kjo po ndodh për shkak të partnerit/es tuaj, por mos u bëni paranojak. Tani duhet të përpiqeni të gjeni njëfarë stabiliteti, edhe në punë, ndaj mos bëni plane dhe as mos ndërmerrni iniciativa për të cilat mund të pendoheni.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Është një periudhë e keqe për dashurinë, përpiquni t’i mbani të pacenuara marrëdhëniet e qëndrueshme. Ndërsa, nëse jeni beqar, prisni të niseni për në aventura të reja. Nga ana tjetër, jeni duke pritur momentin e duhur për t’u hakmarrë në nivel profesional.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Po rizbuloni qetësinë tuaj, marrëdhëniet në çift dhe marrëdhëniet ndërpersonale në përgjithësi po përmirësohen. Nga ana profesionale, ju mund ta gjeni veten në atë që do të duhet të merreni me angazhimet e punës në minutën e fundit.
Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Jeni tepër të ndjeshëm, por mos jini të njëanshëm në historinë tuaj të dashurisë, mund të rrezikoni diçka të rëndësishme. Në punën tuaj duhet të vazhdoni të mbillni, nuk është koha për të zhvilluar projekte të reja, por lajmi është shumë afër.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Nëse po kaloni mirë me partnerin/en, organizohuni edhe me miqtë dhe familjen. Së shpejti do të ketë të reja në fushën e punës.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Është një moment i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri parashikohen takime të reja për beqarët dhe momente butësie për çiftet tashmë të testuara. Në punë do të lini pas më në fund një periudhë mjaft negative.
Bricjapi, Ujori dhe Peshqit
Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Këtë të dielë mund të keni probleme në bashkëveprim me partnerin. E vetmja armë që keni është marrja e gjërave me qetësi dhe kthjelltësi. Fatkeqësisht, edhe jeta juaj profesionale do të ndikohet nga tensioni këtë fundjavë.
Horoskopi Paolo Fox Ujori: A mund të ketë projekte të reja për çiftet e konsoliduara: martesa në horizont? Bashkëjetesa? Apo një fëmijë? Gjithashtu jeni gati për të nisur aventura të reja profesionale.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Dukeni të pangopur dhe mund të kërkoni më shumë vëmendje nga partneri juaj. Mundohuni të mos e teproni, rrezikoni ta zemëroni atë. Një projekt profesional mund të realizohet deri në fund të vitit.