Të nderuar lexues, gjeni më poshtë horoskopin për vitin 2023 nga astrologu italian Paolo Fox, publikuar në revistën e përjavshme DiPiù në Itali
Dashi, horoskopi Paolo Fox 2023:
Horoskopi 2023 është i rëndësishëm për ndjenjat! Fillojmë menjëherë me këmbën e djathtë, në fakt, që nga 3 dhjetori Afërdita fillon një tranzit interesant dhe, të paktën nga ana juaj, nuk do të ketë asnjë dyshim apo dilemë në çift, deri në mes të marsit. Vetëm çiftet në krizë të rëndë do të jenë gati të thonë lamtumirë përfundimisht. Yje të rëndësishëm edhe për ata që janë në kërkim të një raporti të ri emocional, ndaj, sidomos në ditët e fundit të janarit, do të duhet të përpiqeni të zgjeroni rrethin e të njohurve. Emocione interesante rreth të dielës 22 janar dhe në përgjithësi ai muaj është një moment i mbrojtur për ndjenjat.
Në planin e punës, nga ana tjetër, favorizohen projekte të reja. Ekziston një dëshirë e madhe për të kompensuar problemet e përjetuara në të kaluarën, por sigurisht që përgjegjësitë do të rriten për të gjithë ata që janë gati të përfshihen.
Demi, horoskopi Paolo Fox 2023:
Pozicioni i Venusit është interesant në shenjën tuaj duke filluar nga data 16 mars. Dashuria do të kthehet në mënyrë të pashmangshme si protagoniste dhe dëshira për t’u rikthyer në lojë do të jetë e fortë, veçanërisht nëse keni qenë vetëm prej një kohë të gjatë. Çiftet në krizë nuk patën guximin të vinin pikat mbi i vitin e kaluar dhe këtë 2023 janë gati të përballen me njëri-tjetrin. Por nëse nuk ka mundësi kthimi nuk përjashtohet një vendim drastik. Në përgjithësi, muaji mars për ndjenjat ka një avantazh.
Në aspektin profesional, nga 16 maji Jupiteri fillon një tranzit të bukur në shenjën tuaj dhe ndryshimet nuk do të vonojnë shumë! Shumëçka varet qartë nga lloji i biznesit që po kryeni, por avantazhe të vlefshme janë të mundshme.
Binjakët, horoskopi Paolo Fox 2023:
Përsa i përket ndjenjave, yjet e muajit shkurt janë paksa konfliktuale. Çështjet e parave apo punës do t’ju mbajnë të zënë duke ju bërë të vendosni ndjenjat paksa në plan të dytë. Megjithatë, për beqarët hapet një periudhë shumë intriguese e cila do të arrijë kulmin në muajin mars. Por nëse jeni djegur nga një lidhje e mëparshme, zgjidhni lidhjet me kohë të pjesshme, ose kënaquni me gotën gjysmë bosh.
Për sa i përket punës, përpiquni të ecni përpara pa u përfshirë nga shumë ankth për të ardhmen. Edhe nëse dëshira për të ndryshuar është e fortë, është mirë të mos hidhni hapa të nxituar.
Gaforrja, horoskopi Paolo Fox 2023:
Prurje të reja për ndjenjat duke filluar nga muaji shkurt. Jupiteri mbetet në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj do të duhet të shtrëngoni dhëmbët edhe për disa javë. Në fillim të shkurtit, kalimi pozitiv i Venusit ofron emocione të sinqerta, duke favorizuar sidomos të rinjtë që janë në eksperiencat e para të dashurisë.
Çështjet e parave dhe të shkresurinave duhet të shihen me kujdes. Megjithatë në këto dy aspekte, muajt mars dhe prill do të ofrojnë zgjidhje të mira. Në punë, deri në mars do të ketë më shumë zgjidhje, nëse jeni të rinj dhe kërkoni një punë të parë, shfrytëzoni mundësitë që do t’ju ofrohen. Perspektiva të mira edhe për ata që punojnë në distancë.
Luani, horoskopi Paolo Fox 2023:
Nga shkurti Afërdita nuk do të jetë më përballë dhe kjo është sigurisht një shenjë pozitive për ndjenjat. Dashuria zgjohet dhe të gjithë çiftet që janë ndarë apo grindur tani mund ta gjejnë përsëri njëri-tjetrin ose në lidhje të reja. Madje do të jenë disa që do të llastohen për zgjedhje dhe do ta gjejnë veten duke iu dashur të vendosin mes dy historive.
Në punë nuk mungon dëshira për të bërë, por ka disa probleme kontraktuale që duhen zgjidhur. Me Jupiterin disonant, edhe nëse dëshira për të ndryshuar është e fortë, njëfarë pasigurie mbetet për të ardhmen.
Virgjëresha, horoskopi Paolo Fox 2023:
Afërdita dhe Marsi me pozicionet kundër njëri-tjetrit, në muajin shkurt kthehen në një simptomë tensioni të tepruar në dashuri. Çiftet që janë të lidhur prej kohësh mund të preken më shumë nga disa probleme dhe pengesa në punë që një nga partnerët reflekton mbi gjysmën tjetër. Në përgjithësi, diskutimet do të kthehen në shtëpi, por këto janë yje që lejojnë qartësimin e gjërave.
Në punë, megjithatë, kalimi i Saturnit do të balancohet nga ai i Jupiterit, duke kufizuar pengesat që mund të hasni. Në përgjithësi, mendohuni mirë përpara se të lini të sigurtën për diçka të pasigurt dhe mos merrni vendime të nxituara.
Peshorja, horoskopi Paolo Fox 2023:
Tranziti i Marsit dhe Jupiterit është i bukur dhe nuk janë më përballë me shenjën tuaj. Sigurisht që nuk mund të shkulim flokët se po bëhet një mrekulli, por për ndjenjat zodiaku regjistron një përmirësim gradual.
Mundësitë për të zgjeruar rrethin tuaj shtohen duke lënë mënjanë disa probleme të vogla, qoftë edhe ato financiare, të cilat më parë ju shqetësonin mjaft. Në punë nuk do të mungojnë lajmet: muajt e parë të vitit po nisin me këmbën e djathtë dhe lajme të mira po vijnë edhe për në muajin maj.
Akrepi, horoskopi Paolo Fox 2023:
Në këtë vit të ri do të jetë e mundur të lini më në fund disa tensione që kanë karakterizuar së fundmi marrëdhënien tuaj me partnerin. Ju gjithashtu mund të vendosni të prisni degë të thata dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lirë dhe të projektuar ndaj njerëzve të tjerë. Mos u ndalni në të kaluarën, por lëreni veten të shkoni te ndjenjat. Në punë ka dëshirë për të ndryshuar, por kujdes mos hidhni hapa të nxituar, lajmet janë në rrugë për një kontratë, një telefonatë por ju ftoj gjithmonë të jeni të kujdesshëm kur përcaktoni me saktësi kushtet e një marrëveshjeje.
Shigjetari, horoskopi Paolo Fox 2023:
Në muajin janar vijnë pasione të mëdha. Dëshira për aventura është shumë e fortë, ndaj nuk e përjashtoj mundësinë e fillimit të një lidhjeje “ekstra”, që shkon përtej lidhjes së përditshme. Një grindje e ricikluar do t’ju shtyjë të ndërmerrni më shumë rreziqe, por edhe më shumë përgjegjësi. Shumë mundësi do të krijohen në fund të muajit, mbani një sy vigjilent se çfarë ndodh rreth datës 22, gjë që do t’ju bëjë të përjetoni emocione dërrmuese.
Në punë, Jupiteri do të nisë një kalim të këndshëm përmes shenjës suaj, duke sjellë me vete risi të ndryshme. Sigurisht që shumë gjëra varen nga lloji i aktivitetit që kryeni, por nëse doni të vendosni veten në pozicion “sulmi” do të ketë mundësi.
Bricjapi, horoskopi Paolo Fox 2023:
Nga marsi Saturni do të jetë i favorshëm, atëherë do të mbërrijë një tranzit i këndshëm i Jupiterit. Ndaj nëse sidomos në muajin janar mund të ketë keqkuptime me partnerin/en, mos e humbni durimin, tregohuni më tolerantë dhe mbi të gjitha bëni kujdes që për shkak të punës së tepërt të mos i vendosni ndjenjat në fund. Për këto të fundit ndryshimet janë të mundshme, shikoni të ardhmen me optimizëm! Marsi dhe Mërkuri nga gushti do të jenë në aspekt të shkëlqyer dhe do të arrini të kapërceni disa vështirësi të kaluara.
Ujori, horoskopin Paolo Fox 2023:
Në pjesën qendrore të muajit janar, ndizet drita jeshile për pasion! Konfirmimet janë në rrugë e sipër, por edhe ndjenjat e reja do të kenë terren pjellor në të cilin do të zënë rrënjë. Me projektet e reja të favorizuara, po mendoj për shembull për çiftet që janë në kërkim të një shtëpie, do të ketë shumë mundësi për të realizuar disa dëshira të vogla.
Në punë jeni në kërkim të horizonteve të reja dhe në muajin qershor mund të mendoni edhe për krijimin e bashkëpunimeve të reja profesionale. Megjithatë, jini të kujdesshëm dhe mos e teproni, por qëndroni me këmbë në tokë.
Peshqit, horoskopi Paolo Fox 2023:
Nëse keni qenë vetëm për ca kohë, duhet të filloni të shikoni përreth. Përgjigjet vijnë që në janar. Duke filluar nga data 27, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj, duke ju dhënë qetësi më të madhe edhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Me pak vullnet të mirë do të kapërcehen pasiguritë, surpriza të ndezura priten në muajin mars.
Në punë, tranziti i Jupiterit ju jep njëfarë mbrojtjeje. Përdorni kreativitetin tuaj për të nisur një projekt të ri, të rëndësishëm. Një propozim interesant do të mbërrijë në muajin maj, do të ketë shumë mundësi për t’u përfshirë.