Vetëm sepse një mik ka vështirësi nuk do të thotë se Krishtlindjet tuaja janë…!/ Horoskopi për ditën e diel, 25 dhjetor 2022

Dashi

Është koha që të ndriçoni në errësirë. Në vend që të kapeni pas një zhgënjimi aktual, bëni diçka të mirë për veten. Mund të lexoni librin e preferuar apo të shihni një film komedi. Bëji vetes një dhuratë. Që tani dhe deri në Vit të Ri premtoni se nuk do bëni më kritika. Duke inkurajuar dhe lavdëruar veten, do të shihni tek pësoni një transformim total. Kështu do të thyeni edhe rutinën dhe t?i shihni gjërat me ngjyra.




Demi

Vetëm sepse një mik ka vështirësi nuk do të thotë se Krishtlindjet tuaja janë prishur. Bëjeni mision që të shijoni sezonin festiv në maksimum. Merrni çdo kënaqësi edhe nga ushqimi i shijshëm dhe muzika e bukur. Nuk keni kontroll mbi jetën e të tjerëve, por mund të jeni shembull i mirë për ta.Kur njerëzit janë në shoqëirnë tuaj, ndjehen më mirë. Mos u shqetësoni për asgjë sepse ata do ta miratojnë çdo opinion tuajin.

Binjakët

Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët. Është koha për të festuar jetën. Duke dashur veten, do të dashuroni edhe më shumë çdo mrekulli të jetës. Qeshni kur bëni ganbime dhe kënaquni me çdo fitore. Një imazh i fortë ëhstë dhurata më e bukur që mund t?i bëni vetes. Kur e trajtoni veten si mbretër, të tjerët do të ndjekin shembullin. Edhe marrëdhëniet më të tensionuara do të përmirësohen. Nëse jeni vetëm, do të tërheqni një person që do ta adhurojë besimin tuaj. Nëse keni tashmë një partner, do të dashurohet çdoherë me ju.




Gaforrja

Krishtlindja ju bën të mendoni më thellë për ndjenjat shpirtërore. Nëse keni lënë pas dore botën tuaj të brendshme, tani është koha më e mirë për të bërë një ndryshim. Kësillohet të shpenzoni më shumë kohë me gjërat që e bëjnë jetën kuptimplotë. Keni më shumë përgjegjësi për jetën sesa për punën. Nëse puna që bëni aktualisht nuk ju pëlqen, merreni si një shtysë për të gjetur një tjetër më të mirë. Marrja nën kontroll e fatit tuaj është një nga dhuratat më të mira që mund të merrni.

Luani

Mos u ndjeni në siklet për të patur një pamuje romantikë gjatë sezonit festiv. Krishtlindja ëhstë një periudhë e bukur ndaj festojeni ashtu siç ju pëlqen. Pjesëmarrja në një festë luksoze, duke shijuar ushqim të mirë dhe duke dhënë dhurata, do të ndryshojë gjëndjen tuaj emocionale. Nëse dikush tallet me ekstravagancën tuaj, e bëjnë sepse nuk e vlerësojnë veten. Ky ëhstë problemi i tyre, jo i juaji. Nëse ju dhurohen para, blini diçka që e keni dashur që fëmijë. Ky do të ishte një gëzim i madh për ju.




Virgjerersha

Këto krishtlindje sjellin konflikt në një marrëdhënie. Edhe pse ka shumë gjëra që adhuroni tek të afërmit, ata mund të shfaqin një sjellje të egër gjatë sezonit festiv. Në vend që të reagoni ndaj shpërthimeve të tyre, ruani gëzimin tuaj të brendshëm. Keni një festë të dytë që do ta bëni pa to. Organizoni një festë me miqtë, shkëmbeni dhurata, dëgjoni muzikë festive, shihni filma të vjetër bashkë. Kjo do të jetë qershia mbi tortë për 2022-shin.

Peshorja

Ndërkohë që të gjithë po presin të këndojnë këngë Krishtlindjesh, ju duhet të prisni të bëni punët e përditshme. Gjeni kohë për veten në këto ditë festash. Edhe detyrat esenciale si ushqyerja e fëmijëve dhe kafshëve duhet të bëhen në shoqërimin e muzikës. Një mesazh urgjent nga puna nuk kërkon patjetër një përgjigje sepse shefi juaj thjesht po i bën gjërat dramatike. Krishtlindja ju nxit të keni një bilanc të mirë pune dhe jetë.




Akrepi

Një zemërim i frikshëm i fëmijëve mund të shpërthejë në Krishtlindje. Në vend që të stresoheni duke dhënë ultimatume, merreni situatën me sportivitet dhe buzëqeshni. Kështu do të zbusni edhe njerëzit me sjelljen më të egër. Jeni një imitues i lindur që i bëni edhe më seriozët të qeshin. Nëse shpenzimet e sezonit festiv po ju dëmtojnë, blini më pak. Merrni pjesë në një shërbesë fetare, bëni një ritual të respektuar ose dëgjoni këngë.

Shigjetari

Në vend të dëshirës për një familje të përkryer këtë Krishtlindje, përqafoni atë që keni. Mjaft u përpoqët për të arritur idealet e një Hollyëoodi. Mundohuni të gjeni diçka të këndshme për t?ia thënë secilit nga të afërmit.Shumë shpejt do t?ju kthehet buzëqeshja. Nëse nuk mundeni të kontrolloni jetët e të tjerëve, mundeni të ndryshoni mendimet tuaja. Më mirë qëndroni vëzhgues sesa pjesëmarrës. Kini kujdes që të mos bëni apo thoni diçka për të cilën mudn vtë pendoheni më pas.




Bricjapi

Mund t?i merrni seriozisht shakatë gjatë Krishtlindjeve. Në vend që të jeni gati për të kritikuar çdo koment, përpiquni t?i shini situata me humor. Edhe të afërmin më serioz mund ta bëni të argëtohet. Nëse qëndrimi në familje është shumë intensiv dhe mbytës këtë periudhë, tërhiquni në botën tuaj me fantazi e cila u jep goxha kënaqësi. Le të jetë kjo situatë një katalizator për të bërë disa ndryshime të rëndësishme në vitin 2023. Rrethojeni veten me njerëz të cilët janë po aq ambiciozë; është dhurata e fundit që mund t?i bëni vetes këtë vit.

Ujori

Sezoni festiv gjithmonë ju bën të mendoni për atë që vërtet e vlerësoni në jetë. Nëse nuk shpenzoni mjaft kohë me njerëzit që doni dhe aktivitetet që ju pëlqejnë, bëni një ndryshim. Ju nuk keni nevojë për t?i bërë përshtypje askujt. Mos i ndani planet tuaja me njerëzit e gabuar. Miqtë që kanë qëllime të mira ndaj jush, do t?ju kërkojnë të mbani ende një punë që nuk ju shërben më. Dëgjoni veten dhe veproni atëherë kur duhet se koha ëhstë thelbësore.




Peshqit

Jini realistë në lidhje me atë çka prisni nga të tjerët për këto Krishtlindje. Njerëzit e pakënaqur nuk do të gëzohen brenda natës. Në vend që të lejoni që gjendja juaj të ndikohet nga të tjerët, përpiquni të kënaqni vetveten. Organizoni një shëtitje që është personalisht kuptimplotë. Marrja nën kontroll e jetës suaj është dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes. Mos u befasoni kur jeni të frymëzuar për të ndjekur një punë që e keni ëndërruar pasi keni dëgjuar instiktin. Një sukses do të çojë në një tjetër. Merrni në duar startin e mirë për 2023-ën.

Author: horoscope