Në javën e Krishtlindjeve, asnjë shenjë e horoskopit nuk merr 5 yje nga Meri Shehu. Astrologia bën parashikime përgjithësisht pozitive për shenjat në “Rudina” në Tv Klan, shoqëruar me këshillat e saj. Jupiteri në Dash nuk do të mund të favorizojë të gjitha shenjat, madje disa prej tyre do duhet të përfitojnë nga orët e fundit të qëndrimit të tij në shenjën e Peshqve.
Dashi –3 yje – Jupiteri në shenjën e tyre iu ndryshon dritat, këndvështrimin, fillojnë e marrin energji por stopohen pak nga dielli në Bricjap sepse kërkon një rezervim e maturi dhe sa ta marrin veten nuk do ta ndiejnë në formë të madhe, por e rëndësishme është që në fushën e karrierës do kemi çështje shumë të rëndësishme për të diskutuar dhe është një nga javët e një fillimi të ri, qoftë në një punë, qoftë në një marrëdhënie personale.
Demi – 4 yje – Nga dita e sotme është akoma Jupiteri në shenjën e Peshqve dhe mund të rregullojnë disa gjëra, por nga nesër-pasnesër fillon një kujdes i madh në lidhje me punën, me shëndetin, plane dhe projekte të mëdha. Do jenë një nga shenjat më me fat vitin e ardhshëm, por kjo fazë parapërgatitore duhet parë mirë. Jemi në një fazë parapërgatitore, vetëm shumë planetë në Bricjap i japin një lloj stabiliteti Demëve për festa, pak më të gëzuar ekonomikisht dhe erotikisht për momentin.
Binjakët – 2 yje – Jeta sociale do shkëlqejë, por nëse deri nesër nuk marrin një lajm të mirë pune, ikën kjo si mundësi. Do duhet të merren me punë në grup, të bëhen lideri i një grupi, i një mesazhi që mund që duhet të bëjnë gjithmonë në lidhje me të tjerët. Prandaj marrin dy yje, nuk mund të bëhen lider siç do donin. Do duhet të merren shumë me punën e ekonominë, e cila për hir të së vërtetës është pak më e goditur se ç’duhet për Binjakët këtë periudhë.
Gaforrja – 1 yll – Nuk është javë pa fat, është javë me fat sepse futet Jupiteri në shenjën e Dashit dhe iu jep perspektivë lidhur me karrierën, jetën personale, jetën familjare, por kundërshtohet direkt Jupiteri nga Bricjapi. Dielli në Bricjap, Hëna e re në Bricjap del në katërkëndësh direkt me Gaforren dhe sikur kësaj jave nuk e jep mirësinë ose stabilitetin që presin. Do jenë në një javë e cila më shumë duket sikur merr për poshtë se sa merr për lart.
Luani – 3 yje – Jemi me tre yje sepse fillojmë fuqishëm me Jupiterin në Dash. Jupiteri në Peshk u zgjidh një çështje ekomomike dhe një çështje personale dhe nga nesër fillojnë shumë fuqishëm Luanët për sa i përket energjisë. Udhëtojnë, dalin, argëtohen, njihen, dashuria shkon shumë mirë. Kujdes vetëm me punën që këtë javë do ketë pak probleme dhe me shëndetin.
Virgjëresha – 3 yje – Të paktën nuk preken aq fuqishëm nga Jupiteri në çështje ekonomike, madje preken mirë por sapo të kalojë kjo javë ekonomia e Virgjëreshave do marrë një siguri dhe një hov shumë të madh, mund të bëjnë dhe investime shumë të fuqishme. Planetët në Bricjap i japin stabilitet në jetën personale dhe ekonomike. Në datën 22-23 Hëna e re i fut në një diapazon të ri në jetën personale, pra i bën të ndjehen mirë, një fillim i mirë i ri.
Peshorja – 2 yje – Jupiteri del përballë shenjës së tyre në Dash, kjo do të thotë që do merren që do merren shumë me të tjerët ose të tjerët do merren shumë me Peshoret, do duken sikur dalin jashtë loje. Por mund të ketë ca Peshore që martohen dhe mund të ketë ca Peshore që fitojnë atë idenë 1 mln dollarëshe. Pra kini kujdes në idetë tuaja sepse edhe mund të fitoni, edhe të humbni shumë.
Akrepi – 4 yje – Në qoftë se sot e nesër nga mëngjesi e dreka bëhen gjëra të rëndësishme, marrin vendime të rëndësishme, këto janë me shumë fat. Pastaj çështja kalon te puna, do punojnë shumë, energji, lëvizje, takime, dalje, udhëtime, por do japin shumë energji. Kanë plane e projekte të cilat fillojnë e ndalojnë sepse nuk kanë masën e maturisë. Kujdes me atë çfarë filloni këtë javë, por që edhe duhet të mbarojë dhe unë kam frikë se mos nuk mbaron, fillojnë shumë gjëra dhe nuk mbarojnë.
Shigjetari – 4 yje – Jupiteri në Dash është më i miri për Shigjetarët në fushën erotike, të krijimtarisë, të dashurisë në kuptimin e plotë dhe të shijimit ndaj do kenë shumë fat. Me çështjet ekonomike ama kjo javë nuk është shumë e mirë do bëjnë shpenzime të papara dhe shpenzime për qejf. Do duan të bëjnë shumë qejf dhe do shpenzojmë shumë për qejf. Ndonjëherë do duan të blejnë edhe atë që nuk blihet me para. Të shohim a do ia dalin dot.
Bricjapi – 4 yje – Një nga shenjat e favorizuara, tipike të momentit sepse Dielli futet në shenjën e tyre, është Afërdita në shenjën e tyre, Mërkuri, do kemi Hënën e re në datën 23 në shenjën e Bricjapëve. Normale që shumë ngjyrime Bricjap do kemi. serioziteti, programimi, fjala e dhënë do jetë serioze. Por kanë goditje nga Jupiteri në Dash kështu që mos t’i thonë planet para kohe sepse edhe mund t’iu prishen ose mund të ketë njerëz që s’i pranojnë planet e tyre.
Ujori -2 yje – Ka shumë mendime dhe është shumë i tërhequr në këtë periudhë. Mendon se ka shumë projekte, por s’ po realizohet asgjë. Edhe nesër e ka këtë gjë, pasnesër futet Jupiteri në Dash dhe fillojnë shpërthejnë si kokoshkat.
Peshqit – 3 yje – Jupiteri deri nesër në shenjën e tyre mund të bëjë mrekulli, mund të marrin lajme të mira pastaj do hyjnë në fushën ekonomike për 3-4 muaj me radhë që do jetë gjëja kryesore. Kjo javë nuk është shumë e mirë për ekonominë sidomos me shokët ku kanë premtuar ose ku u është premtuar para apo ku do shpenzojnë më shumë para, kështu që premtimet me bazë ekonomike nuk mbahen dhe kjo do jetë një javë në dilema të mëdha.