Horoskopi i muajit janar: VIRGJËRESHA

VIRGJËRESHA

E nisni vitin mbarë, për shkak të ndikimit të Venusit dhe Marsit në shenjën tuaj. Mund t’ju lindin ndjenja të reja rreth datës 12. Pas një viti të trazuar që po lini pas, është normale të rifilloni një projekt, por s’duhet të harroni se këtë vit, mundësitë tuaja për t’u rimëkëmbur dyfishohen. Nuk duhet harrur që jeni shenjë burimesh të pashtershme, të aftë të bëni gjithçka. Është çasti i duhur për të programuar diçka të bukur brenda marsit. Mund të krijoni një bashkëpunim të ri, një kontratë. Ky është momenti i duhur për të vepruar.

Janari është periudhë e favorshme për çiftet. Kjo është periudhë e rëndësishme për ata që kërkojnë dashurinë. Nga data 8, ndikimi i Venusit është i favorshëm jo vetëm për ata që duan aventura, por edhe për ata që duan të bëjnë një fëmijë ose duan një shtëpi të re. Virgjëreshën e lodh kërkimi vetëm i dashurisë fizike, ndaj i pëlqen të projektojë në çift, të bëjë programe. Për këtë arsye, nëse gjeni partnerin e duhur, mund të keni edhe një të ardhme të ndritur profesionale. Datat më të favorshme për t’iu përkushtuar mirëqenies fizike janë 21, 22 dhe 26. Mund të gjendet zgjidhja, madje mund të flitet për ardhjen e diçkaje pozitive. Nëse do të keni pengesa fizike, do t’i kapërceni më së miri.

Author: horoscope