Horoskopi i muajit janar: SHIGJETARI

Janari do të karakterizohet nga retrograde e planetit Mars, është një periudhë pa pengesa të mëdha për të arritur atë që dëshironi, përkundrazi, në fillim viti mund të arrini të nënshkruani një kontratë, pikërisht se keni eksperiencë në një ambient të caktuar dhe sepse jeni të aftë për të kuptuar lehtësisht si të veproni lehtësisht më mirë. Sigurisht nuk është një muaj vetëm shplodhje, sepse tensioni do të jetë i lartë përreth 11, 12 dhe 24 janarit.

Gjithsesi parashikohen tensone që janë të zgjidhshme edhe për ata që kanë dërguar grup ose vend pune nga fundi i 2022. Por mund të lindë një farë vuajtje, tipike për shenjën tuaj, sepse kur bën një punë për shumë kohë, në fund mërzitesh. Do të ishte interesante nëse do të shfrytëzonit tranzitin e kaluar të Jupiterit, i favorshëm për të arritur konfirmime në gjysmën e dytë të vitit, që do të jetë më pak i rëndësishëm: tani është momenti që të programon bisedime, kontrata dhe marrëveshje. Sa më shpejt të viheni në lëvizje aq më mirë është.

Me një qiell të tillë të favorshëm është e vështirë të mos përjetoni dashuri të mëdha. Mund të lindin lidhje të reja edhe përtej lidhjeve që janë të konsoliduara tashmë, dëshira për aventura është e madhe. Për më tepër, pikërisht Mars në retrogradë të shtyn të rrezikosh, të tentosh të pazakontën: ka nga ata që mund të dashurohen me një person larg me diferencë të madhe moshe dhe ka nga ata që mund të kërkojnë edhe transgresionin. Duket eksituese të përjetosh dashuri jashtë rregullave; por mbani mend se shumë nga historitë që lindin këto ditë mund të mos të zgjasin në kohë, dhe që diktohen më tepër nga instikti dhe nga dëshira për të jetuar një lidhje të çlirët dhe sensuale.

Ditët afër 22 janarit do të jenë veçanërisht të rëndësishme, pikërisht për takimet; ai që kërkon përjetimin e një ndjenje të rastit në fund të muajit mund të ketë diçka më shumë. Mos harrojmë që Jupiteri do të jetë i dobishëm deri në mes të majit, për kë dëshiron të ketë një fëmijë ose kush dëshiron të zgjidhë një problem familjar. Tranziti i planetëve do të mendojë edhe për ata që do të duan të bëjnë një investim të vogël. Edhe krijimi i lidhje shoqërore më të dëshpëruara është në sintoni me pasionet e momentit.

Në një klimë të përgjithshme kaq favorizuese, përpiquni të mos të lodheni shumë. Është normale që në një muaj që është plot me impenjime të përballeni me momente lodhje dhe nervozizmi. Shmangni mosdakordësitë në familje sepse jo të gjithë do të jenë dakord përgjatë 12, 24 dhe 31 janarit. Kurat që fillojnë tani me jupiterin në favorin tuaj, janë ekselente. Edhe saturni do të tregohet pozitiv për shenjën tuaj.

Author: horoscope