Horoskopi Paolo Fox Dashi: Hëna është e favorshme dhe ju ndihmon në ndjenjat tuaja, është koha për të thënë diçka më shumë. Nëse keni një biznes ka të ngjarë të ketë disa shpenzime shtesë.
Horoskopi i Paolo Fox Demi: Duhet të kultivoni një marrëdhënie, keni nevojë për të. Dhe mos harroni se për ju dema, është një zodiak emocionues për ndjenjat. Projekte të mëdha vijnë në punë, ju jeni duke hedhur bazat.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Kjo e diel është një ditë interesante në dashuri dhe ka më shumë forcë me këtë Hënë e cila kalon në një aspekt të mirë. Në punë keni një objektiv dhe do ia dilni.
Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Është një kohë e rëndësishme për marrëdhëniet e dashurisë. Tani është e lehtë të kuptosh gjërat dhe të reagosh fuqishëm. Jeni gati për një fillim të ri në punë.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Jeni pak nervozë, por gjithçka mund të kapërcehet, edhe në dashuri. Këtë të diel do ketë shpenzime në planin e punës.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Kujdes me fjalët që thoni këtë ditë të dunfit të javës, mund të lëndoni gjysmën tuaj më të mirë. Së shpejti do të ketë një angazhim në punë dhe do t’ju duhet ta kapërceni me sukses.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Venusi i favorshëm ndihmon çiftet dhe marrëdhëniet e reja. Jeni përballur me një ndryshim pune që nuk ju pëlqen, ndoshta prisni një rol të ri.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Keni dyshime në dashuri, bëni kujdes të mos flisni me personin e gabuar. Disa vonesa në punë ju bën të ndjeheni të shqetësuar.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Tensionet mund të kapërcehen dhe brenda tre ditësh edhe ndjenjat do të marrin hov. Nëse keni filluar një punë të re, duhet të jepni gjithçka.
Horoskopi Paolo Fox Bricjapi: Qielli i kësaj të diele është i rëndësishëm për të lindurit e shenjës tuaj, shmangni konfliktet dhe kushtojini vëmendje historive paralele. Nga ana tjetër, tani ju duhet të pranoni atë që po ndodh në punë.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Hëna e kundërt sjell edhe pak trazira në marrëdhëniet familjare dhe atë dashurore. Nëse punoni edhe të dielave, nuk duhet të lodheni shumë.
Horoskopi Paolo Fox Peshqit: Këtë të diel keni yje të favor, është një ditë interesante për të folur për dashurinë. Nëse keni bërë një kërkesë në punë gjatë muajve të fundit, do të ishte e këshillueshme që të flisni.