DASHI: Një javë mjaft e qetë. Fundjava nxit dëshirën për të organizuar dhe ndërmarrë nisma, por mbi të gjitha zgjon një energji, që do të qëndrojë e pandryshueshme edhe gjatë javëve në vijim. Nuk do të hiqni dorë nga ndjenjat apo lidhjet sentimentale. Me Marsin, Jupiterin dhe Venusin në pozicion të favorshëm, edhe dashuria mund të shndërrohet sërish në protagoniste. Nëse jeni në dilemë, do të duhet të zgjidhni patjetër.
DEMI: Temperamenti juaj e ka të vështirë risinë, qoftë edhe karshi ndjenjave dhe ideve, por, prej pak kohësh, situata ka ndryshuar, aq shumë sa disa prej të lindurve në shenjën e Demit kanë vendosur të revolucionarizojnë tërësisht jetën e tyre. Ata më të guximshmit do të mendojnë të shpërngulen në një qytet tjetër, të zgjedhin një tjetër rreth miqësor, ose ndoshta thjesht të përjetojnë ndjesi të reja. Nëse jeni ndarë rishtas, është koha e rimëkëmbjes, pasi nga e diela vizioni i së ardhmes nis të bëhet më i qartë dhe më pozitiv.
BINJAKËT: Shumë prej jush janë në dilemë nëse janë në rrugën e duhur apo nëse po veprojnë si duhet, por, problemi qëndron se keni hasur në disa pengesa të vogla si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale. Janari është një muaj që do të vërë në provë të gjitha marrëdhëniet që kanë hasur vështirësi në të shkuarën, ndaj duhet të përpiqeni që të sheshoni disa mosmarrëveshje. Tradhtia nuk është zgjidhja e duhur për problemet në çift.
GAFORRJA: Për momentin, ndoshta jeni në dyshime, pasi nuk e keni të qartë se si do të veprojë një person i tretë që ju ka vënë në vështirësi, ndoshta eprori juaj. Ndryshe nga viti i kaluar, do të jeni më të mbrojtur, por kjo nënkupton edhe dëshirën brenda jush për të ndryshuar gjithçka. Ndonjëherë, në disa situata apo zgjedhje, është e nevojshme të mos e jepni veten.
LUANI: Horoskopi i kësaj javë i Paolo Fox-it për të lindurit në shenjën tuaj thotë se jeni në kërkim të vëmendjes, sepse keni nevojë që të tjerët t’i kthejnë sytë nga ju. Në këtë periudhë, vendosja e planetëve do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve me të tjerët. Shumë prej jush do të gjejnë energjinë, ndërsa të tjerë ndihmën nga njerëz të njohur. Është momenti i duhur për të mbyllur marrëdhënie që nuk ecin përpara dhe për të nisur të reja. Ndërkohë, ata që po përjetojnë një histori të bukur, janë mjaft të motivuar.
VIRGJËRESHA: Shumë prej jush nuk ndihen të kënaqur në marrëdhëniet personale që po përjetojnë, por ka edhe të tjerë që kanë vënë në pikëpyetje edhe marrëdhënie të gjata dhe solide. Çdo ditë lind nevoja për të përballuar probleme dhe vështirësi që nuk ju lënë shteg të uleni e të bisedoni shtruar, për të gjetur zgjidhje optimale dhe konkrete. Dashuria ka nevojë për një rishikim.
PESHORJA: Një javë me polemika në raportet me të tjerët, kryesisht me familjarët tuaj. Tensionet që mund të lindin këtë të diel, do të jenë të vështira për t’u përballuar si duhet, pasi edhe pozicionimi i Marsit në shenjën tuaj, dikton qartësimin e situatave medoemos. Duhet të rishikoni disa aspekte të jetës suaj sentimentale dhe profesionale. E diela do të jetë një ditë që mund të nxisë disa vështirësi edhe në marrëdhëniet me të tjerët.
AKREPI: Një javë mjaft e qetë, sidomos nëse nuk jeni në punë, kështu keni mundësi të qëndroni me familjen apo partnerin. Më fushën e ndjenjave, ndryshime të rëndësishme mund t’i përjetoni duke nisur nga shkurti. Me Venusin në pozicion asnjanës, mund të lindin ndjenja edhe për dikë që jeton në një qytet tjetër. Kush është i angazhuar në një histori të gjatë dashurie, mund të ketë nevojë për një ndryshim, jo medoemos për dikë tjetër, por ndoshta për ide të reja. Një zgjidhje frytdhënëse do të ishte udhëtimi apo ndonjë aktivitet argëtues me personin e zemrës.
SHIGJETARI: Tashmë edhe ju mund t’u përcillni sinjale apo emocione të veçanta të tjerëve. Tanimë mund t’ua shprehni hapur ndjenjat tuaja, pasi edhe yjet ju favorizojnë. Në këto kohë duhet të reflektoni thellë jo vetëm për ndjenjat por edhe për aftësitë tuaja, në funksion të së ardhmes. Për shenjën tuaj parashikohen risi të shumta.
BRICJAPI: Kuadri yjor paraqitet paksa konfliktual. Ndoshta jeni të mërzitur me dikë. Do të keni mosmarrëveshje në punë dhe në familje. Nëse besoni se një person nuk është në anën tuaj, përpiquni të shmangni mosmarrëveshjet e mëtejshme dhe flisni qartë me të. Zakonisht jeni shumë të prirur t’i thoni gjërat troç, duke u përballur me guxim me të tjerët.
UJORI: Duhet të bëni një bilanc të situatës pa u marrë shumë me çikërrima. Hëna prek sektorin e udhëtimeve. Në këtë fazë të jetës është e rëndësishme të vlerësohen ndjenjat. Jupiteri dhe Venusi janë kthyer në pozicion të favorshëm. Tani është periudha më e përshtatshme për t’i dhënë zgjidhje një problemi, ose për t’i kushtuar më shumë kohë partnerit. Në këtë sezon ku dashuria është e favorizuar, ata që nuk kanë një lidhje dashurie duhet të fillojnë ta kërkojnë.
PESHQIT: Këtë javë, dikush do të ketë dyshime për lidhjen e vet. Nëse jeni të dyzuar, duhet të bëni patjetër një zgjedhje, por këshillohet ta shtyni atë deri në shkurt. Ndonjëherë mosshprehja e emocioneve krijon probleme. Yjet ju këshillojnë që t’i jepni drejtim gjërave dhe t’i shmangni pritjet rraskapitëse. Dita e diel mund të shënojë fillimin e një periudhe ndryshimi.