“Peshqit Datat dhe karakteristikat e të lindurve në këtë shenjë të mrekullueshme të Horoskopit “

Data: 19 Shkurt – 20 Mars.

Planet udhëheqës: Neptuni dhe Jupiteri

Element: Uji

Karakter: I ndjeshëm, sentimental

Karakteristikat: I ndryshueshëm

Ngjyra: Bojëqielli

Ornament: Rubin me gurë hëne

Metali: Kallaj

Lule: Lëkua

Bima: Limon

Dita: E enjte dhe e premte

Numri: 3, 11, 12

Dëshira kryesore: ikje nga realiteti

Parim planetar: Vetëkritikë dhe vetëkonroll

Simbol: Dy peshq të lidhur me njeri tjetrin

që lëvizin në anë të kundërt

KARAKTERISTIKAT E PESHKUT
POZITIVE

Është person shumë I mirë dhe I dashur.Është shumë romantik dhe gjithashtu besnik. Është gjithmonë gati të ndihmojë të tjerët. Është krijues në çdo hap të tij.Ndonjë herë do që të jetë I fshehtë.

NEGATIVE

Është shumë I turpshëm dhe kur ndodh kjo është për të të ardhur keq. Nganjëherë humb kontaktin me realitetin. Ka një temperament të theksuar dhe kur nuk ja del mbanë mendon se mjafton vetja e tij për gjithçka. Por është më tepër sentimental se sa duhet.

PESHQIT PËLQEHEN
Peshqve ju pëlqen shumë të jetë mikpritës dhe besnik për çdo gjë që I thonë akoma dhe në gjërat më të vogla. I pëlqen të jetë I sjellshëm me këdo. Tregon mirëkuptim dhe njerëzim tek të gjthë. I pëlqen që ta duan. Jeta personale dhe liria të kenë ritmin e tij. Librat e ri. Ushqimi i shumëngjyrshëm sidomos ushqimet e detit. Dhurata të mbështjellura bukur. Diamantet. Vende romantike sidomos ata afër ujit. Muzika dhe poezia.

PESHKU URREN
Urren të varet nga të tjerët. Bën gjithçka që të ndihet I sigurt. Pranojnë ftesat e jetës për tu ngritur ose për tu zhytur. Që të arrijnë në sipërfaqe duhet te gjejnë qetësi nëpërmjet bukurisë, muzikës dhe harmonisë. Që ta arrijnë këtë duan shumë punë. Urren gjithashtu dhe vendet e këqija dhe të pista. Nuk duan që të tjerët të dinë shumë gjëra për ta.

BURRI PESHK
Në përgjithësi është I shëndoshë dhe I lidhur. Mund të përkulet kur ecën. Mund të jetë I gjatë, por nuk I pëlqen të duket. Nuk është I dhënë pas famës ose pasurisë. Është shumë romantik. Nuk mund ta zhgënjesh lehtë. Ka pak nevoja, por ka nevojë për ëndrrat e tij. Rrallë xhelozohet, lehtë plagoset. Është I lidhur sentimentalisht I lidhur me atë që bën pa e treguar. Flet avash dhe ka dije të mira.

GRUAJA PESHK
Në përgjithësi është e hollë, por mund të marrë peshë lehtë. Sy të mëdhenj dhe fytyrë vezake. Ka fytyrë të lëmushtë dhe të pastër. Ka një buzëqeshje të ngrohtë dhe tërheqëse. Nuk mund të sundojë partnerin e saj me asnjë lloj mënyre. Shpesh tregohet e qartë dhe ëndërrimtare. Tregohet e pambrojtur dhe e pamundur, por organizon dhe përdor shumë mirë çështjet ekonomike. Ka nje zemër të ngrohtë dhe sentimentale.

PESHKU SI PRIND
Si prind shtyn fëmijën e tij të përdorë lirinë e tij krijuese. Nuk janë shumë të ashpër por u vënë fëmijëve të tyre rregulla. Dëgjon dhe kupton fëmijët e tij dhe u jep zemër për të ecur përpara. I duan fëmijët dhe lidhen shumë me ta. Rrallë mund t’i shajë dhe zakonisht i mëson keq. Është i ngrohtë dhe i dashur.

PESHKU SI FËMIJË
Ka buzëqeshjen më të bukur nga të gjithë fëmijët.Jeton në botën e tij fantastike. Urren regullin dhe rutinën. Ka një fantazi të pabesueshme.U pëlqen më shumë shoqëria me më të rritur sesa me fëmijë të moshës së tij.Rrallë të humb durimin e tij. Ky fëmijë ka një mënyrë të veçantë komunikimi të cilën nganjëherë e marrin për keq.Është artist nga natyra e tij dhe krijon gjëra që bën të tjerët të lumtur.Do që të ndjejë se i përket dikujt.Është shumë sentimental dhe mund të qajë shpesh ndoshta edhe për problemet e të tjerëve.Prindërit duhet të jenë më shumë taktikë në këto raste.

DUKE RRITUR PESHQ
Duhet të dini se në shkollë urren publicitetin. Janë shumë herë burime lojrash dhe peripecie. Prindërit duhet t’i ndihmojnë të ndajnë fantazinë nga realiteti. Ngaqë janë tipa të urtë bien shpesh viktima nga fëmijë të tjerë dhe do të ishte mirë t’i mësonit se si të sillen në këto raste. Janë më pak të interesuar për sende dhe vende, dhe shpesh lidhen me kafshë. Do të ndihmojnë veten po të kenë pak vetbesim. Prindërit që varen nga fëmijët e tyre nuk u bëjnë fare mirë. Duhet të mësohen se si të venë rregull në mendimet e tyre. Mund të zhgënjehen lehtë.

PESHKU SI SHOK
Si shok është I nevojshëm dhe sigurues. Japin shumë mirëkuptim dhe besim. Peshqit janë të lidhur sentimentalish me shokët e tyre dhe rrallë kuptojnë në rast se I zhgënjejnë. Janë të shoqërueshëm, me humor dhe shok të ngrohtë edhe kur nuk I shohin shokët e tyre. Duken të largët dhe të ftohtë, por kjo ndodh vetëm në një moment mos vetëbesimi. Kanë nevojë për një hero. E gjejnë shumë të vështirë të shoqërohen me dikë që është serioz.

PESHKU SI NËNPUNËS
Peshku si nënpunës ka nevojë për punë, ku do të ketë mirëkuptim njerëzor dhe fantazi krijuese. Do të jetë dembel dhe I pavlefshëm në rast se nuk I plotësohen nevojat. Ndikohen shumë nga ambjenti I tyre. Është një punëtor besnik dhe I gëzuar. Do ta mbarojë punën e tij megjithëse asnjë nuk e kupton se si ja arrin. Ambjenti I punës duhet të jetë I rehatshëm dhe të ketë një atmosferë të gëzueshme. Të ketë shumë ngjyra të ndezura.

PESHKU SI PRONAR
Shumë herë mund të gjendet në një ndërmarrje si drejtor dhe jo si pronar. I ndihmon njerëzit sesa u tregon forcë. Është kritikues I mirë karakteresh. I pëlqejnë ata që janë të organizuar mirë dhe nuk nguron të ndihmojë këdo që I kërkon ndihmë. Mund të sillet ashpër që të mbulojë besimin etij.

PESHKU NË SHTËPI
Në shtëpi do një ambjent që të ndihet I dashur. Shtëpia mund të jetë pallat ose shpellë, por duhet të ketë pjestarë që ta duan dhe që ta tërheqin sentimentalisht. Ndoshta nuk ndjek një program të caktuar. Do gjithmonë që të ketë një orë shumë të madhe në shtëpi. Do që të ketë ambjent për gjërat e tij personale. Është adhurues I ushqimit dhe verës së mirë.

PESHKU NË PUNË
Rrallë mund të gjendet si drejtor, dhe nuk I pëlqen të jetë I lidhur me grupin. U pëlqen puna që ju sjell lirinë e të shprehurit. Në rast se punon në grup I pëlqen të ndërrojë punë vazhdimisht.

UDËHEQJE KARRIERE PËR PESHKUN
Ju pëlqen puna që ju sjell lirinë e të shprehurit dhe shumë herë gjendet duke punuar vetë. Në përgjithësi kanë nevojë të punojnë diku ku do të ketë mirëkuptim njerëzor. Ju pëlqen të mësojnë por më shumë u pëlqen t’i shërbejnë njerëzimit dhe botës. Zyra e peshqeve do të jetë e rehatshme, e madhe dhe me shumë ngjyra. Ju pëlqen të ëndërojnë udhëtime me makine. Peshqeve u shkojnë punë që kanë të bëjnë me: Kinema, teatër, televizor, radio, balet, muzik dhe art. E tërheq shumë: Reklama, çështjet sociale, dhe çdo punë që i sjell shërbim. Gjithashtu u pëlqen të ndihmojnë njerëzit duke u zgjidhur problemet. Peshqeve u shkojnë këto lloje profesionesh: reklamues, aktor, kritik arti, kërcimtarë, banakier, kimikant, master, këshilltarë, gjykatës, kamarier, piktor, fotograf, poet, etj.

FATI I PESHKUT
Jane të lindur me një ndjenjë mosbesimi thellë brenda tyre. Mënyrat që kanë sjellin gjithmonë rezultate positive. Kur shohin se po u ikën toka poshtë këmbëve atëherë ndalojnë së bëri investime të mëdha dhe investojnë shumë të pakta. Mundimi personal dhe vlerat janë ato që do ta dërgojnë në sukses dhe jo në fitim të lehtë. Në lojrat e fatit janë të pa fat dhe kështu është më mirë të mos e provojnë fare.

EKONOMIA DHE PASURIA
Në çështjet profesionale është shumë I arritur. Lidhet në shumë punë dhe këtë nuk e bën për para dhe ndaj nuk fiton dhe aq para. E bën vetëm sepse I pëlqen ajo punë. Por kur fiton para, nuk bëhet kurrë rob I tij sepse I shpenzon pa masë për të kënaqur veten dhe njerëzit e afërt të tij. Nuk lë mënjanë kurrë shokët vetëm për të fituar para dhe këtë e bën vetëm për kënaqësi personale.

PESHKU DHE PARTNERI I TIJ
Personi që mendon të martohet apo të bashkëpunojë me një peshk duhet të dijë se ai ose ajo ka nevojë për mbështetje, sentimantale dhe ekonomike. Dhe në rast se I bën këto do të presë besim dhe mirëkuptim.

BURRI PESHK SI PARTNER
Burri peshk si partner do të ketë një partnere që do të punojë për të , dikë që do të argëtojë shokët dhe bashkëpunëtorët e tij. Martesa I jep me shumë vendosmëri. Bashkëshortë të mundshëm duhet të bëhen gati te marrin përsipër praktikën e ndërmarjes. Duke u lënë peshqeve bashkpunëtorë mirkuptimin dhe prodhueshmërinë.

GRUAJA PESHK SI PARTNERE
Gruaja peshk si partnere do një partner që do ta mbështesë në çdo gjë. Mund të duket e pandihmuar, por kur të martohet do të ndihet e sigurtë dhe talentet e saj dhe mundësitë e saj do të derdhen në të gjitha anët. Në punë do të japë më shumë në një vend prodhues dhe në lidhjet sociale.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE
Për peshqit nuk ka ndryshim mes dashurisë mirëkuptimit dhe romantizmit. I kanë nevojë të tria bashkë. Një peshk që nuk dashurohet është I dëshpëruar dhe e sheh të gjithë botën e errët. Dashuria e ringjall dhe ka nevojë për deklarim të dashurisë të partnerit vazhdimisht që të jetë I sigurt. Ka nevojë që të ketë partnerin e tij afër. Janë pa vese dhe të lidhur shumë me partnerin e tyre dhe rrallë kuptojnë në ju sillet mirë apo keq. Duhet që peshqit të mësojnë të respektojnë veten e tyre para se ta bëjnë të tjerët.

PËR JU QË DILNI ME PESHKUN
Për ju që dilni me peshk duhet të dini se për ta nuk ka ndryshim mes dashurisë mirëkuptimit dhe romantizmit. I kanë nevojë të tria bashkë. Një peshk që nuk dashurohet është I dëshpëruar dhe e sheh të gjithë botën e errët. Dashuria e ringjall dhe ka nevojë për deklarim të dashurisë të partnerit vazhdimisht që të jetë I sigurt. Ka nevojë që të ketë partnerin e tij afër. Do dhe që partneri I tij të jetë I lumtur. Gjithashtu I pëlqen të bëjë fëmijë dhe t’i mbushin mendjen vazhdimisht se e duan. Dhe të kujtohen për ditëlindjen e tyre.

PËR Ç’KA NEVOJË NJË PESHK
Ju që jeni me peshq duhet të dini se ka nevojë që të kenë një partner I cili të jetë besnik për cdo gjë I pëlqen të jetë I sjellshëm me këdo. Tregon mirëkuptim dhe njerëzim tek të gjthë. I pëlqen që ta duan. Jeta personale dhe liria të kenë ritmin e tij. Gjithashtu kanë nevojë për rehati dhe siguri që të ndihet në rregull me veten e tyre diçka që I ndihmon të qetësohen dhe të besojnë.

FUNDI I NJË LIDHJEJE
Shumë peshq duken se shtyhen në një lidhje tjetër pa e kuptuar. Dhe çuditen kur I akuzojnë për tradhëti. Gjithashtu mund të ndërpresin një lidhje pa asnjë arsye. Nuk është sepse mund të kenë ndalur së dashuri partnerin e tyre. Përkundrazi mundohen te mbajnë lidhje shoqërore. Më e keqja është kur ai refuzon partnerin e tij. Në rast se dikush do që të përfundoj lidhjen e tij me një peshk do ta gjejë të vështirë.

PESHKU DHE DASHURIA E TIJ
Burri peshk është gjithashtu sentimental dhe romantik. Jep shumë rëndësi partnerit të tij, e shikon në sy. E do partneren të ngrohtë, të mirë dhe të kujdeset për gjithçka. Urren gratë e forta. Përdorimin ekonomik ja lë zakonisht partnerit. Gruaja peshk është shumë romantike, e ndjeshme, e sinqertë dhe pamje të ngrohtë, kërkon në jetë dashurinë e vërtetë. Ka zemër të mirë dhe ndihmon të tjerët. Dhurojini lule dhe gjëra romantike. Që ti fitoni duhet të jeni romantik të ngrohtë dhe të ndjeshëm.

PESHKU DHE SEKSI
Është shumë I kënaqshëm në dashuri. Nuk I intereson momenti seksual aq sa i intereson dashuria. Kjo nuk do të thotë se nuk interesohen. Do të tregojnë një dashuri të thellë për partnerin që ka probleme. Seksi do të jetë mënyrë shprehje dashurie që jepet nga një partner peshk. Duan gjithmonë të kënaqin atë që kanë pranë më parë dhe pastaj të shohin veten e tyre.

LIDHJET E PESHKUT ME SHENJA TË TJERA
PESHK ME DASH

Lidhja në mes tyre është gjithmonë harmonike dhe tërheqëse. Peshqit janë shumë të zgjuar dhe mund të bëjnë gjithçka për të mbajtur një lidhje.

PESHK ME DEM

Lidhja mes tyre mund të themi se është pak harmonike dhe e mirë. Të dy këta persona janë të kundërt me njeri tjetrin, por mes tyre ka një mirëkuptim dhe mund të bashkëjetojnë.

PESHK ME BINJAKË

Lidhja e tyre është e mirë dhe harmonike sepse binjakët janë të dureshëm me peshqit dhe mund të shkojnë shumë mirë.Peshqit mund të ndihmojnë shpesh në çdo problem dhe dobësi binjakët dhe kjo është diçka që ju pëlqen.

PESHK ME GAFORRE

Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë me njeri tjetrin sepse të dy personat janë të ndjeshëm sentimental dhe të ngrohtë.Me pak mundim mund të bëjnë një çift të shkëlqyeshëm.

PESHK ME LUAN

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Janë persona të ndryshëm dhe I shohin gjërat në anë krejt të kundërt. Nuk e gjejnë në asnjë aspekt akoma dhe në seks.

PESHK ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike dhe nuk shkojnë. Është një lidhje e vështirë me karaktere të kundërt. Virgjëresha nuk kupton pothuajse kurrë peshqit.

PESHK ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Nuk kanë asgjë të njëjtë dhe nuk e kuptojnë kurrë njeri tjetrin. Kjo lidhje nuk mund të qëndrojë.

PESHK ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë. Kjo lidhje është shumë e mirë interesante dhe argëtuese. Kanë të njëjtat mendime mirëkuptim dhe simpati.

PESHK ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Në fillim të lidhjes së tyre mund të ketë një emocion, por në vazhdimësi mund të prishet. Sepse peshqit nuk janë të zotë të mbajnë balancim në lidhje. Dhe kështu që përfundojnë në ndarje.

PESHK ME BRICJAP

Lidhja e tyre mund te themi se është pak e mirë, harmonike. Që të jenë bashkë duhet të bëjnë përpjekje të madhe në anët sentimentale dhe në lidhjet personale.

PESHK ME UJOR

Lidhja mes tyre mund te themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Ujori është i drejtë ndaj peshkut dhe i plotëson atij të gjithë dëshirat. Dhe kështu që mund të kenë lidhje mes tyre.

PESHK ME PESHK

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë. Shkojnë sidomos në çështjet sentimentale. Mes tyre ka harmoni dhe mirëkuptim, gjë që I çon në një lidhje tepër të suksesshme.

HOBET PESHKUT
Peshku si person ka shumë hobe dhe interesa. Do ta kuptoni më mirë po të njihni karakterin e pasur të tij. U pëlqejnë artet e ndryshme dhe çdo gjë që duket e çuditshme, fantastike. U pëlqen: teatri, udhëtimet, gjëra mitologjike. Sportet grupore janë urrejtja e tyre.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E PESHKUT
Si person preferon të hajë peshk dhe ushqime të organizuara gjithashtu I pëlqen shampanja me ushqimin. Preferon vende romantike si mal, ujvara ose liqene. Gjithashtu I pëlqen muzika dhe poezia. Do që të ketë ambjentin e tij personal. Preferon dhuratat personale dhe mbështjellje magjike, qirinjtë dhe aromat. Emacionohet shumë me librat e rinj. Urren sendet e pista dhe të shëmtuara. Gjithashtu nuk I pëlqen klasikja, seriozja dhe veshja serioze. Gjithashtu duhet të dini se urren njerëzit që dinë shumë për veten e tij.

DHJETËDITËSHET E PESHKUT
Lindje 19 – 29 Shkurt

Planete udhëheqës dhe personal janë neptuni dhe jupiteri. I pari, zgjues I shpirtit, mundësi artistike, I dyti sjell harmoni dhe fat të mbarë. Personat e këtij dhjetëditëshi kanë natyrë shumë të ndryshueshme edhe në anë positive dhe në anë negative. Me mundësi të luftojnë të këqijat e tyre dhe të zhvillojnë të mirat e tyre.

Lindje 1 – 10 Mars

Planeti i tyre personal është hëna, udhëheqës I natës dhe simbol I forcës së jetës. Këta persona nuk është e pamundur të jenë të lëvizshëm dhe intqarë. Janë shumë demokratik dhe të kuptueshëm, ju pëlqen jeta e tyre shtëpiake dhe ambjenti familjar. Urrejnë grindjet dhe artet luftarake.

Lindje 11 – 21 Mars

Planeti personal i tyre është marsi simbol I luftës dhe qendra e perandorisë energjike. Ndikon në lëvizjet dhe që të kalojnë anët negative të planetit neptun. Ju jep energjinë e duhur që të kene sukses në mundimet e tyre më të shumta. Pa energji vështirësohen te arrijnë qëllimet e tyre.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…
19 Shkurt

Natyrë e ndershme por me njëanshmëri. Disa kriza xhelozie që vihen në dukje nga koha në kohë duhet të luftohen. Interesa për muzikë, letërsi, dhe art. Kujdesuni me shumë të interesoheni për anët tregtare.Duhet të keni me shumë vetëbesim dhe të pranoni mendimet e të tjerëve. Vështirësoni të tjerët që t’ju kuptojnë.

20 Shkurt

Mendje me parandjenja të mëdha. Personalitet mahnitës, karakter i fortë dhe me shoqëri shumë interesante. Nderimet e shpeshta ju ofrojnë shumë udhëtime. Mundohuni të fitoni mendime të qëndrueshme.

21 Shkurt

Vendosmëri të fortë, personalitret i fortë. Shpirti afarist ju bën të keni ngritje të madhe në botën e afarizmit. Duhet të luftoni shpenzimet e tepërta që bëni. Mos haroni se shpërblimet më të mëdha në jetë vijnë nga llogaritja dhe programatizmi i mirë.

22 Shkurt

Karakter guximtar dhe i ashpër. Mendim të fortë dhe dëshirë të bëni gjithmonë tuajën. Njohuri të shumëllojshme në degët tregetare do t’ju sillnin shumë të mira. Luftoni durimin dhe matni lëvizjet e tepërta. Investimet tuaja krijojnë probleme.

23 Shkurt

Karakter i lumtur dhe me mendime të mira. Keni suksese nga aftësitë tuaja për të mbajtur shokë me fuqi. Idetë e padëgjuara ju ndihmojnë në rrethin social. Fantazi të gjallëruar dhe shumë energjikë krijojnë shumë herë padurim dhe shqetësim të paarsyeshëm.

24 Shkurt

Personat e kësaj date kanë një mendje të zhvilluar dhe me aftësi udhëheqëse. Dëshirë e theksuar për sukses për të gjithë mundësitë tuaja ose për mirë ose për keq. Mirë do të bëni të shqetësoheni dhe ti ndani këta të dyja. Një mësim i lirë do t’ju ndihmojë të kaloni shumë nga gabimet tuaja. Matja duhet të bëhet çelsi i jetës tuaj.

25 Shkurt

Personalitet mahnitës, karakter i fortë. Kombinim i të mirave tuaja ju vlen në sukses dhe njohje nga publiku. Luftoni sjelljen tuaj të patakt dhe të vrullshëm. Një sjellje e tillë mund t’ju sjellë vetëm dëme të mëdha.

26 Shkurt

I zgjuar, i djallëzuar dhe gjithmonë në shpejtësi. Natyrë e dhimbshme ndaj fatkeqësia do t’ju bëjnë të luftoni për të drejtat njerëzore. Dhe ndoshta vrull për tu ngatërruar në çështjet e të tjerëve. Megjithëse bëni bamirësi shumë herë ju marrin për keq ata që bëni dhe zhgënjeheni, veç në rast se mësoni të merreni me punët tuaja përpara. Sukses në fushën e shkronjave, artit dhe shkencës.

27Shkurt

Shpirt i përshtatshëm, dhe me parandjenjë. Anë e horoskopit ju tregon lehte lodhje dhe sjellje të kotë sa këtu atje. Personalitet mahnitës, me humor dhe shumë shoqëri. Shfrytëzim të zgjuar e shumë të mira që ju sjell sukses dhe lumturi.

28 Shkurt

Karakter simpatik dhe i kënaqshëm. Duhet të krijoni ndjenja pavarësie dhe diplomacie për të luftuar vetinë larguese tuajën. Shpirt kërkues dhe parandjenjë që ju shpien në sukses në botën e afarizmit. Ndoshta dhe preferencë për doktoratë. Aftësia t’ja çoni mirë me çdo lloj njeriu ju ndihmon të ecni përpara në çdo gjë.

29 Shkurt

Karakter i sjellshëm, simpatik, kënaqshëm dhe me parandjenja. Natyrë punëtore dhe me përgjegjësi që gjithmonë ecën përpara me vendosmëri të madhe.Mundohuni të luftoni mënyrën që komandoni të tjerët të bëjnë atë që do ti.

1 Mars

Ky person është shumë mahnitës. Mendje këmbëngulëse dhe me ide të mira. Rrini larg korenteve dhe ndërrimit të kohës. Duhet të mateni në shfrytëzimet tuaja se përndryshe të prisni zhgënjime të mëdha. Vështirësi do të kenë personat e kësaj date.

2 Mars

Natyrë e sjellshme dhe merr pjesë në problemet e të tjerëve, me ndjenja njerëzore. Personaliteti mahnitës dhe aftësia të krijoni shok të qëndrueshëm dhe besnik ju jep avantazh. Mbrojtja e tepërt nga prindërit dhe të afërmit ka rrezik t’ju mbush në mosvetëbesim.

3 Mars

Natyrë e gëzueshme me një mendje të zgjuar dhe të kuptueshme. Zemërgjerësia e madhe mund të kthehet kundra jush. Ju pëlqen arti imitues dhe sidomos teatri dhe skena. Një anë e horoskopit tregon se nuk i jepni dhe aq rëndësi fatit të mirë. Kujtohuni se asgjë nuk ishte e sigurtë në jetë.

4 Mars

Je i qetë në të gjitha aspektet. Mendjehapur dhe ndjena bamirësie që ju bëjnë të dashur tek shokët dhe bashkëpunëtorët. Fitime nga persona me forcë në pushtet. Një anë e horoskopit tregon se merrni fatin si diçka të sigurtë por kujdes të ndërroni sjellje.

5 Mars

Natyrë bamirëse që merr pjesë në problemet e të tjerëve. Dëshira juaj kryesore është të ndihmoni të tjerët kur ju kërkojnë ndihmë dhe kështu që duke bërë shumë shpenzime të arrini në një fund të keq.

6 Mars

Natyrë e shkathët dhe me gatishmëri në zgjidhjen e detyrave. Këmbëngulje dhe vendosmëri edhe në rastet më të vështira mund të sjellin sukses dhe pavarësi ekonomike mbas të tridhjetave. Mësoni të duroni dhe te respektoni ndjenjat e të tjerëve.

7 Mars

Natyrë e ndjeshme dhe mendjemadh, karakter shoqëror dhe zemër mirë janë ata që ju bëjnë të keni fat të mirë. Nganjëherë anët e planetit tregojnë një zemërgjerësi të tepërt.Mësoni të ndani të vërtetën nga gënjeshtra.

8 Mars

Mendje e xhirueshme dhe i kuptueshëm që i pëlqejnë ngacmimet. Personat e kësaj date kanë aftësi të jashtëzakonshme bisedimi dhe kanë popullaritet. Shpirt të pavarur dhe me rregull të madh, personalitet mahnitës.

9 Mars

Karakter i mirë dhe me aftësi të jashtëzakonshme. Inat të madh e cila mund tju nxjerë në shpërthime agresiviteti. Duhet të bëni mundimin ta kaloni këtë. Fantazia juaj tejkalohet me rezultat që të ëndërroni shumë. Mundohuni të bëni shoqëri me moshatarët tuaj. Kundërvihuni mbrojtjes se tepërt të prindërve tuaj.

10 Mars

Karakter serioz, praktik dhe me aftësi të jashtëzakonshme.Nuk shikoni diçka në pamjan e jashtme, por e studjoni nga brenda. Ndjenjë e fortë pavarsie dhe dëshirë për të ndihmuar personat që kanë vështirësi. Inati i madh që keni mund të ketë një fund me dëme të mëdha. Tregoni respekt për personat më të mëdhenj në moshë. Krijoni fatin tuaj me duart tuaja. Sukses në jetë për gjëra që kanë të bëjnë me anët profesionale.

11 Mars

Mendje e shkathët, e qetë dhe me parandjenja të mëdha. Një anë e horoskopit tregon se kënaqeni lehtë, diçka që ju bën të kaloni pengesa. Kini vetëbesim, bëhuni praktik që të keni suksese. Mundohuni të shoqëroheni me moshatarë tuaj dhe jo me më të moshuar.

12 Mars

Karakter simpatik, i dhimbshëm dhe me ndjenja të mira. Rritet shumë shpejt dhe është i matur për gjithçka. Një ambjent i këndshëm luan rol kryesor, por edhe aktivitetet jashtë shtëpisë dhe sportet. Ka nevojë për durim dhe mirëkuptim.

13 Mars

Personalitet me nje zgjuarsi të jashtëzakonshme. Mënyra të shkëlqyera sjelljeje dhe aftësi në fjalime. Dashuri për udhëtime. Sentimental i qëndrueshëm. Aftësi artistike dhe personalitet mahnitës e çojnë në sukses profesional dhe ndoshta në një karrierë profesionale.

14 Mars

Mendje të djallëzuar, praktik dhe me parandjenjë të jashtëzakonshme. Aftësi artistike dhe humanitet të zhvilluar ju sjellin shoqëri kohëgjata. Zemërgjerësi, pamje e këndshme, mënyra të sjellshme, dhe sport mund të jenë ata që ju interesojnë. Një anë e horoskopit tregon shmangie detyrimesh. Përdorimi i mirë i anëve pozitive ju shtyn drejt suksesit.

15 Mars

Mendje e xhirueshme dhe me aftësi të jashtëzakonshme përqëndrimi. Luftoni që të mos merrni gjithçka seriozisht në jetë. Në këtë do t’ju ndihmojë shoqëria me moshatarë tuaj.

16 Mars

Aftësi të rralla, mendje e kthyer nga shkenca. Mund të zhvilloni një personalitet të fortë. Një anë e horoskopit tregon guxim. Shmanguni nderimet e shpeshta në dashuri dhe në ndërmarje.

17 Mars

Natyrë e ndjeshme dhe e dhimbshme. Dashuri për udhëtimet dhe vende të largëta. Karakter nervoz që krijon shpesh gjendje të padëshirueshme. Interes të veçantë për aktivitete bamirësie, duhet të inkurajohet.

18 Mars

Natyrë romantike dhe ëndërruese. Person që nuk kënaqet lehtë dhe u pëlqen shoqëria me persona më të mëdhenj në moshë. Tregoni durim dhe mirëkuptim. Një dashuri të veçantë për gjërat me vlerë nuk është e pamundur të krijojë probleme ekonomike dhe shëndeti.

19 Mars

Personat e kësaj date janë me qejf të mirë dhe zemërgjerë. Duhet të jeni I drejtë dhe I saktë përsa u përket temave personale dhe sociale. Mundohuni të bëni karrierë që të mund të tregoni aftësitë tuaja shpirtërore. Ju pëlqen veshja e mirë dhe moderne.

20 Mars

Natyrë bamirëse. Mësoni të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Aftësi në lexim dhe shkrim. Ju pëlqejnë profesionet që mund të tregoni aftësitë tuaj. Mundohuni të kontrolloni emocionet tuaja që të keni sukses dhe njohje publike. Keni shumë fat në jetë.

Author: horoscope