Po ju bëni pjesë? Këto janë shenjat që duan të komplimentohen në çdo kohë

Janë disa persona që i shmangen komplimenteve, ose ndoshta nuk dinë si të reagojnë ndaj tyre dhe nuk ndihen aspak rehat sa herë që dikush i komplimenton.

Megjithatë, ka të tjerë që jetojnë për komplimentat dhe vazhdimisht kërkojnë vëmendje. Ata përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe shpesh bëjnë gjëra vetëm për të dëgjuar një fjalë të mirë. Pra le të themi që vetëbesimi i tyre ngrihet në qiell nga kjo gjë. Sipas yjeve dhe planetëve, janë tre shenja të Horoskopit që duan të dëgjojnë sa mê shumë komplimente dhe ato janë:

Peshqit.

Peshqit janë shenja që përgjithësisht janë mjaft të pasigurtë dhe prandaj kërkojnë vazhdimisht një fjalë të mirë nga ata që i rrethojnë. Ata nuk kërkojnë të jenë të vetëkënaqur, thjesht kanë nevojë të dëgjojnë komplimente për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre, pasi në thelb kjo është një shenjë për ta se gjithçka po shkon mirë. Në këtë mënyrë ata ndihen të pranuar nga të tjerët dhe “të dobishëm” dhe pasiguritë dhe frika e tyre lihen mënjanë.

Luani

Luanët janë shenja që duan komplimenta dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes, ndaj bëjnë gjithçka që kanë për t’i marrë. Në fakt, ata rrallë pranojnë kritika dhe çdo herë reagojnë ndaj tyre, duke mos e pranuar gjithmonë mendimin e të tjerëve. Në ndryshim nga mendimet miqësore që i dëgjojnë me vëmendje dhe përkushtim të plotë. Ata kanë shumë vetëbesim, por kurrë nuk mjafton dhe gjithmonë duan të dëgjojnë diçka më shumë nga ata që i rrethojnë.

Akrepi.

Akrepat janë shenja të zjarrta që e duan veten dhe kanë shumë vetëbesim. Megjithatë, ata duan të ndihen të pëlqyer nga ata që i rrethojnë dhe të bëjnë gjithçka që munden për të marrë një koment të mirë për sjelljen, karakterin apo pamjen e tyre.

Author: horoscope