Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.
Kush është Linda Goodman? Mary Alice Kemery e njohur ndryshe dhe si Linda Goodman, lindi në 9 prill 1925 dhe ndërroi në moshën 70 vjeçare, në 21 tetor 1995. Ajo ka qënë e para astrologe në listën best seller të New York Times. Libri i saj Linda Goodman’s Sun Signs ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u pasua më vonë nga Linda Goodman’s Love Signs (1978) që gjithashtu u fut në listën e librave më të shitur nga New York Times, duke vendosur një rekord në këtë industri: 2.3 milionë dollarë për të drejtat e autorit.
Gruaja Akrep
Gruaja Akrep ka një bukuri të thellë dhe misterioze. Ajo është tërheqëse, krenare dhe me besim të madh në vete. Por ka një keqardhje të fshehtë. Do të donte të kishte lindur djalë.
Pothuajse e ndiej nxehtësinë që gratë e Plutonit po lëshojnë kur lexojnë këtë shprehje. Nuk ka grua Akrep në këtë planet që nuk mendon se është shumë femërore, prandaj do jeni duke pyetur veten se çfarë jam duke thënë. Kjo vajzë me siguri ka magji të mjaftueshme dhe është jashtëzakonisht joshëse. Por nuk thashë se ajo duket si djalë. Vetëm se, në të pandërgjegjshmen e saj, do të preferonte të ishte djalë. Ky është një sekret që ia fsheh edhe vetes.
Gratë Akrep përçmojnë gratë që marrin përsipër të bëjnë vetëm rolin e të dashurës, të gruas apo nënës. Një vajzë e udhëhequr nga Plutoni do ta kontrollojë dëshirën e saj për të dominuar, ndërkohë që realizon një performancë të shkëlqyer femërore me më shumë finesë se një vajzë e shenjës së Dashit, Luanit apo Shigjetarit. Të paktën e bën këtë thjesht duke ardhur rrotull, jo duke luajtur rolin. Për shembull, ndryshe nga vajzat e planetit Mars, një vajzë Akrep do ta bënte për vete partnerin me parfumin e rëndë dhe shikim e saj ekzotik, ndërsa e lejon atë t’i ndezë cigaren në buzë me çakmakun e tij. Kjo është shumë më tepër seksi, sesa ndezja e shkrepëses dhe shfryrja e tymit në fytyrën e tij. Ajo e di këtë gjë, siç di shumë mënyra të tjera për të qenë joshëse.
Një vajzë tjetër mund të sulet me vrap në krahët e tu dhe ta shprehë dashurinë e saj duke thërritur nga maja e çatisë apo ballkonit, vajza Akrep ecën ngadalë, por joshëse drejt teje dhe në heshtje përcjell mesazhin e saj. Është e çuditshme, por këto gra mund të duken joshëse edhe me xhinse, pantallona të gjera apo me këpucë basketbolli. Ndoshta është zëri i saj i ngjirur që krijon këtë imazh sensual.
Mos pretendoni prej saj që t’ju presë për një kohë të gjatë dhe t’ju adhurojë me përkushtim të verbër. Pastaj, me ato sy të bukur dhe misterioze që mund të lexojnë mendjen tuaj në mënyrë të qartë, ajo nuk ka nevojë për të bërë lojra ekstra. Pëshpëriti diçka romantike, që do ta shkrinte fare një vajzë tjetër dhe vajza Akrep thjesht do t’ju hedh një vështrim të thellë, depërtues, që arrin të shohë deri te synimet e tua të vërteta.
Ajo është një makinë me rreze- X njerëzore, prandaj mos flirto me të. Me përjashtim të rasteve kur diskutoni për biznes, në situatat e tjera jeni duke humbur kohën dhe duke e fyer atë. Të këshilloj mos ta fyesh një Akrep, sepse nuk është e shëndetshme për ju.
Unë jam e vetëdijshme se kjo grua fatale e rrezikshme, mund të fsheh fuqinë e saj për hakmarrje me një buzëqeshje të ëmbël, me gjeste të buta dhe me zërin si një ëngjëll. Por astrologët arrijnë të shohin përtej fasadës. Është shumë e rëndësishme që të jeni të mirëinformuar.
Gruaja Akrep ka një aftësi të veçantë joshjeje, si një formë të magjisë së zezë, të cilën ajo mund ta zotërojë në mënyrë kaq profesionale, sa të duket si magji e vërtetë. Ju keni shumë pak shanse për t’i shpëtuar, pasi sytë e saj të takojnë sytë e tu. Për shkak të shqisës së gjashtë mistike të saj, ajo shpesh mund ta dallojë një partner të ardhshëm me shikim të parë.
Ajo rrallë pëlqen ose nuk pëlqen një shfaqje në teatër, një libër, një mobilje apo njerëzit. Ajo ose urren me gjithë qënien e saj ose adhuron me gjithë fuqinë e shirtit. Nëse asnjë nga këto ndjenja nuk ngjallet brenda saj, atëherë ajo qëndron indiferente dhe e ftohtë. Megjithatë, përpos të gjithave, qëndron në thelb e paprekur nga stuhitë emocionale.
Për shkak se gruan Akrep e tërheqin investigimi i të panjohurave, në fillim mund të duket joshëse, si një frut i ndaluar dhe shprehja e thellë dhe e çuditshme në sytë e saj e përforcojnë më shumë këtë përshtypje. Por pavarësisht zbulimeve, Akrepi tipik do të dalë sërish i fortë dhe i pazbuluar. Nëse ajo e lejon udhëtimin drejt shpirtit të saj të brendshëm, Plutoni do ta dënojë atë me ndjenja keqardhjeje plot ankth dhe faj, por ajo do të ngrihet përsëri, falë forcës së madhe të karakterit, si feniks i ngjallur, nga hiri i eksperimenteve të saj.
Gruaja Akrep është një ruajtëse shumë e mirë sekretesh. Është e habitshme se sa shumë histori të errëta janë rrëfyer për Akrepat, edhe pse ata mundohen ta mbajnë jetën e tyre personale larg syve të të tjerëve. Gruaja Akrep pëlqen të dëgjojë sekretet e njerëzve, por ajo rrallë mund ta zbulojë një sekret që i është besuar asaj, madje as te ju.
Gjithashtu, prisni që ajo të ketë sekretet e veta lidhur me personalitetin e saj, por mos u përpiqni t’ia zbuloni ato. Eshtë një pjesë personale e kësaj gruaje që ju kurrë nuk do ta prekni, një copëz e mendjes dhe shpirtit që i takon në mënyrë absolute asaj dhe nuk ka asnjë rrugë për t’u futur aty. Ajo nuk është gënjeshtare, në fakt shumë shpesh është e sinqertë deri në brutalitet, por gjithmonë do të ketë ato mendimet dhe ndjenjat e veçanta, të cilat nuk do dojë t’i ndajë as me ju dhe as me dikë tjetër.
Një grua Akrep do të jetë tepër besnike ndaj atyre që i vlerëson të fortë dhe të vlefshëm, por njerëzve të dobët ajo nuk do t’u hedhë sytë. Dinjiteti i saj në marrëdhëniet njerëzore mund ta bëjë atë të duket e ftohtë dhe snobe. Në një mënyrë, ajo patjetër që është, sepse praktikon një sistem personal të kastave dhe kjo është më e theksuar te gratë Akrep, sesa te gratët e tjera të shenjave të zjarrit, Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Të gjithë Akrepët, janë shumë përzgjedhës në miqësi. Ata do të mbajnë pranë vetes gjatë gjithë jetës, miqtë e vlefshëm dhe do t’i shkëpusin të gjitha lidhjet me njerëzit e zakonshëm ose të padenjë për ta.
Një grua Akrep, nuk ka nevojë të jetë ligjërisht gruaja e dikujt, që të japë dashuri dhe përkushtim si një grua e martuar. Nëse rrethanat e bëjnë martesën tuaj të pamundur, ajo do t’ju dojë nga mëngjesi në darkë dhe mos ta vrasë aspak mendjen se çfarë mendojnë fqinjët tuaj për këtë marrëdhënie. Në shumicën e situatave të tilla të pazakonta, marrëdhënia është e vërtetë dhe e ndershme, ndoshta më tepër se në shumë prej martesave sipërfaqësore të ligjshme. Hipokrizia e shoqërisë, kurrë nuk do ta mbajë këtë grua kurajoze larg lumturisë. Ajo i bindet vetëm ligjit të saj dhe asnjë ligji tjetër dhe në zemrën e saj shprehja “derisa vdekja të na ndajë” ka më shumë vlerë, sesa të gjysmat e nuseve që e pëshpërisin me gjysëm zëri ditën e tyre të dasmës.
Pavarësisht individualizmit të saj të fortë, vajza Akrep do ta lë burrin e saj të jetë drejtuesi në lidhjen e tyre. Në vend që ta lë atë në hije me forcën dhe karizmën e saj, ajo do të përdorë të gjitha talentet, për ta ndihmuar atë të arrijë qëllimet e tij.
Ajo mund t’ju luftojnë ashpër privatisht, por do t’ju mbrojë me forcë në publik. Ajo nuk do të lejojë askënd që të shpifë ndaj jush ose të përfitojë nga ju. Ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë, do të përballen me zemërimin e saj të drejtë. Lumturia juaj gjithmonë do të jetë e para.
Gratë e Akrepit e duan shtëpinë e tyre, e cila zakonisht shkëlqen nga pastërtia, rehatia dhe aroma e mirë e gatimeve. Ushqimi shërbehet në kohë dhe gjërat janë përgjithësisht nën kontroll. Nëse është e kundërta e kësaj, diçka e bën gruan Akrep të pakënaqur, sepse prirja e natyrshme e saj është drejt bukurisë dhe rregullit. Për gruan tipike të Akrepit, pastrimi pas çdo sezoni është si të shkojë me pushime. Atyre u pëlqen shumë të “gërmojnë” në dollape për të parë se ç’mund të gjejnë.
Nuk është mirë të bëheni person i dyshimtë për të, sepse nuk e dini se sa raste të tjera mund të shtojë ajo në mendjen e vet. Por ajo s’ka për t’i shprehur deri në një moment shpërthimi. Natyrisht, kjo situatë mund të ngrejë disa pikëpyetje nga ana juaj. Vetëm kapërdiji ato. Nuk do të fitoni asnjë gjë duke hetuar. Unë e kuptoj plotësisht se kjo nuk është e drejtë. Edhe vetë ajo e kupton këtë. Por kjo nuk do t’i ndryshojë aspak gjërat.
Në departamentin e buxhetit, gratë e Akrepit janë krejtësisht të paparashikueshme. Ajo mund të kursejë edhe qindarkat, derisa t’i dyfishojë ato, pastaj si me magji, të harrohet pas shpenzimeve marramendëse. Një gjë është e sigurt. Ajo i gëzohet lekëve, qoftë kur i ruan me fanatizëm në një kuti kursimi, qoftë kur i shpenzon pa hesap ato. Por kjo grua gjithmonë priret drejt prestigjit dhe ajo nuk do lejojë që paratë ta rrezikojnë këtë.
Ajo do të jetë e kënaqur, nëse ju zgjidhni të ardhura më të pakta, për aq kohë sa kjo ju siguron që të jeni shefi i vetes suaj dhe me mundësi të mëdha, për t’u bërë dikush me influencë në të ardhmen. Gratë Akrep e pëlqen pushtetin dhe do të sakrifikonte shumë për ta parë atë te ju.
Një nga tiparet më të këqija si të Akrepëve burave dhe grave, është kur refuzojnë të shohin ndonjë këndvështrim tjetër, përveç këndvështrimit të tyre, sidomos kur përfshihen emocionalisht. Duhen javë, pas një analize retrospektive, që t’i bësh ata më të përulur dhe empatikë ndaj të tjerëve. Interesi i saj natyral ndaj gjinisë tjetër, madje edhe nëse ajo mbetet platonike, mund t’ju japë shumë arsye që të bëheni po aq xheloz sa është ajo për ju.
Me fëmijët, shprehjes së saj të dashurisë mund t’i mungojë disi butësia dhe shfaqja e saj në mënyrë demonstrative. Megjithatë, fëmijët do ta ndiejnë përkushtimin e saj të thellë dhe do të ndihen emocionalisht të sigurt me të. Një nënë Akrep nuk do të lejojë që talentet e fëmijëve të saj, të kalojnë pa u vënë re.
Ajo do të shpenzojnë shumë kohë duke i inkurajuar ata drejt qëllimeve më të larta dhe do të jetë e gatshme t’u ofrojë atyre çdo përkrahje që nevojitet. Pasardhësit e saj do ta shohin atë të fortë dhe të dobishme, kur të kenë problemet e para të rinisë, sepse njohja që ka ajo për natyrën njerëzore e bën atë një këshilltare të mençur. Ajo do t’i mësojë ata të përballen me vështirësitë me guximin e saj.
Një grua Akrep, ndonjëherë, gati do t’ju mbysë me pasionin e saj për të jetuar jetuar jetën, por në një stuhi të vërtetë, qetësia mendore dhe forca e hekurt, do të jenë një barkë shpëtimi për ju. Edhe pse ajo e përdor magjinë e saj në mënyra të çuditshme dhe të fshehta, sytë e saj zhbirues, gjithmonë do t’ju vështrojnë me ndershmëri. Ndoshta ajo është pak e rrezikshme, por edhe shumë emocionuese.