Këto shenja tregojnë që je totalisht një Shigjetar!

Për informacionin tënd, Shigjetari është një shenjë tejet komplekse dhe jo vetëm aventurat dhe udhëtimet përbëjnë cilësitë më të mira të kësaj shenje.

Cilat janë disa prej shenjave të tjera që tregojnë se je totalisht një Shigjetar?

Do vetëm të vërtetën, gjithmonë!

Ndonjëherë, e vërteta dhemb, por gjithsesi është shumë e rëndësishme që të thuhet, pa filtra dhe pa shtrembërime.

Një Shigjetar e vlerëson pa fund të vërtetën dhe e ka primare, madje nuk bën asnjë kompromis me gënjeshtarët.

Nuk e sakrifikon kurrë lirinë

Do ta heqësh qafe një Shigjetar? Thuaji që të bëjë të njëjtën gjë, përgjithmonë, për gjithë jetën. Shigjetarit do t’i duket sikur po i sakrifikon lirinë dhe si përfundim, nuk do të të flasë më kurrë!

Do të bësh pak nga të gjitha

Sa më sfiduese, aq më interesante! Një Shigjetar do t’i bëjë të gjitha dhe të ketë eksperiencë në gjithçka, ndaj mos u çudit nëse ka qindra pasione. Për Shigjetarin, jeta është shumë e shkurtër që të mos i bëjë të gjitha.

Një enciklopedi që ecën

Shigjetari ka një uri të paparë për njohuri, ndaj nëse nuk ia ka idenë një tematike të caktuar, do të mësojë gjithçka që të bëjë një bisedë mjaft productive, sigurisht, që të shuajë dhe kuriozitetin e vet.

Shpirti i festës!

Le ta themi të vërtetën: Ku ka Shigjetar, ka festë! Nëse sheh dikë që po e përjeton dhe ndien në çdo qelizë festën, me siguri po përballesh me një Shigjetar.

Author: horoscope