Shenjat e horoskopit thonë se përputhen edhe me shijet në lidhje me botën tonë të jashtme. Horoskopi mund të jetë një udhëzues për fejesën dhe dasmën që nuk e dinit se ju nevojitej. Ne do ju japim disa shpjegime për arsyen e zgjedhjes së unazës perfekte të çdo shenje dhe me siguri do të përshtatet me shijet tuaja:
– Dashi
Nëse ka ndonjëherë një moment për ta trajtuar veten me “më të mirët e më të mirëve”. Unaza perfekte për Dashin është një diamant i madh në një stil prerje luksoz.
– Demi
Guri juaj i lindjes është smeraldi, pra unaza perfekte për shijet tuaja është sigurisht një unazë me diamant dhe gurë smeraldi.
– Binjakët
Shumë trendi dhe zakonisht me stil ndryshe nga të tjerët, unaza perfekte për Binjakët do ishte diamant, por në prerje ovale ose “pikë loti”, jo formën bazike.
– Gaforre
Duke qenë se kanë një stil minimalist, unaza që do i përshtatej më tepër nje Gaforreje është diçka fine dhe me gur diamanti sigurisht.
– Luani
Unaza qe shkëlqen më shumë është zgjedhja e duhur për një Luan, mjafton të mos jetë e ekzagjëruar.
– Virgjëresha
Si perfeksionistë që janë, nuk duan as që unaza e tyre të ngjajë me atë të dikujt tjetër dhe do mundohen gjithmonë të jenë ndryshe nga shumica.
– Peshorja
Aq romantikë sa janë Peshoret, sigurisht që duan të propozohen me një unazë në formë zemre.
– Akrepi
Detajistë në maksimum, unaza perfekte për një Akrep do të ishte e mirëmenduar gjithashtu. Perla dhe ngjyrat s’mund të mungonin.
– Shigjetari
Natyra e lirë, kundër rrymës dhe moskokëçarëse e Shigjetarit, do të zgjidhte gjithmonë diçka të veçantë, ndryshe nga të tjerët, si në formë, në ngjyra dhe model.
– Bricjapi
Përgjithmonë fans i klasikes, unaza perfekte do ishte një ndërthurje e saj me modernen. Stili luksoz nuk do mungonte kurrë te një Bricjap.
– Ujori
Kreativë, mendjehapur edhe pse shpeshherë introvertë, për Ujorin, unaza perfekte do ishte me gurin e shenjës së tij, ametist.
– Peshqit
Ngjyra e detit/oqeanit do jetë përjetësisht zgjedhja e Peshqve. Safiri blu është një zgjedhje e përsosur.