“Horoskopi i detajuar për muajin Shkurt 2023 nga Christine Hass “

Dashi

Në këtë muaj, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje duhet ta dëgjoni më me kujdes tjetrin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të veproni në kokën tuaj. Mos e prishni me dorën tuaj marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar. Ju beqarët do keni një muaj pozitiv dhe plot takime interesante. Papritur do filloni edhe lidhjet që keni ëndërruar. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mund të prekeni nga viruset e stinës dhe do ndiheni të pafuqishëm. Financat do jenë të qëndrueshme 2 javët e para, por më pas, duke mos shpenzuar me maturi, gjendja do vijë duke u trazuar. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq. Në punë shpesh do ju mungojë besimi tek vetja, por në fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura.

Demi

Këtë muaj do kaloni një periudhë mjaft interesante sidomos dy javët e para. Nëse jeni në një lidhje, do e kaloni shpejt rutinën dhe do planifikoni gjëra të reja me partnerin tuaj. Nuk do mungojnë as çmenduritë e vogla. Ju beqarët do lodheni paksa së kërkuari, por personi që do gjeni do jetë i mrekullueshëm dhe tejet i përshtatshëm. Me shëndetit duhet të tregoheni të kujdesshëm. Jo çdo ditë do ndiheni mirë, por me pak maturi dhe duke folur me mjekët gjithçka do rregullohet. Gjendja e financave do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni shuma të konsiderueshme sepse do mbeteni në gjendje të keqe. Puna do jetë e paqëndrueshme në periudhën e parë të muajit, por dalëngadalë situata do filloje të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Binjakët

Ashtu si moti as klima në jetën tuaj nuk do jetë e acartë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do merrni vendime të nxituara. Ju beqarët, herë pas here nuk do jeni në humor të mire dhe nuk do i pranoni ftesat që do iu bëhen. Pjesa e dytë e muajit do jetë gjithsesi më e mirë dhe më me fat. Shëndeti shpesh do ketë disa probleme. Mos neglizhoni asgjë sepse situata mund të përkeqësohet. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme. Nuk pritet të keni aspak vështirësi për të kryer investimet e nevojshme. Në punë do i mahnitni të gjithë me ato që do arrini. Shumë kolege do kërkojnë të bashkëpunojnë me ju në mënyrë që të bëhen edhe më të njohur. Shefat do ju shpërblejnë me para.

Gaforrja

Nëse në fillim të muajit do ju dalin goxha probleme, mos u mërzitni sepse situata do qetësohet menjëherë pas javës së pare. Nëse keni një lidhje do jetoni në një ambient të animuar dhe të mbushur me momente të lumtura. Partneri do ju surprizojë me disa propozime dhe disa dhurata. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Gjithçka do ecë si e keni ëndërruar. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që për çdo shqetësim duhet të merrni masa sa më parë. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm. Do i kryeni me kujdes shpenzimet. Në punë do jeni mjaft kreative dhe do keni ide brilante. Gjithçka do ecë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh dhe do ndiheni të plotësuar tërësisht.

Luani

Ky muaj do jete shumë më i qetë se ai që kaluat. Do ndalni çdo lloj “luftimi” dhe do i përkushtoheni më tepër jetës familjare dhe asaj sentimentale. Nëse keni një lidhje do dini ta ndani kohën ndërmjet personave në krah dhe familjareve. Gjithçka do ecë si duhet. Ju beqarët do flirtoni gjatë gjithë kohës, por as vetë nuk do mendoni për gjëra serioze. Me shumë gjasë nuk do e ndryshoni dot statusin. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa ka qenë më parë. Do keni energjinë që keni ëndërruar. Financat do jenë shumë të mira dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Mundohuni që mos jepni hua të mëdha. Në punë nuk do jeni luftarakë, përkundrazi do ja lini çdo gjë kohës. Për fat të mire yjet do jenë në anën tuaj dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur. Do jeni të vlerësuar për durimin.

Virgjëresha

Muaj i qetë dhe pa probleme pritet të vijë. Do jeni të lirë të shprehni idetë e mendimet tuaja dhe do merrni goxha vlerësime. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje të vogla dhe pa pasoja vetëm gjatë javës së parë. Dielli do dalë sërish pas datës 9 dhe emocionet do shtohen. Mirë do jetë që sido që të vijnë punët mos e humbisni komunikimin në çift dhe mos e lini pas dore partnerin. Për ju beqarët do jetë muaj i begatë dhe i mbushur me emocione. Shumë gjera do ndryshojnë përfundimisht. Shëndetin duhet ta keni më tepër në vëmendje sepse po filluan shqetësimet situata mund të rendohet më tepër. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situata ka për të mbetur gjithë kohës e mirë. Në pune vërtet do lodheni pak, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Bravo për gjithë guximin dhe këmbënguljen.

Peshorja

Fillimi i muajit do jetë shumë i qetë sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni. Pas datës 12 situata ka rrezik të pësojë disa ndryshime. Tregohuni të kujdesshëm sepse shumë persona do mundohen t’iu prishin punë. Ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të realizuar takime të rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jetë i keq. Miqtë dhe familjaret do ju surprizojnë në çdo moment. Nëse për shëndetin nuk përkujdeseni, situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime. Financat do jenë herë pas here delikate. Shpenzoni aq sa mundeni, mos i kaloni limitet. Në punë do përballeni me një problem serioz të cilat do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegeve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshtë sa e keni menduar.

Akrepi

Ky do jetë një muaj shumë pozitiv për të gjithë. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ju gjeni zgjidhje problemeve. Nëse jeni në një lidhje do filloni projekte të përbashkëta me partnerin dhe do afroheni më shumë se kurrë me njëri-tjetrin. Në çdo kohë do mbizotërojë harmonia, paqja dhe bashkëpunimi. Ju beqarët vërtet do keni takime të rëndësishme dhe emocionuese, por bëni mirë të mateni mirë para se të hidhni hapa të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime shumë të vogla. Do e merrni çdo gjë me lehtësi dhe nuk do e lëshoni veten asnjë çast. Financat do jenë dinamike që në fillim të muajit. Do mund të shpenzoni sa të doni për ato që keni nevojë dhe do hiqni edhe para mënjanë. Në punë do e zgjeroni horizontin dhe do provoni edhe emocione të reja. Do i bindi të gjithë se jeni më të mirët.

Shigjetari

Gjate këtij muaji nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here gjërat nuk do ju rrjedhin si do dëshironit. Ju që jeni në një lidhje do kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe do mërziten kur ai të mos ua plotësojë dëshirat. Reflektoni me kujdes dhe ndreqini gabimet pa qenë vonë. Ju beqarët do i shohin miqtë me një sy tjetër dhe nuk do keni as druajtje t’i shprehin ndjenjat. Statusin do ndryshoni shumë më shpejt nga sa mendonit. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë probleme të vogla. E mira është të mos qëndroni të mbyllur dhe të merrni ajër të pastër. Për financat, 10 ditët e para do jenë më delikatet. Menaxhojini me kujdes paratë dhe mos shpenzoni shuma të konsiderueshme. Në punë do përballeni me vështirësi, por me pak këmbëngulje dhe me ndihmën e familjareve do ja dilni.

Bricjapi

Këtë muaj do jeni shumë me pozitive se një muaj më parë dhe do e keni më të lehtë komunikimin. Për ju çiftet atmosfera do jetë gjatë gjithë kohës e kënaqshme. Do ndani çdo ide dhe mendim me atë që keni në krah dhe mund të merrni vendime të rëndësishme. Secili prej jush do i dijë pikat e dobëta të partnerit dhe do ja plotësojë dëshirat. Ju beqarët do keni një muaj të mbushur me risi. Nëse takoni persona që do ju tërheqin që me shikim të pare, mos i lini t’iu ikin nga duart. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi pas javës së parë do jeni edhe më energjikë dhe në formë të shkëlqyer. Financat do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni dhe nuk do ju dalin të papritura. Në punë do keni ide brilante dhe do i mahnitni të gjithë. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë suksesin që do arrini.

Ujori

Këtë muaj do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do ju ndodhin gjëra vërtet interesante në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e qetë dhe dialogu do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni të hapur dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Ju beqarët do keni takime interesante dhe do kaloni momente të bukura pranë disa personave. Mund të mendoni për lidhje ose mund të mjaftoheni thjesht me takime dhe argëtim pa filluar angazhime. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet pasur gjithmonë kujdes me ushqimet sidomos me ato që përmbajnë vezë. Financat nuk do jenë aspak ashtu si ju do kishit dashur, por kjo nuk do të thotë që ta lëshoni veten dhe të mos bëni përpjekje për t’i përmirësuar. Në punë duhet të mendoheni disa herë para se të veproni sepse po gabuat nuk do ju falin. Gjithsesi në tërësi do jetë një periudhe e begatë dhe pa vështirësi të mëdha.

Peshqit

Në përgjithësi do jeni në humor të mirë gjatë këtij muaji dhe do ecni në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin, por nga ana tjetër në disa momente mund të bëheni edhe shumë xhelozë. Mos e teproni sepse do e mërzitni dhe do e largoni nga vetja atë që dashuroni. Mos mendoni keq për të pasi ai ju dashuron me gjithë zemër. Ju beqarët do keni plot takime, por nuk do ndihen gati për të filluar lidhje serioze. Nëse nuk hidhni hapa të paktën mos i lini pas dore disa persona interesantë. Shëndeti do jetë më i mirë se më parë. Do keni energjinë dhe dinamizmin e duhur. Financat do dini si t’i organizoni dhe nuk do ju dalë asnjë lloj problemi në këtë sektor. Në punë do ju duhet më shumë mund dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit. /dritare.net

Author: horoscope