DASHI:
Për të gjithë ata që kanë një aktivitet privat, parashikoje një fillim viti shumë interesant. Ekuilibrat mes Marsit dhe Jupiterit do të jenë shumë të mira në shkurt, por edhe Dielli do t’ju japë një shtysë të madhe deri në datën 18. Ja përse kjo është periudha ideale për të lindurit e kësaj shenje që të ecin përpara në aspektin profesional, por edhe të realizojnë një projekt që e kanë ideuar prej vitit të kaluar. Nevoja për t’u ndier të vlerësuar pasi keni kaluar shumë vështirësi është e madhe. Puna nuk është gjithçka në jetën tuaj, por përgjegjësitë për të gjithë ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes do të rriten. Kush do të shesë apo të blejë diçka, le të bëhet gati, qoftë edhe nëse ka ndër mend të investojë. Në aspektin financiar, shkurti do të jetë më i begatë për ju pas datës 13.
Çka do të ndodhë gjatë shkurtit do të jetë vendimtare për ngjarjet që do të pasojnë në vijim në aspektin sentimental. Sa herë që horoskopi na bie mirë, nuk mund të presim që gjërat të jenë të thjeshta si me magji, por na jepet mundësia të kuptojmë në ia vlen të vazhdojmë apo jo. Historitë e ndërlikuara, sidomos lidhjet në distancë janë në një periudhë reflektimi. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj më datë 20 shkurt, duke krijuar një bashkim të bukur me Jupiterin, i cili do të jetë aktiv deri në fund të marsit.
Shumë nga ju do të kuptojnë se është momenti i duhur për t’u martuar, të ligjërojnë marrëdhënien e tyre apo të lënë një takim të veçantë ku të merren vendime të rëndësishme. Çiftet që janë ndarë, do të gjejnë menjëherë dikë me të cilin do të bien në dashuri. Yjet janë në favorin tuaj. Gjysma e dytë e shkurtit do të jetë pa dyshim më e mirë në lidhje me shëndetin. Edhe terapitë apo trajtimet do të jenë më efikase pas datës 20. Defekti juaj i vetëm është nxitimi, ndaj mos u rrëmbeni, sidomos në ditët e para të muajit.
DEMI: Po i afrohemi fazës më interesante të vitit, gjatë së cilës të gjitha përpjekjet tuaja për të arritur rezultate sa më të mira do të bëhen realitet pas disa javësh. Mos e humbni kurrë kurajën. Mes lajmeve të mira që do të merrni, një mbizotëron mbi të gjitha. Disave prej jush do t’ju ofrohet një transferim. Bëni kujdes me shpenzimet, sepse Mërkuri nis një kalim në datën 11 shkurt që shoqërohet me nervozizëm. Kush nga ju vitin e kaluar nuk çoi dot deri në fund një projekt, po mendon si të nisë nga puna sërish.
Marrëdhëniet sentimentale që kaluar probleme në janar, do të forcohen sërish në shkurt. Yjet i favorizojnë të gjithë, madje edhe ata që kërkojnë një lidhje të re pas ndarjes. Kush ka gjetur një dashuri të re, s’po e kthen më kokën pas tek e shkuara. Mos i zgjatni disa histori të shëmtuara vetëm nga frika se çfarë do të pasojë. Do të ishte vërtet keq të çonit dëm yjet në një pozicion kaq të mirë. Disa histori do të lindin krejt rastësisht. Pasioni dhe emocionet janë gjithmonë e më të forta. Kjo është një periudhë interesante edhe për miqësitë e reja. Pas datës 24, bëni kujdes mos bëni investime të gabuara. Lërini për më vonë. Yjet janë shumë favorizues edhe në lidhje me energjinë psikofizike. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju forcojë më shumë fizikisht. Një vendim i papritur do t’ju shkaktojë stres në javën e fundit të muajit, ndaj mos e teproni shumë me lodhjen, sidomos në datën 23.