E keni menduar ndonjëherë sa bukur do të ishte sikur dita juaj e fejesës/martesës të jetë 100% në sinkron me yjet? Sipas astrologëvë, muaji më i mirë për t’u martuar në vitin 2023 qenka marsi, i cili (fatkeqësisht ose fatmirësisht) është më pak se dy javë larg. Për më tepër, ata shkojnë më tej duke thënë se data ideale do të ishte fiks 1 marsi.
Në këtë datë të veçantë, lidhja Venus-Jupiter në Dash do të sjellë rritjen e shpejtë të marrëdhënieve. Megjithëse Venusi, planeti i dashurisë, romancës dhe martesës, zakonisht përballet me më shumë sfida te Dashi, mbështetja nga Jupiteri, planeti i rritjes, zgjerimit dhe bollëkut , do të zbusë disa nga problemet që mund të përjetojë planeti i ushqyer nga dashuria.
Meqenëse kjo lidhje do të ndodhë në shenjën e zjarrit të orientuar drejt veprimit, kjo e bën një kohë perfekte për të vepruar shpejt. Ndoshta një martesë e shpejtë në gjendje civile? Nëse nuk keni ndërmend të fejoheni kaq shpejt, të paktën dëgjoni yjet dhe organizoni një darkë romantike ose sigurohuni të jeni së bashku në 1 mars.