Dikush mund te perpiqet te hape thashetheme per ju ! Beni kujdes!/ Horoskopi për ditën e mërkure, 22 shkurt 2023

Dashi. Është e rëndësishme të përfitoni nga ndihma që ju ofrohet. Mos lejoni krenarinë të futet në mes të mundësisë për të përifutar para, për të marrë këshilla, apo për të aplikuar për një projekt. Nëse doni të ecni përpara me arsimimin tuaj, aplikoni për bursa. Vërtet do t?ju duhet të plotësoni një sërë shkresash, por përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Një i afrëm do t?ju ofrojë para hua për të blerë pajisje të reja për shtëpinë. Pranoni ndihmën. Mjaft me kokëfortësinë dhe sjelljet e pavarura.




Demi. Ndiheni si të lënë mënjanë. Edhe pse ju pëlqen romanca, askush nuk ju shikon si partner serioz. Ndoshta sepse i keni lënë në hije aftësitë tuaja më tërheqëse. Bëni disa përpjekje për të treguar maksimumin tuaj për sa i përket pamjes. Nëse nuk dini nga t?ia filloni kërkoni ndihmën e një peshoreje elegante ose peshqve. Nëse jeni në një marrëdhënie, planifikoni një mbrëmje intime së bashku.

Binjakët. Mos u kapni shumë fort pas një situate. E vetmja gjë e pashmangshme në jetë është ndryshimi. Nëse dikush largohet prej jush, ose një pune po i afrohet fundi, pranojeni me mirënjohje. Një mundësi e mirë do të vijë shumë shpejt. Të bëni një udhëtim të shkurtër mund të jetë e dobishme. Një ndryshim skenari do t?ju bëjë të vetëdijshëm për problemet që keni dhe ato që keni lënë në hije. Mund të nisni një start të ri. Më e mira ju pret.

Gaforrja. Në vend që të zgjidhni shpejt e shpejt një situatë, duhet të gjeni një zgjidhje të përhershme dhe më produktive. Puna juaj e vështirë dhe përkujdesja do të shpërblehen. Aktualisht duket sikur askush nuk i vlerëson përpjekjet tuaja. Kjo nuk është rastësi. Të tjerët janë të zënë me punët e tyre në vend që të shohin një foto. Mund t?ju lëvizin edhe nga vendi i punës. Mos bini viktimë e dëshpërimit.




Luani. Është koha të hiqni disa detyra nga vetja. Jeni duke u përpjekur të bëni maksimumin me burime të kufizuara. Delegojini punët tek vartësit, bashkëpunëtorët dhe kolegët. Nuk ka arsye pse duhet të keni një ngarkesë monumentale mbi shpatulla. Rezistojini tundimit për të gjetur një punë më të rehatshme. Do ta gjeni së shpejti mundësinë.

Virgjëresha. Mjaft u shqetësuat për paratë. Ju keni mjaftueshëm për të të jetuar. Në vend që të foksuoheni tek mungesat, fokusohuni tek ato që keni. Numëroni ato që keni dhe ndihuni mirënjohës çdo ditë. Pasuritë financiare nuk vlejnë kurrë sa optimizmi.

Peshorja. Rezistojini tundimit dhe lëreni pas dore një punë që nuk është e pastër. Mund të shkaktoni viktima të pafajshme. Më mirë shikoni për diçka tjetër. Çdo gjë e bërë mirë përfshin edhe sakrificën brenda.




Akrepi. Po përpiqeni t?i qëndroni sa më larg punës për të shmangur një koleg që s?ju pëlqen. Në ven që të shpenzoni lejet  të cilat janë aq të vlefshme, më mirë dilni pas pune për të kaluar këndshëm. Këto gjëra do t?ua largojnë mendjen që atje. Mbani gati një CV. Mos u çudisni kur mundësia t?ju trokasë së shpejti.

Shigjetari. Mos mendoni se po flini mbi dafina. Suksesi juaj varet nga të tjerët. Nëse një fat i papritur ju ka trokitur kohët e fundit, bëni një bamriësi. Duke i ndarë kafshatat tuaj, ato shtohen. Do të përfitoni shumë më shumë se të tregoheni egoist.

Bricjapi. Edhe pse ju dhemb, është koha të ktheheni në punë. Të bëni maksimumin për të mos dështuar. Nëse shihni dikë duke bërë gabime ,tregohuni i butë me të. Ofertat për një punësim të ri do të vijnë së shpejti. Keni aftësi të mira manaxheriale.

Ujori. Për të ecur përpara, duhet të paguani detyrimet tuaja. Rezistojini tundimit për t?u ankuar. Çdo gjë që ka fillim, ka edhe fund. Përvoja ka treguar se ata që kanë poste nepotizmi dështojnë shpejt. Trajtojeni çdo punë si përvojë mësimi.




Peshqit. Mos lërni një mundësi pune t?ju humbasë për shkak se jeni të ndrojtur dhe frikësuar. Mjaft u shqetësuat nëse keni talentin apo aftësinë e duhur. Njerëzit i mësojnë gjërat rrugës. Edhe mund t?ja lejoni vetes ndonjë gabim.

Author: horoscope