Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Peshqve, një nga shenjat më romantike të zodiakut.
E duke qenë se këto ditë kemi folur vazhdimisht për ta sot do t’ju zbulojmë se kush arrin t’ua rrëmbejë zemrën, as më pak e as më shumë se Peshorja. Peshorja e drejtuar nga Venusi është shenja e partneritetit, ndërsa Peshqit ëndërrimtarë, të sunduar nga Neptuni, janë një shenjë e fantazisë dhe krijimtarisë. Kur këto dy shenja bashkohen, mund të krijojnë llojin e marrëdhënies përrallore që të dyja kanë dashur gjithmonë.
Një marrëdhënie midis Peshores dhe shenjës së Peshqve është është romantike, sensuale dhe emocionale. Të dyja shenjat ndajnë një dashuri të thellë për bukurinë, artin, muzikën dhe kujdesin për të tjerët. Peshorja dhe Peshqit bëjnë një kombinim ideal sepse të dyve u pëlqen të dashurohen. Ata bien kokë e këmbë në dashuri në shikim të parë, kërcejnë shumë shpejt në marrëdhënie dhe kanë tendencën ta bëjnë partnerin të gjithë botën e tyre.
Megjithatëështë e rëndësishme që të dyja të vendosin kufij ose përndryshe ata mund të humbasin ndjenjën e tyre individuale të identitetit brenda marrëdhënies. Sipas astrologëvetë dy këto shenja duhet të konfrontohen shpesh me veten për t’u siguruar që ata janë vërtet të përmbushur nga personi tjetër dhe se nuk janë thjesht të dashuruar me ndjenjën e të qenit i lidhur.