Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, që ka sjellë një situatë shumë të tensionuar. Vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë, por kjo provë ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit.
Luizi nuk e ka duruar dot injorimin e Kiarës dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën. Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty.
Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo t’i fliste.
Armaldo gjithashtu i është bashkuar veprimit të Luizit ndërsa Olta ka shkuar të shpëtojë Kiarën. Olta i ka bërë presion Luizit duke i thyer cigaret dhe në këtë moment ai është nervozuar.
“S’ke punë me sendet personale, presion me cigare ti s’ke b*thë të bësh”, i tha Luizi Oltës.