Dashuria është e bukur, përmbushëse, por edhe sfiduese. Në situata të ndryshme, e gjejmë veten duke kërkuar këshilla dhe ju e dini, ne në Anabel, nuk i kursejmë kurrë. Më poshtë, 10 këshilla që i bëjnë shumë mirë çdo lidhjeje:
Të ndihesh sikur lidhja është bërë monotone është normale dhe një shenjë që duhet të përkushtohesh më tepër
Është mëse okay të flesh me nerva, pas një sherri me partnerin/en, nuk ka rëndësi çfarë të thotë TikTok-u
Vendose veten edhe në vendin e personit tjetër
Përballu me sifdat në çdo aspekt, edhe në atë seksual
Mësohu me faktin që ndryshimet janë të pashmangshme
Shpenzoni kohë edhe larg njëri-tjetrit
Nëse hasesh me pakënaqësi familjare, mundohu t’i zgjidhësh në mënyrën e duhur
Shumë shpesh, bëni gjëra të reja
Mos harro të shprehësh mirënjohje ndaj gjesteve të vogla
Është mëse normale të kesh dyshime mbi marrëdhënien tënde; e rëndësishme është që të mos dominojnë lidhjen.
v