Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP” ka nisur me një njoftim. Arbana ka bërë të ditur se 6 banorë të rinj do të bëhen pjesë e shtëpisë më të fashme në Shqipëri.
“Mund të mendoni se pjesa më e madhe e rrugëtimit ka ikur, por nuk është kështu. Sonte 6 banorë të rinj do futen në shtëpi”, tha Arbana.
“6? Ne nuk iu mësojmë dot as emrat për 1 muaj që na ka mbetur”, i tha Olta.
Kujtojmë se në rrjet është përfolur emri i Antonetës, i Shqipes dhe i Elvis Pupës.