Luani me shume para, Akrepi me mundesi te reja/ Susan Miller paralajmeron keto 5 shenja per muajin MARS

LUANI

Perspektiva për shpërblime të jashtëzakonshme financiare në mars është e shkëlqyer. Do të shihni prova për këtë sapo të mbërrijë Hëna e re, më 2 mars dhe ditët e shumta që pasojnë. Paratë që shihni mund të vijnë si një kredi bankare, një miratim për një hipotekë të madhe, një sponsorizim etj. Paratë mund t’ju vijnë si komision, paradhënie në para, honorare, bonus ose një zgjidhje gjyqësore financiare që vendoset në favorin tuaj. Mund të marrë formën e një tarife për një projekt që do ta keni me një tjetër, si për shembull një agjent, partner shkrimi ose partner biznesi. Përndryshe, mund të vijnë si një dhuratë bujare, çmim, bursë ose trashëgimi. Ka kaq shumë mënyra se si paratë mund ta gjejnë rrugën për në derën tuaj.

Kini parasysh se Hëna e re nuk funksionon vetëm për një ditë, por sjell mundësi për gjashtë muaj ose më shumë. Nuk e keni parë më parë këtë lloj ndihme financiare në këtë nivel. Paratë që merrni nuk do të vijnë si pagë e rregullt, ato do t’ju vijnë në mënyra të tjera – dhe do të jenë të konsiderueshme.

5 marsi do të sjellë ditën më me fat të vitit, duke treguar ardhjen e parave të gatshme ose një dhuratë të vlefshme. Nëse jeni duke shpresuar për një përparim të madh, atëherë bëni një prezantim të mirë.

Theksi i muajit te lajmet e mira financiare do të arrijë kulmin brenda pesë ditëve nga Hëna e plotë, 18 mars. Përsëri, lajmet janë optimiste dhe ndoshta emocionuese dhe një mik duket se është i dobishëm në fatin e mirë financiar.

Karriera do të ecë mjaft mirë edhe këto ditë. Si Luan, jeni një shpirt krijues dhe i qaseni situatave gjithmonë me metoda të këndshme dhe jo të zakonta. Këtë muaj do të shpërbleheni për mendimet. Reputacioni në industrinë tuaj është gati të ngrihet në lartësi të reja.

Në dashuri, nëse jeni të lidhur seriozisht me dikë ose jeni të martuar, do të afroheni më shumë. Fundjavën e 5-6 marsit mundohuni të organizoni diçka. Planifikoni një darkë festive jashtë, ose largohuni në një mjedis piktoresk aty pranë.

Nëse nuk jeni të lidhur, dikush me të cilin po punoni profesionalisht, si agjent, menaxher, publicist, kontabilist ose avokat, ka të ngjarë të sjellë lajme të jashtëzakonshme për një mundësi që nuk e kishit menduar kurrë se do t’ju ofrohej.

Çështja është se tani është koha e shpërblimit për çdo investim që keni bërë.

Ju i meritoni të gjithë të mirat që po ju vijnë – keni punuar për këto ditë. Ky do të jetë një vit emocionues për ju. Bëhuni gati!

VIRGJERESHA

Partneri do t’ju japë të gjithë motivimin që ju nevojitet për t’u entuziazmuar për muajt e ardhshëm dhe ndoshta edhe për vitet në vazhdim. Aktualisht keni aspektet më të mira të martesës në krahasim me çdo shenjë tjetër të zodiakut. Ky parashikim i artë do të jetë në fuqi deri më 10 maj dhe më pas do të kthehet nga fundi i tetorit deri më 20 dhjetor, falë vizitës së Jupiterit te Peshqit. Dhjetori do të jetë muaji juaj më i mirë. Nëse jeni beqar dhe të përkushtuar në lidhje me personin me të cilin po dilni, tani mund të fejoheni dhe të filloni të planifikoni martesën.

Nëse tashmë jeni të martuar, do të filloni të shihni se partneri po ecën jashtëzakonisht mirë në punë dhe do të përparojë financiarisht. Së shpejti do të vini re se është i mbushur me një ndjenjë optimizmi që mund të mos e keni parë muajt e fundit. Nëse jeni ndjerë në harresë kohët e fundit, të paaftë për të ecur përpara në asnjë nga ëndrrat që kishit diskutuar bashkë, Hëna e re e 2 marsit mund t’ju sjellë një arsye për t’iu rikthyer qëllimit dhe për të punuar së bashku. Hëna e re e 2 marsit do të fillojë këtë trend të fuqishëm që do të vazhdojë në ditët, javët dhe muajt në vijim. Kjo është një nga Hënat e reja më të mira dhe më të lumtura të vitit 2023.

Ky trend nuk duhet të drejtohet drejt martesës dhe romancës. Ju mund ta përdorni këtë energji për të krijuar një shoqatë biznesi. Për shembull, mund të jeni gati të nënshkruani me një agjent të ri, publicist, kontabilist, avokat, partner biznesi, planifikues dasmash, stilist veshjesh, trajner karriere, avokat ose një ekspert tjetër, ekspertiza e të cilit do t’ju ndihmojë të arrini më lehtë qëllimet tuaja. Nëse kjo është mënyra se si ju funksionon ky muaj – domethënë të bashkoni forcat me një person – treguesit janë se do të jeni të kënaqur me performancën e këtij personi. Bashkimi i të dyve ka të ngjarë të rezultojë shumë fitimprurës.

Teksa Hëna e re e 2 marsit do t’ju përqendrojë drejt një ose më shumë partnerëve, në Hënën e plotë të 18 marsit në Virgjëreshë, vëmendja do të shkojë te dëshirat tuaja me rëndësi të madhe që do të arrijnë kulmin në këtë kohë.

Kjo Hënë e plotë e 18 marsit do t’ju sjellë shumë shpresa për një të ardhme më të lumtur. Do të keni kaq shumë gjëra emocionuese për të shijuar, saqë nuk do të lejoni asgjë, madje as pandeminë, t’ju shkatërrojë. Dëgjoni shkencëtarët dhe autoritetet mjekësore, bëni çfarë ju rekomandojnë dhe ecni përpara me të ardhmen e shkëlqyer.

Në këtë Hënë të plotë, më 18 mars, Urani do t’i dërgojë një sinjal sundimtarit tuaj Mërkurit, duke sjellë mundësinë e një udhëtimi, ndoshta të organizuar në mënyrë spontane. Jepini Hënës së plotë pesë ditë kohë për të dhënë mesazhin e saj. Ose lajmet mund të përfshijnë një detyrë mediatike, informacion fatlum në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në kolegj ose shkollë pasuniversitare, ose një çështje ligjore.

Jeta e përditshme e punës do të jetë e ngarkuar, por mund të mos keni problem sepse duket se ju pëlqen shumë puna. Nëse jeni të vetëpunësuar, klientët ose bashkëpunëtorët do të vijnë dhe biznesi do të jetë i shpejtë. Nëse punoni për të tjerët, do të dëshmoni shpejt se jeni të domosdoshëm – puna juaj e palodhur do të shpërblehet dhe një promovim mund t’ju ofrohet në fund të majit.

Puna e vështirë mund të ketë një tjetër bonus të paqëllimshëm – dashuritë e reja. Jini të hapur ndaj mundësive, sepse kur Afërdita dhe Marsi janë bashkë, detyra e tyre është të ndezin shkëndijat e dashurisë së parë. Kjo mund të jetë interesante dhe fillimi i diçkaje të re.

PESHORJA

Shumë emocione po lindin në sektorin e punës dhe me katër trupa qiellorë te Peshqit, do të jetë ndjenja juaj e rafinuar e stilit dhe krijimtaria e të menduarit që punëdhënësit do të vlerësojnë më shumë. Jupiteri do të jetë në lidhje me Diellin dhe Hënën e re më 2 mars, kështu që oferta për të punuar në diçka të këndshme dhe të re ka të ngjarë të ndodhë shpejt, brenda dy javëve të para të marsit. Jupiteri jo vetëm që sjell mundësi, por edhe përfitime financiare. Më e mira nga të gjitha, puna do t’i përshtatet talenteve, do të përveshni mëngët dhe do t’ia dilni me entuziazëm dhe më vonë do të jeni krenarë për rezultatet.

Me Uranin kaq aktiv dhe miqësor në Hënën e re, më 2 mars, një ofertë mund të jetë e paqartë dhe do të habiteni shumë. Hëna sundon shtëpinë e dhjetë diellore të profesionit, kështu që nëse i jepni këtij projekti gjithçka nga vetja, mund ta gjeni veten në radhë për një promovim.

Një tjetër bonus do të vijë me këtë Hënë të re të 2 marsit – shëndet më i mirë.. Jupiteri, planeti i madh i shërimeve dhe lumturisë, tani në shtëpinë e gjashtë, do të sjellë fat dhe përparime për detyrat e punës dhe do t’ju drejtojë drejt hapave që duhet të ndërmerrni për të qëndruar të shëndetshëm. Këtë vit mund ta përmirësoni shëndetin me hapa të mëdhenj, thjesht duke ndërmarrë hapa të vegjël për të ndryshuar disa nga zakonet tuaja.

Nevoja juaj për privatësi do të jetë e dukshme në Hënën e plotë, më 18 mars.

Në mënyrë romantike, më 6 mars, Afërdita, sundimtari juaj dhe Marsi do të bëjnë një takim të rrallë në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Kjo lidhje mund t’ju ndihmojë nëse jeni beqar, sepse mund të takoni papritur një interes të ri romantik. Marsi dhe Afërdita do të jenë afër gjatë gjithë muajit – kjo është e pazakontë – kështu që do të ndjeni shkëlqimin e tyre për javë të tëra. Ka mjaft kohë për të dalë dhe për t’u shoqëruar.

Nëse jeni duke dalë seriozisht me dikë, Afërdita dhe Marsi do t’ju afrojnë më shumë. Kjo fundjavë e 5-6 marsit është sigurisht një fundjavë magjepsëse. Nëse jeni të martuar, do të përjetoni emocione në jetën reale.

AKREPI

Çfarë muaji të lavdishëm keni para! Marsi është i përshtatur për ju, sepse do të përqendrohet në jetën personale dhe do të ndihmojë për ta pasuruar atë me emocione të thella dashurie. Hëna e re e 2 marsit do të fillojë të hapë derën për dashurinë romantike pasi Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, është tani në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Jupiteri do të qëndrojë në këtë pjesë të grafikut deri më 10 maj.

Shanset për të takuar dikë të ri në 2023 do të jenë të shkëlqyera. Jini optimistë – ju keni shumë planetë që zhvendosetn te Peshqit, shtëpinë tuaj të dashurisë, duke mbështetur shenjën tuaj. Peshqit janë një shenjë uji ashtu si ju. Nëse tashmë jeni të dashuruar dhe po dilni me dikë të veçantë, do të afroheni më shumë. Nëse jeni të martuar ose në një lidhje afatgjatë, mund të bëhemi me një fëmijë këtë vit.

Jupiteri do të bashkohet me Diellin të shtunën më 5 mars dhe do t’ju sjellë ditën më me fat të vitit. Ky vit shënon herën e parë në më shumë se një dekadë që Dielli dhe Jupiteri takohen në shenjën e Peshqve, një vend i përsosur për të lejuar Jupiterin t’ju bëjë vërtet të lumtur.

Në këtë muaj të lavdishëm, sundimtari juaj dytësor, Marsi, do të bashkohet me Afërditën, një aspekt tjetër i rrallë, duke shtuar një arsye tjetër për të adhuruar marsin. Afërdita dhe Marsi mund t’ju shtyjnë të bëni një udhëtim të shpejtë romantik gjatë fundjavës 5-6 mars.

Nëse ditëlindja ju bie më 19 nëntor, plus ose minus pesë ditë, do të jeni veçanërisht mirë për të shijuar Hënën e plotë të 18 marsit. E njëjta gjë është e vërtetë nëse keni Akrepin si ashendent ose Hënën në Akrep. Keni një planet te Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Demi, Virgjëresha apo Bricjapi? Nëse po, priten lajme të mira për ju.

Muajin e ardhshëm do të vazhdojë trendi i fortë i dashurisë, romancës dhe shoqërive. Parfumi në ajër që do të ndjeni në mars do të qëndrojë në mënyrë të këndshme për ca kohë. Nëse për ju është e rëndësishme të keni një romancë të vërtetë, dilni në mars dhe planifikoni ta bëni këtë në prill dhe një pjesë të majit gjithashtu. Ju jeni kaq të favorizuar nga universi. Çdo javë mund t’ju japë mundësinë për të gjetur dashurinë e vërtetë. Nëse doni të rindizni dashurinë, kjo është gjithashtu e mundur. Është koha juaj, i dashur Akrep!

SHIGJETARI

Zemrën do ta keni te shtëpia dhe familja dhe nëse ju duhet të lëvizni ose ndryshoni shtëpinë në ndonjë mënyrë, keni muajin ideal për të gjetur zgjidhje dhe për të lëvizur. Hëna e re te Peshqit mbërriti më 2 mars dhe do të sjellë një shpërthim energjie – do t’ju ndihmojë për të gjetur zgjidhjet më të mira. Ky është një muaj shumë i fortë dhe vezullues për ju, sepse Jupiteri, dhuratëdhënësi që zgjeron gjithçka që prek, së fundmi ka hyrë në shtëpinë e katërt të shtëpisë për të qëndruar deri më 10 maj.

Kur bëhet fjalë për ndonjë çështje që lidhet me shtëpinë, familjen, pasurinë e paluajtshme ose njerëzit që punësoni për t’ju ndihmuar me çështjet që lidhen me shtëpinë, do të jeni me fat. Ky është muaji për të filluar procesin e kërkimit të shtëpisë ose apartamentit të ri të duhur, zgjerimin e shtëpisë ose gjetjen e kontraktorit të duhur ose mobiljeve më të bukura për të kompletuar dhomën. Mund të porosisni mobilje, të lyeni të gjitha dhomat ose të zbukuroni tokën që rrethon shtëpinë.

Nëse keni qenë të shqetësuar për shëndetin ose mirëqenien e një prindi, kjo Hënë e re e 2 marsit do t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje. Jo vetëm që mund të gjeni zgjidhje për një prind ose një anëtar tjetër të familjes, por mund të drejtoheni edhe tek ata për t’ju mbështetur. Për shembull, nëse jeni duke blerë një shtëpi dhe keni nevojë për para shtesë për të bërë depozitën, kërkoni hua nga prindërit.

Marsi ka qenë duke vizituar sektorin e të ardhurave, kështu që duket se muajin e kaluar keni shpenzuar më shumë para se zakonisht. Ekziston mundësia që ju të zgjidhni të ndihmoni financiarisht një nga prindërit. Pas datës 6 mars, shpenzimet do të bien ndjeshëm.

Më 6 mars, Marsi dhe Afërdita do të kalojnë në sektorin e komunikimit, një zonë në të cilën ka të ngjarë të keni qenë të përqendruar gjatë vitit të kaluar. Kjo lidhje e rrallë dhe e veçantë shpesh sugjeron që paratë mund të mbërrijnë në fillim të muajit, afër datës 6 mars, pikërisht kur ju nevojiten më së shumti. Ju do të mendoni për projektin e komunikimit (një dorëshkrim për një libër, skenar, podcast, aplikacion etj) gjatë gjithë marsit dhe në gjysmën e parë të prillit.

Hëna e plotë te Virgjëresha më 18 mars, që do të ndikojë për plus pesë ditë në vijim, do të sjellë lajme madhështore për çështje profesionale. Ky do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të vitit për interesat e karrierës. Përpos kësaj, më 17 mars, Urani do të kontaktojë Mërkurin, planetin që drejton sektorin tuaj prestigjioz të karrierës. Gjithçka që vjen do të jetë e papritur dhe emocionuese.

Muaji përfundon me një Hënë të re te Dashi, 31 mars (ose 1 prill, në varësi të vendit ku jetoni) dhe kjo do të ndezë fishekzjarret e dashurisë. Beqarë apo të lidhur, ju presin një sërë episodesh të lumtura përsa i përket dashurisë apo fëmijëve. Kreativiteti do të rritet gjithashtu. Çfarë muaji!

BRICJAPI

Ky do të jetë një muaj i mrekullueshëm ose për të filluar një projekt komunikimi ose për të debutuar një projekt të përfunduar në këtë fushë. Mund të jeni gati të filloni punën për një skenar, një roman, një dokumentar, podcast ose një aplikacion të ri, ose të prezantoni softuer të ri. Ky muaj është një nga më të mirët e vitit 2023 , sepse ka Hënën fantastike të 2 marsit ku Jupiteri do të jetë në kontakt me Diellin dhe Hënën. Një Hënë e re ka një ndikim të gjatë, duke ju prekur për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

Si rezultat i Hënës së re, më 2 mars, mund të keni marrë dritën jeshile për të nisur një projekt të rëndësishëm ose të keni qenë gati për të hedhur një projekt në treg. Nëse punoni për të tjerët, mund t’ia paraqisni projektin përfunduar shefit ose agjentit tani afër. Në fakt, mund të keni parë një fluks të madh parash më 4 ose 5 mars. Dielli për ju rregullon komisionet dhe të ardhurat e tjera të bazuara në performancë, si dhe të ardhurat që ju vijnë jashtë performancës, si p.sh. zgjidhje gjyqësore në favorin tuaj, një trashëgimi ose një lloj çmimi. Jupiteri zgjeron gjithçka që prek.

5 marsi konsiderohet si dita më me fat e vitit. Më pëlqen që kjo datë bie pas Hënës së re – të gjitha aspektet kanë nevojë për efektin përforcues të një Hëne të re. Shikoni se çfarë do të ndodhë deri të hënën, 7 mars. Kur të mbërrijnë lajmet, do të jetë një surprizë e plotë.

Në fakt, elementi i befasisë do të vazhdojë gjatë gjithë muajit, kështu që çfarëdo që supozoni se do të ndodhë nuk do të ndodhë, por diçka shumë më e mirë do të vijë.

Hëna e re e 2 marsit do të jetë një nga më të fuqishmet dhe fatlumet e vitit, sepse do të hapë një portë mundësish në ditët, javët dhe muajt në vijim. Përfitoni nga gjithçka që parashikon kjo Hënë e re, sepse një Hënë e re në shenjën e Peshqve e lidhur me Jupiterin nuk do të vijë më këtë dekadë.

Për të përdorur aspektet verbuese të këtij muaji në avantazhin tuaj, mund të dëshironi të bashkoheni me një platformë të re të rrjeteve sociale, sepse nëse e bëni këtë, do të ekspozoheni ndaj njerëzve të rinj dhe ideve të reja.

Në këtë muaj të jashtëzakonshëm, mund të udhëtoni pak, afër dhe larg. 2 marsi dhe ditët në vijim mund t’ju sjellin një ose më shumë udhëtime të shkurtra.

Duket se po shpenzoni mjaft para këto ditë, por mund të jetë për shkak të ndryshimeve të ardhshme për shkak të vendbanimit. Hëna e re e ardhshme e 31 marsit (ose 1 prillit, në varësi të zonës ku jetoni) do të hapë një shans për të gjetur një hapësirë të re të bukur nëse dëshironi të lëvizni ose t’ju lejojë të mobiloni ambientet aktuale të banimit. Prilli do të ketë një sërë aspektesh të arta dhe megjithëse do të jetë e vështirë të përputhen me ato të marsit, secila prej tyre do të jetë emocionuese.

UJORI

Më 6 mars, Marsi do të hyjë në Ujor për herë të parë pas dy vitesh, një privilegj i mrekullueshëm, sepse Marsi do t’ju vendosë përpara dhe në qendër, gati për të udhëhequr të tjerët. Njerëz të rëndësishëm kanë më shumë gjasa të mbështesin idetë dhe propozimet tuaja, sepse nuk do të pranoni “jo” për përgjigje. Do t’i bëni të tjerët të duan t’ju ndjekin pavarësisht se ku shkoni.

Ardhja e Marsit te Ujori sinjalizon se po filloni një cikël të ri, energjik, kështu që veprimet që do të ndërmerrni dhe marrëdhëniet që filloni ose angazhoheni do të favorizohen. Kjo është një periudhë e rëndësishme për ju që vjen çdo dy vjet dhe do të vazhdojë deri më 14 prill.

Në të njëjtën ditë që Marsi do të hyjë në Ujor, edhe Afërdita do të hyjë në Ujor dhe këta dy planetë do të ndikojnë te dashuria. Nëse jeni beqar, kjo është një nga kohët më të mira të mundshme për të ndezur kiminë e duhur mes jush dhe dikujt. Nëse dëshironi një marrëdhënie të vërtetë, këta planetë mund të veprojnë si engjëj mbrojtës.

Nëse jeni duke dalë seriozisht me dikë, ose jeni të martuar, Afërdita dhe Marsi në shenjën tuaj do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës, do të merrni më shumë vëmendje dhe do të jeni më të vlerësuar për gjithçka që jeni. Rrallëherë keni parë vlerësime si këtë muaj.

Në këtë muaj të lavdishëm, do të vijnë më shumë përfitime. Do të jeni në një pozicion të shkëlqyer për të fituar mjaft para. Nuk ka rëndësi nëse jeni të vetëpunësuar ose punoni për të tjerët – të gjithë Ujorët do të shohin ndryshime pozitive në llogaritë bankare. Hëna e re më 2 mars do ta vendosë këtë trend në lëvizje në ditët, javët dhe muajt në vijim.

Jupiteri do të jetë në lidhje me Diellin dhe Dielli do të sundojë shtëpinë e partneritetit. Duket se një pjesë e suksesit do të vijë përmes një ndërmjetësi, si për shembull një agjent, menaxher, avokat ose një person tjetër i tillë. Nëse jeni të martuar, ose nëse keni një partner biznesi, ka mundësi që partneri t’ia dalë shumë mirë dhe si rezultat të përfitoni të dy.

Ritmi i jetës në vendin e punës do të jetë i shpejtë dhe do t’ju sjellë dobi ta përqendroni gjithë vëmendjen në çfarë duhet bërë për projektet aktuale, pasi mundësia për të fituar para të konsiderueshme do të jetë jashtëzakonisht e fortë.

Me siguri nuk keni parë kurrë një muaj si ky!

PESHQIT

Nga të gjitha shenjat, ju do të jeni mbretëria sunduese e zodiakut këtë periudhë, sepse e keni Jupiterin të gjithë për vete. Jupiteri është planeti i fatit që kërkon 12 vjet që të rrotullohet rreth Diellit dhe të vizitojë secilën nga 12 yjësitë për afërsisht një vit. Kjo është arsyeja pse ky vit dhe marsi në veçanti, do të jenë kaq të jashtëzakonshëm.

Jupiteri ishte sundimtari juaj i lashtë dhe Neptuni, që kur u zbulua në 1846, është sundimtari juaj modern. Sot, astrologët shohin të dy planetët kur shohin se çfarë mund të ndodhë me ju. Të dy planetët janë duke lëvizur te Peshqit, gjë që forcon forcën e tyre dhe i vendos në një pozicion të përsosur për t’ju ndihmuar.

Jupiteri dhe Neptuni do të bëjnë një lidhje të saktë muajin e ardhshëm, më 12 prill, por tashmë janë mjaft afër në Hënën e re te Peshqit, 2 mars. Puna e Jupiterit është t’ju shohë të lumtur dhe ai nuk kërkon asgjë në këmbim.

Këtë muaj, një dëshirë një nga e cila mund të keni hequr dorë mund të realizohet. Mos harroni kurrë se Jupiteri është planeti i fatit të mirë, rritjes financiare, zgjerimit dhe lumturisë, por Jupiteri është gjithashtu planeti i mrekullive.

A ju binda që ta merrni seriozisht marsin dhe prillin? Ky është muaji i ditëlindjes dhe një muaj me shpërblim të madh. Mund të jetë muaji më i mirë i ditëlindjes që keni përjetuar ndonjëherë.

Me Jupiterin te Peshqit, nëse jeni beqarë, së shpejti mund të takoni dashurinë, ndaj jini optimistë. Nëse nuk është romanca ajo që ju mbush zemrën, mund të ketë të bëjë me një fëmijë të porsalindur ose me fëmijët që keni tani.

Marsi do të jetë në Ujor nga 6 marsi deri më 14 prill, kështu që gjatë kësaj kohe, mund të dëshironi më shumë privatësi se zakonisht. Marsi në Ujor është një vend i mrekullueshëm për të gjetur dashurinë, kështu që bindni miqtë që të organizojnë një takim me dikë që njohin. Nëse jeni të lidhur, do të doni të kaloni kohë romantike me partnerin/en. Ky muaj do të ishte një muaj vezullues për t’u fejuar ose martuar.

Nëse jeni të martuar, partneri/ja mund të ketë një lajm befasues për ju. Krijimi i një rrethi të ngrohtë dhe të dashur familjar do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm tani dhe në muajt në vijim në vitin 2023.

Karriera po ecën mirë, për t’u patur zili, ndaj është koha që ta ktheni vëmendjen te jeta private, me besim se nuk do të humbni asnjë moment profesional gjithsesi.

Të gjitha synimet këtë muaj ka të ngjarë të japin rezultate të shkëlqyera, duke ju lënë të ndiheni të përmbushur në një mënyrë që kurrë nuk e keni menduar. Këtë vit, bota është e juaja kështu që shijojeni.

Author: horoscope