Peshqit femër ? Ja përkujdes i duhur për të shkëlqyer gjithmonë

Për femrat e shenjës se peshqve, pamja është thjesht një nga mënyrat për te joshur. Ato i urrejnë veshjet dhe makijazhin qe bien shume ne sy dhe dine te jene sharmante ne çdo moment.




Stili qe ju përshtatet me shume

Femrat e shenjës se peshqve i studiojnë me maturi tendencat dhe zgjedhin ato qe iu pëlqejnë sipas intuitës. Ato krijojnë gjithmonë një stil te vetin qe ju përshtatet për mrekulli. Ngjyrat qe ju shkojnë me shume janë: bluja, jeshilja pastel, e verdha dhe portokallia. Fustanet e rregullt, bluzat me golfe apo jaka te varura dhe aksesoret ultra femërore duhet te mbizotërojnë ne dollapët e tyre. Këto femra duan te bëjnë zgjedhjet me te mira sidomos për t’iu pëlqyer partnereve e madje mund te guxojnë edhe veshje seksi.




Makijazhi

Për t’u dukur perfekte femrat e shenjës se peshqve duhet te zgjedhin një krem hidratues me ngjyre dhe jo një te zakonshëm. Ne këtë mënyrë mund te shmangin pudrën. Një here ne jave është mire qe ato te përdorin edhe maska remineralizuese. Tonet e syve qe ju shkojnë me tepër janë ato me ngjyre: pastel (bezhe, gri) dhe akuatike (blu e çelët, jeshile e mbyllur). Buzëkuqet pastel me xixa janë ata qe ju përshtaten me shume.




Parfumi

Parfumet me te përshtatshëm për femrat e shenjës se peshqve janë ato qe nxitin ëndrrat, butësinë, sensualitetin, butësinë, freskinë, romantizmin dhe ndonjëherë edhe ekzotizmin. Fragrancat me përzierje notash akuatike dhe orientale janë me te mirat.



Author: horoscope