‘Turp të të vijë, ai bëhet copash për ty’, Olta i kthehet, Kiara: Fajin e ka ky

Olta i ka thënë Kiarës se duhet t’i vijë turp që nuk u përkujdes për Luizin kur ai nuk ndihej mirë. Mes vajzave pati një debat ku prezent ishte dhe Luizi. Ky i fundit i doli në krah Kiarës duke u shprehur se Olta po e shfrytëzon këtë moment për lojë. Kurse Kiara nga ana tjetër ia la fajin Luizit që lejon Oltën t’i flasë asaj kështu.




Pjesë nga debati:

Olta: Ty po të vjen turp nga vetja jote




Kiara: Mua po më vjen turp nga vetja?

Olta: Po dhe duhet të të vijë turp sepse indiferenca që ke treguar ti dje është për të ardhur turp. Ja bëre këtij çuni që bëhet copash për ty.

Kiara: E ka fajin ky që të lejon ty të arrish në këtë pikë




Olta: Mua s’ma mbyll gojën asnjeri

Kiara: Turp të kesh ti nuk ma thua dot

Olta: Nuk është faji im që dole një njeri i ftohtë




Kiara: S’ke punë të ndërhysh mes meje dhe këtij

Olta: Me mua mos u kap. Ke kohë të ndryshosh

Kiara: Unë nuk ndryshoj të më duan kështu siç jam. Nuk kam ndryshuar që nga dita parë e deri më tani. Ti ke qenë ajo që ke bërë dredhira.




Olta: Pra sipas teje gjithë përkujdesjen që bëra dje e bëra për lojë

Luizi: Turp të kesh ti që e shfrytëzon gjithçka për lojë

Olta: Po tërhiqem sepse e bëre shumë të shëmtuar bisedën




Author: horoscope