Që prej hyrjes së Lorenc Hasramës në “BBVA”, kanë qarkulluar thashetheme se ai dhe Keisi kanë qenë në një lidhje dashurie. Rreth këtyre zërave, ka reaguar jo dhe aq butë Sabiani, i cili përmes një postimi në Instastory u shpreh:
“O media k***va që e keni shpirtin më të zi se qymyri! Na i bëtë miqtë e shokët dashnorë. E nxirrni besëprem dhe atë djalin me këto lajme, se kemi (edhe) miqësi të përbashkët, o të paskrupullt”.
Thashethemet nisën sepse sapo hyri në shtëpi Lorenci, kamera fokusoi portretet e Keisit dhe Sabianit. Kështu, menjëherë njerëzit dhe portalet hamendësuan se Keisi dhe Lorenci kanë qenë të lidhur më parë. Por, pas aludimeve dhe reagimit të Sabianit, është mëse e qartë që fokusimi i kamerës te Keisi dhe Sabiani ka qenë rastësi dhe se s’ka më vend për supozime.