Nëse je romantik i pashpresë, ta gjetëm shenjën e horoskopit

Të gjithë e kemi brenda nesh potencialin për të gjetur dashurinë dhe një partner të mirë, por disa janë më të fiksuar me idenë “të duhurit”, më shumë se të tjerët.  Epo, nëse e mban veten për romantik të pashpresë, shanset që të ta gjejmë shenjën e horoskopit janë të mëdha.




1. Gaforrja

Kur bëhet fjalë për romancën, shenja e parë që na vjen ndërmend është Gaforrja. Kur njerëzit flasin rreth saj, një Gaforre mendon gjestet e bukura apo fjalët e ngrohta të dashurisë. Kjo shenjë ka një kujtesë të paparë për detajet dhe shpesh udhëhiqet nga ndjesitë dhe jo llogjika. S’ka shans që një Gaforre të mos mbajë mend përvjetoret, ditëlindjet apo puthjen e parë.




2. Luani

Luanët janë mbretërit e romancës.  Ndryshe nga disa shenja të tjera, një Luan do t’ja bërtasë gjithë botës që ka gjetur një partner ashtu siç e priste. Për ta shprehur tërheqjen e tyre ata nuk i kursejnë kutitë me çokollata apo dhuratat e shtrenjta.

3. Peshorja

Peshoret mund të japin gjithçka për partnerin e tyre. Nëse i përket kësaj shenje, e di mirë që e do të bukurën, harmoninë  dhe do se s’bën t’ja shprehësh këtë personit tjetër. Jeni shenja më pak egoiste e gjithë zodiakut kur është fjala për dashuri!




4. Peshqit

Bota e Peshqëve është e mbushur me romancë dhe ëndrra. Ti mund të ëndërrosh gjithë ditën dhe nuk ke frikë t’i thuash fantazitë e tua me zë të lartë. Kaq romantik i pashpresë je, sa herë herë e ke të vështirë të kthehesh me këmbë në tokë!



Author: horoscope