Duke qenë se shumica e njerëzve kanë përjetuar të paktën një lidhje toksike në jetë (nëse ju nuk e keni kaluar diçka të tillë, jepuni disa leksione të tjerëve), e mira është të bëhet “kujjdes” në zgjedhjen e partnerit për lidhjen e radhës.
Për një marrëdhënie të shëndoshë në çift janë shumë faktorë që ndikojnë, kryesisht personaliteti i secilit, që sipas shpjegimeve astrologjike lidhet me shenjën e horoskopit dhe është ndikues në toksicitetin e marrëdhënies (sigurisht, nuk janë fakte shkencore). Në këtë artikull kemi listuar disa nga çiftet më të paqëndrueshme për shkak të mospërputhjes që kanë këto shenja me njëra-tjetrën, duke u bazuar nga karakteristikat e personalitetit për secilën. Gjithsesi, mos u demoralizoni nëse sipas këtyre përshkrimeve nuk jeni të përshtatshëm me partnerin, komunikimi është çelësi i të gjithave dhe dashuria shkon përtej shenjës së horoskopit. 🙂
Për Dashin lidhja më toksike është me Demin
Mund të jenë miq shumë të mirë, por është një nga kombinimet më të këqija për të qenë çift. Nga njëra anë Dashi, që do të jetë i pari kudo dhe i pakonkurueshëm për çdo gjë dhe nga ana tjetër është Demi kokëfortë, që nuk toleron të kundërshtohet edhe nëse vetë e ka gabim. Bashkë janë çifti tipik “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë” sepse të dy japin këshilla dhe vërejtje, por asnjëri prej tyre nuk i pranon ato. Pasi ndahen, të dy e kanë të vështirë ta pranojnë “humbjen” dhe vazhdojnë t’i shkruajnë njëri-tjetrit për të paktën një vit kalendarik edhe pse gjithmonë përfundojnë duke u zënë. Më toksikë se kaq nuk bëhet.
Për Demin lidhja më toksike është me Binjakët
Nuk përputhen në asnjë gjë, sidomos kur bëhet fjalë për durim. Demi i merr gjërat shtruar, deri diku është i durueshëm, por ndihet gjithmonë nën presion nga Binjakët që duan t’ju shkojë çdo gjë sipas ritmit të tyre të vrullshëm sepse kanë nevojë për emocione të reja. Kjo lidhje është e dominuar nga Binjakët, të cilët kur mërziten bëjnë të pamundurën që të bezdisin Demin dhe të jetë dëshira e këtij të fundit për t’u ndarë, ndërkohë që Demi vazhdon të durojë dhe të presë se mos ndoshta gjërat ndryshojnë dhe lidhja do ketë përmirësim. Humbje kohe për të dy partnerët.
Për Binjakët lidhja më toksike është me Bricjapin
Imagjino një çift të çuditshëm që as vetë ata nuk e kuptojnë arsyen pse janë akoma bashkë. Duke qenë se Binjakët janë shumë spontanë dhe jo shumë të përkushtuar në marrëdhënie, për Bricjapin që e bën jetën me llogari “laps e letër”, kjo gjë është e papranueshme. Një lidhje katastrofike.
Për Gaforren lidhja më toksike është me Ujorin
Shpirti i lirë dhe entuziast si Ujori ka gjithmonë mosmarrëveshje me shpirtin e qetë dhe familjar si Gaforrja. Nëse për këtë të fundit është më interesante ideja e të qenit vetëm ose më partnerin në shtëpi me “Nettflix & chill” sesa të pranojë ofertën e Ujorit për një natë jashtë qytetit, mundësisht një mbjedhje me grupin shoqëror. Ujori bën gjithmonë atë që Gaforrja e urren, të korrigjojë çdo veprim edhe pse ia ka bërë të ditur disa herë. Kështu përfundojnë duke u zënë për të njëjtën gjë. Më mirë evitojeni këtë lidhje.
Për Luanin lidhja më toksike është me Akrepin
Lidhja më toksike e mundshme dhe arsyeja është mosplotësimi i kushtit kryesor që ka një Luan, vëmendja ndaj tij. Akrepi është më i fokusuar në pyetjet e mëdha të jetës, me mendjen e tij dëshiron të zgjidhë çështje të pazgjidhshme deri tani, ndërsa Luani do vëmendje dhe shume komplimente që Akrepi nuk ia jep dot sepse nuk është tip që shprehet. Këtu nis një problem tjetër, Luani nis të flirtojë me të tjerë për të marrë vëmendjen e munguar dhe xhelozia e madhe e Akrepit nuk do e pranonte e as lejonte kurrë këtë situatë. Largohuni nga njëri-tjetri sa jeni në kohë.
Për Virgjëreshën lidhja më toksike është me Peshqit
Do mund të ishin vetëm miq të mirë, në marrëdhënie kanë pak ose aspak të përbashkëta. Vigjëresha është gjithmonë me këmbë në tokë, realiste dhe i pëlqen të veprojë me hapa të sigurt, ndryshe nga Peshqit që janë emotivë, udhëhiqen nga emocionet dhe ëndrrat. Si lidhje është e vështirë të funksionojë duke qenë se Vigjëresha është njeri i ftohtë kur bëhet fjalë për ndjenja, ndërsa Peshqit janë romantikë të më tepër seç duhet. Qëndroni më mirë shokë.
Për Peshoren lidhja më toksike është me Vigjëreshën
Ndër të vetmet lidhje kur të dy partnerët nxjerrin vetëm të keqen te njëri-tjetri. Vigjëresha kritikon gjatë gjithë kohës dhe tipi i Peshores (pak thashethemaxhi) nuk i jep besim. Mund të dalin për një darkë, që me idenë e tyre do të ishte romantike dhe perfundojnë duke kritikuar pa pushim çdo detaj tek partneri. Vështirë të keni mirëkuptim.
Për Akrepin lidhja më toksike është me Luanin
Mesa duket, është aq toksike si marrëdhënie sa për të dy partnerët është po prapë e njëjta shenjë. Përveç të gjitha gjërave që kemi përmendur më lart, Akrepi nuk duron dot arrogancën e Luanit, sjelljen e tij impulsive dhe përfundojnë gjithmonë duke u zënë, madje edhe në publik. Largohuni nga njëri-tjetri sa jeni në kohë (part 2).
Për Shigjetarin lidhja më toksike është me Peshqit
Nëse ka diçka që një Shigjetar e urren dhe s’do e toleronte kurrë tek partneri, është dramaticiteti. Peshqit, duke qenë se janë shumë emotivë, mërziten shumë shpejt dhe mbajnë inat për shumë gjatë. Për Shigjetarin nuk ka kuptim kjo gjë dhe e bezdis fakti që Peshqit janë gjithmonë gati për sherre pa arsye duke rikthyer edhe njëherë një muhabet që është diskutuar para disa ditësh. Kjo lidhje është si “bombë me sahat”.
Për Bricjapin lidhja më toksike është me Peshoren
Të dy partnerët e këtyre shenjave e shijojnë shumë seeksin, por mes tyre vështirë të ketë kiminë e duhur për vazhdimësinë e lidhjes. Marrëdhënia mes një Bricjapi dhe një Peshoreje nis zakonisht si miqësi dhe pastaj kuptojnë që duhet të kishin qëndruar më mirë shokë. Bricjapi e sheh Peshoren si një person të vështirë për të komunikuar ashtu siç dëshiron vetë dhe lidhja i bëhet shumë shpejt e bezdisshme. Nuk do e doje diçka të tillë.
Për Ujorin lidhja më toksike është me Demin
Problematikat janë njësoj si me atë të shenjës së Gaforres (shpjegimi më sipër), Demi e mbyll Ujorin në gjendjen e tij të qetë, jetën monotone dhe të rehatshme, gjë e cila është e papranueshme për Ujorin që është gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja përmbushëse. Në këtë marrëdhënie, Ujori është partneri më distant dhe me shumë gjasa Demit do i thyhet zemra.
Për Peshqit lidhja më toksike është me Dashin
Peshqit e urrejnë të marrin urdhra dhe t’u tregosh se çfarë duhet të bëjnë, ndërkohë që Dashi do që gjithmonë t’i dalë fjala e tij dhe të dominojë në çdo marrëdhënie, sidomos në atë sentimentale. Ky çift ka tendencën të krijoje debat edhe për gjërat më të vogla, Peshqit do mbajnë inat përjetësisht sepse nuk ju pëlqen kontrolli dhe Dashi do vazhdojë të jetë kokëfortë sepse do të ketë gjithmonë të drejtë.