Mes lotësh, Kiara i ndryshon mendjen Luizit: Të dua në finale, fitoje për ne të dy

Kiara dhe Luizi kanë diskutuar së fundmi në lidhje me vendimin e Luizit për t’u larguar nga shtëpia nëse Kiara del të shtunën.

Kiara e ka bindur që ai të mos heqë dorë nga loja dhe të shkojë deri në finale.

Pjesë nga biseda:




Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnee ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrjetje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.




Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.

Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar pordheet e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.

Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.

Luizi: Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot.

Kiara: Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove. Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën. Olta është kundërshtarja më… ju jeni dyshja. Dashurinë e kanë parë.

Pasi përfunduan bisedën, ata u përqafuan dhe nisën të përloten.

Author: horoscope