“BEQARËT” me fejesa’ familjarët me punë të mirë’ Dashi me 5 yje ” Ujori….? Meri Shehu sjell Parashikimin eklipsues”

E ftuar tek “Rudina” në Klan, Meri Shehu ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për këtë javë. E vetmja shenjë që mori 5 yje ishte Dashi.

Dashi – 5 yje
Fillon pranvera në shenjën e Dashit, nesër futet Dielli në Dash, Hëna e re në Dash kështu që kemi një çlirim. Dashi është shenjë e pranverës, atëherë marrin të gjithë reputacionin e madh dhe të mundshëm. Ekonomia do vazhdojë të ecë mirë. Plutoni në Ujor do bëjë edhe për ta një metamorfozë lidhur me qëllimet. Do marrin një shije këtë verë se çfarë do ndodhë në 20-vjeçarin e ardhshëm për Dashët në fushën e qëllimeve, shoqërisë dhe dashurisë.




Demi – 3 yje
Hëna e re paralajmëron pranverën, por Demët nuk e duan këtë pranverë kaq shumë të hapur, duan të jenë pak më vetëm dhe kanë filluar një periudhë vetmie. Hëna e re në Dash nuk është kaq premtuese për ta sepse Demi nuk do ndryshimet dhe fillimet e reja, por do të jetë në konturet e sigurisë së vet. Duhet të kenë kujdes se kjo verë do t’u japë shijen e të qenit vetëm në qoftë se nuk i menaxhojnë mirë marrëdhëniet me shoqërinë dhe njerëzit e afërt. Në karrierë i pret dimri i vetmisë së madhe nëse nuk e menaxhojnë mirë.




Binjakët – 3 yje
Hëna e re simbolizon shoqëri të reja, qëllime, hapje, dalje, kontakte, flirte dhe me Hënën e re do bëjnë njohje të reja, avantazhe të reja në qëllimet e tyre në shoqëri dhe në dashuri. Sa i përket Plutonit në Ujor shiija do jetë me kontaktet jashtë vendit dhe çështje ligjore të rëndësishme që do shohim si do përjetojnë këtë metamorfozë që do ndodhë në jetën e tyre.

Gaforrja – 4 yje
Hëna e re i pret në çështjet e karrierës, ndryshimet e jetës së tyre personale. Shumë Gaforre do ndiejnë dëshirën për të bërë një ndryshim të madh, ndryshim pune, fejesa, martesa, të duken më të rigjeneruar në lidhje me karrierën. Plutoni do sjellë shije të çuditshme në lidhje me paratë, ekonominë dhe anën shpirtërore. Këtë 20-vjeçar Gaforret do vihen në sprova shpirtërore.

Luani – 4 yje
I presin martesa shumë të rëndësishme, metamorfozë e madhe sepse Plutoni del përballë shenjës së tyre në Ujor dhe kjo do të thotë që mund të përfitojnë nga gabimet e të tjerëve, mund të martohen. Gabimi i të tjerëve do jetë suksesi i Luanëve, do marrin një njeri të mrekullueshëm në jetën e tyre. Do realizohet ajo që kanë dëshiruar prej kohësh. Do kenë martesa të mira, të rëndësishme dhe metamorfoza e madhe e Luanëve do jetë e fuqishme në këtë 20-vjeçar.




Virgjëresha – 3 yje
Hëna e re në Dash i bën skeptikë në çështjet personale dhe ekonomi, por kanë një fillim shumë të mirë shpirtëror, një rigjenerim dhe mund të fillojnë dieta të ndryshme ose menaxhime në fushën e ekonomisë duke menduar që do blejnë gjëra me shumë ngjyra dhe joshëse këtë verë. Plutoni në Ujor do keetë ndryshime lidhur me punën, shumë Virgjëresha do ndryshojnë punën në këtë 20-vjeçar në mënyrë spektakolare dhe shijen do ta japë këtë verë se ç’do ndodhë.

Peshorja – 2 yje
Hëna e re ndodh përballë shenjës së tyre. Dashi ka filluar t’u shesë shumë mend Peshoreve dhe s’po e gjejnë dot ekuilibrin sepse gjithë euforinë e ka marrë Dashi. Ritmin e marrin partnerët në çift, bashkëpunëtorët, gjërat e reja që Peshoret s’po i kontrollojnë dot në këtë periudhë.

Akrepi – 3 yje
Hëna e re është e bukur lidhur me punën, përditshmërinë, do kenë ndryshime, hov, iniciativë por do lodhen sepse zakonisht Hëna në Dash i bën të shpenzojnë energji dhe Akrepi s’do ta donte. Metamorfoza e madhe do të ndodhë në çështjet familjare për Akrepët.

Shigjetari – 4 yje
Është shenja më erotike me Hënën e re në Dash dhe Diellin, janë aty ku duhet. Do luajnë, do argëtohen, do dashurojnë, do bëjnë plane, janë në qiellin e shtatë. Plutoni do i bëjë shumë teknologë.

Bricjapi – 3 yje
Hëna e re i prek në çështje familjare,në komunikimin me të afërmit, ndrryshimet që duan të bëjnë në shtëpi, por duhet të përgatiten për një 20-vjeçar të vështirë ekonomik me një metamorfozë të madhe në këtë çështje dhe duhet ta kenë kujdes.

Ujori – 4 yje
Po futet Plutoni në shenjën e tyre dhe ndodh një metamorfozë shumë e madhe që do ta shijojnë këtë verë, shkojnë larg, udhëtojnë, nuk kanë më nevojë për t’i bërë disa gjëra nga të tjerët do jenë shumë protagonistë, do fejohen e martohen. Do fillojnë një jetë te re. Do lënë pas gjërat e panevojshme.

Peshqit – 4 yje
Hëna e re jep shumë dhurata në çështjet ekonomike, kanë lëvizje, blejnë, shesin, kanë manovrime kurse Plutoni në Ujor i fut në një 20-vjeçar të vështirë personal e psikologjik, kemi dhe Saturnin në Peshk.

Author: horoscope