Një luftë ka nisur midis Top Channel dhe familjarëve të Luizit për Instagramin. Së fundmi motra e Luizit, Ina e ndryshoi emrin e Instagramit të Luizit duke deklaruar se ka pasur sulme për ta vjedhur profilin. .
Ndërsa tani nga Instagrami i Luizit janë fshirë të gjitha postimet. Kunati i Luizit bën të ditur se Top Channel ka marrë të drejtat e profilit.
“Të nderuar fansa të Luizit. Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundoj loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë. Edhe njëherë ju falenderoj për interesimin dhe mbështetjen që keni dhënë për Luizin”, shkruan Sokol Tahiri, kunati i Luizit.