10 Karakteristikat Negative për çdo Shenjë të Horoskopit

Çdo individ është unik dhe karakterizohet nga trajta të caktuara të personaliteti, të formuara nga natyra, kultura dhe edukimi i tij. Personaliteti, në thelb është çfarë jemi dhe si e identifikojmë veten. Ekzistojnë shumë faktorë që influencojnë karakteristikat dhe temperamentet njerëzore, si ato biologjike, diferencat sociale apo përvojat personale.




Sipas astrologjisë, pozicionet relative të yjeve dhe planeteve ndikojnë në jetët tona. Në ditën e lindjes, planetet, Hëna dhe Dielli kanë formuar një pozicion unik që ka formësuar personalitetin tonë, i cili ndikon në marrëdhënjet tona dhe në jetën e përditshme. Të mësuarit rreth shnjave të zodiakut mund të zgjerojë ndërgjegjen tonë dhe të thellojë kuptimin rreth vetes. Edhe nëse nuk besoni se yjjet mundet të ndikojnë në jetën tuaj, mund t’ju rekomandojnë që të përpiqeni të bëni një lexim të plotë dhe profesional të astrologjisë të paktën një herë në jetën tuaj. Do habiteni nga saktësia.

Çdo shenjë ka trajta të caktuara të personalitetit, të mira dhe të këqija. “E keqe”, nuk do të thotë domozdoshmërisht diçka negatiive. Sapo të kemi identifikuar dobësitë e shenjës sonë, kjo mund të na japë mundësi të reflektojjmë mbi ato gjëra që mund të përmirësojmë, shkruan Oculus News.




Le të shohim trajtat negatiive të çdo shenje të horoskopit:

Dashi

1. Të paduruar
Nga të gjitha shenjat, Dashi është më i paduruari, aq shumë sa që moto e tyre është “Tani, tani dhe tani!”. Janë të prirur t’i kërkojnë gjërat në çast. Sepse zakonisht nuk mendojnë përmes situatave. Mund të marrin një vendim shumë shpejt dhe më pas të pendohen. Padurimi mund të pengojë gjithashtu suksesin e tyre në jetë dhe karrierë.

2. Dominues
Deshët janë të lindur që në kohë të caktuara të bëhen shumë dominues. E kanë të vështirë ta pranojnë kur gjërat nuk shkojnë në atë mënyrë që e kishin menduar. Urrejnë të presin derisa të tjerët të kryejnë punët. Ndonjjëherë mund të bëhen egoistë.

3. Fëmijërorë
Deshët mund të bëhen agresivë nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së tyre. Kjo natyrë padurimi dhe kokëfortësie mund të jetë fëmijërore dhe jo e matur. Nuk u pëlqen të marrin urdhëra nga të tjerët dhe të ndjekin rregullat. Preferojë t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre, si fëmijët kokëfortë.

4. Gjaknxehtë
Personaliteti i nxehtë dhe pasionant i tyre mund të shpjegohet lehtë nga fakti se i përkasin shenjës së zjarrit.




5. Xhelozë
Shpesh Deshët kanë karakter të fortë, apo edhe natyrë dominante që mund të shkojë deri në dominim. Janë të prirur të kenë mendime xhelozie në jetën dashurore apo në biznes. Duhet të bëjnë kujdes me këtë gjendje të menduarit të tyre pasi mund të bëjnë hapa prapa në karrierë.

6. Mbi-realizues
Një nga cilësitë me të mëdha të Deshve është se janë agresivë në biznes. Kur janë duke punuar, nuk pushojnë kurrë derisa puna të realizohet. Duan të kenë sukses dhe janë shumë ambiciozë por ndonjëherë kjo i bën që të kenë shumë presion mbi veten. Kjo shtytje e tmerrshme mund të bëjë që të jenë mbi-realizues në çdo gjë që vendosin të bëjnë.

7. Të nxituar në bërjen e gjërave
Për shkak të temperamenti të tyre Deshët janë të prirur t’i bëjnë gjërat nxitimthi, dhe në mënyrë të padurueshme. Sapo të jeni të vetëdijshëm për këtë trajtë të personalitetit, mund ta përmirësoni. Kur keni për të marrë një vendim të rëndësishëm, merrni kohën e duhur. Përpiquni të arrini një gjendje të qetë mendore përpara se të merrrni vendime të rëndësishme.

8. Të paparashikueshëm
Energjia e zjarrit është e prirur që të influencojë personalitetin e Dashit, duke i bërë ata të paparashikueshëm, tamam si zjarri. E kanë të vështirë të menaxhojnë kriticizmin dhe përballjen me vështirësitë. Ndoshta duken të paparashikueshëm në sipërfaqe për në thellësi janë miq dhe të dashur besnikë dhe të devotshëm, që luftojnë për kauzën apo për të dashurit e tyre.

9. Të drejtpërdrejtë
Deshët kanë një qasje të drejtpërdejtë në jetë, që mund t’i bëjë të vetë-përfshirë dhe vetë-qendërzuar. Kjo do të thotë se nuk kujdesen mjaftueshëm për ndjenjat e të tjerëve. Janë të drejtpërdrejtë në çështjet e dashurisë. Janë prindër të devotshëm dhe nuk e kanë të lehtë tradhtinë.

10. Kokëfortë
Nuk ka dyshim se përse kjo shenjë është kokëfortë – brirët. Kokëforësia dhe këmbëngulja në personalitetin e tyre është çelësi i suksesit të tyre. Mund të jenë shumë jo fleksibël apo elastikë dhe nuk janë të hapur ndaj sugjerimeve. Zakonisht bëjnë çfarë mendojnë se është e drejtë.

Author: horoscope