12 Gaforrja
Në datën 12 Hëna e Re i jep një ndriçim në lidhje me karrierën, por edhe në datën 10 do kemi shumë lajme të mira personale. Gradualisht Gaforret duhet të mbledhin forcën dhe duhet të krijojnë më shumë kushte të mira për punët e tyre sepse Marsi që do futet në shenjën e tyre, mund të t’i japë një lloj nervozizmi nxitimi dhe të kenë një përballje me punët që kanë bërë. Unë rezymenë e këtij pozicioni e bëj vetëm prej Marsit që futet në datën 23 në shenjën e tyre dhe mund të më heqin të mirat që kanë arritur deri tani.
11 Bricjapi
Bricjapët është shenja përballë Gaforres dhe është ajo shenjë që ka marrë shumë energji dhe kishte tendencën e bllokimit vitin e shkuar, ka filluar një hapje dhe mundësi të mira ekonomike dhe një çlirim deri diku, por disa vlera shumë të rëndësishme, do fillojnë të marrin një drejtim tjetër pas datës 12. Data 12 Do jetë si një datë stacion, por edhe data 2,7 ku Bricjapët do e mbledhin veten pas troonditjeve që ju vijnë dhe do kenë një lloj ndryshimi në jetën personale dhe familjare.
10 Akrepi
Akrepët do merren kryesisht me punën por edhe me marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Puna do jetë e rëndësishme që në datën 4 futet Mërkuri në shenjën e Dashit që ju jep një ofensivë në lidhje me punën dhe të gjithë ata që do bëjnë diskutime punë, do të kenë një larmi udhetimesh, kontakte, biseda të rëndësishme. Ata që dëshirojnë ta ndryshojnë punën, pas datës 12 do kenë një mundësi shumë të mirë. Akrepët do marrin një trajtë shumë të bukur në fund të muajit sidomos me Hënën e Plotë në datën 27. Do i presë një pranverë dhe verë e mrekullueshme.
9 Peshqit
Jemi para një hapje shumë të rëndësiishme, por derisa të hapet kjo periudhë Peshqit duhet të merren më çështjet ekonomike. Është një fazë e rëndësishme dhe një ndryshim i madh në çështjet ekonomike që do i favorizohet në këtë periudhë. Do theksoja datën 9 për Peshqit, nëse do duan të bëjnë diçka në jetën e tyre personale, mund ta bëjnë dhe ta deklarojnë, pse jo mund të kemi ndonjë fejesë apo martesë. Data 10 do jetë shumë e mirë për të gjithë për marrëdhëniet ndërpersonale.
8 Shigjetari
Do jenë shumë erotikë me shumë plane krijuese dhe do nxjerrin në pah gjëra të reja. Pas datës 23 në futje të Marsit në Gaforre shikoj problem familjare, problem në çift, por edhe probleme ekonomike që duhet t’i shikojnë me kujjdes.
7 Virgjeresha
Jeni shumë të predispozuar ashtu si Peshqit për çështjet ekonomike, për sqarimet në marrëdhënie pune dhe në marrëdhëniet personale intime, shumë Virgjëreshë do kenë një muaj të furishëm dhe duan ta ngrejnë në një rang cilësor më të mirë jetën e tyre personale. Mund të kenë takime shumë të rëndësishme romantike pas datës 27 me Hënën e Plotë në shenjën e Akrepit.
6 Demi
Derisa të vemë në datën 19 që do futet Dielli në shenjën e tyre, janë pak të bllokuar me planet e tyre, me atë energji të tyre të brendshme, do merren me veten e tyre dhe do akumulojnë më shumë energji sesa duhet dhe kjo energjii do i bëjë nervoz. Fundi i Prillit ose mesi i muajit dhe tutje do jetë shumë i rëndësishëm për Demin dhe ata që nuk kanë bërë gjëra të rëndësishme qoftë për jetën personale do fillojnë të ngrihen, të ndihen vital, më me para dhe të sigurt.
5 Dashi
Dashët kanë shumë planet në shenjën e tyre do kenë akoma në datën 4 planetë shumë të rëndësishëm, do futet Mërkuri në shenjën e tyre, komunikime, lëvizje, energji, ajëri i zjarrit do i japë iniciativa nga më të mirat dhe nga më të rëndësishmet. Mendoj që me Hënën e Re në shenjën e Dashit do kthehet një histori e re në jetën e tyre.
4 Luanët
Duhet të ndihen mirë për këtë pozicion se kanë qenë të lodhur, por mesa duket Luanët kanë një frymëzim të mirë, ndryshim, një udhëtim jashtë etj që do i japë një hapësirë të ri në fushat që ata dëshirojnë në karrierën e apo jetën e tyre personale. Do jetë një periudhë e mirë për karrierën sidomos në fund të Prillit. Prapaskenat në lidhje me punën dhe shëndetit pas datës 23 fillojnë dhe i shqetësojnë, por janë të fshehta dhe nuk e prishin rrugëtimin e tyre.
3 Ujorët
Deri në mesin e muajit do marrin këtë energjinë e mirë të krijimit, të ideve të reja, të jetës personale që deri në datën 12 duhet ta kenë rregulluar, duhet ta kenë menaxhuar ose deri në datën 20 do kenë një lloj ofensive të mirë. Do merren shumë me punët e shtëpisë pas datës 20, 23 dhe shtëpia do jetë ajo që do marrë vëmendjen kryesore dhe do jetë me begati.
2 Peshoret
Peshoret do jenë në një pozicion të këndshëm erotik por do kenë sulme dhe debate në marrëdhëniet në çift të cilat duhet t’i shikojnë me vëmendje për t’i rifilluar dhe për t’i rifreskuar këto marrëdhënie. Në momentin që i rifreskojnë mendoj që Peshoret nuk do merren aq shumë me jetën në çift sesa do merren me karrierën apo punët në përgjithësi. Pretendojnë një karrierë të rëndësishme pas datës 23, Marsi i jep gjithë vitalitetin dhe luftën që do bëjnë por gjithsesi është Mars jo Afërditë kështu që atyre do u duhet të dalin të ashpra dhe të vendosura.
1 Binjakët
Binjakët do e finalizojnë me sukses këtë periudhë të Prillit, do marrin shumë energji, do dalin në krye në mes të komunikimit, të rrugëve, të karrierës, të gjitha planet e punët shkojnë shumë mirë. Duhet të kenë parasysh shpenzimet ekonomike që fillojnë pas datës 23, duhet të investojnë ose të kërkojnë me forcë atë çfarë meritojnë në jetën personale apo ekonomike, duhet të jenë më strategjik dhe luftarakë për të marrë atë që duan. Ky do jetë një muaj të mirë dhe do i ngrejë në krye.