Dashi
Te lindur me: 21 Mars – 19 Prill
Lajm i mire sepse gushti eshte muaji i dashurise dhe te gjitha problemet do te zgjidhen. Megjithate, perpiquni te mos jeni fort dyshues, por te lini veten te kaloje tek emocionet e mira dhe energjia pozitive sepse vetem keshtu, pas nje kohe te gjate, do te mund te ndjeni ate traziren ne stomak, karakteristike e perjetimit te forte te dashurise. Ne pune po ecni perpara ne krahasim me te shkuaren. Do keni shume per te thene dhe per te bere, por me mire qendroni te qete. Dhe mendoni per te ardhmen, e cila, qe ta dini, pritet te jete plot me propozime te reja!
Demi
Te lindur me: 20 Prill – 20 Maj
Ka pak nervozizem ne ajer, nuk mund te mendoni fort kthjellet per dashurine dhe nese ju eshte dashur te perballeni me nje ndarje tani gjithçka ju duket kaq e veshtire. Ne realitet jeni te terhequr nga dikush dhe ditet me te mira per surpriza te kendshme jane e merkura dhe e enjtja e kesaj jave. Ne pune do t’ju duhet te kaloni nje sprove. Keni frike nga reeziku, por duhet te hidheni ne veprim nje moment. Kujjdes nga marreveshjet dhe kontratat qe jane ende pezull!
Binjaket
Te lindur me: 21 Maj – 20 Qershor
Nese i keni dhene fund nje lidhjeje tani keni vetem nje deshire. Ta lini veten te hidhet serish ne dashuri, ne nje ndjenje te re. Nese, nga ana tjeter, po jetoni nje histori, mund te jeni te qete sepse gjithçka po shkon mire. Kontraste te vogla me te lindurit ne shenjen e Virgjereshes dhe Peshqve, mbani nje sy vigjilent fundjaven e ardhshme. Ne pune, ka ardhur koha e duhur. Duhet te sfidoni veten dhe te ecni perpara ne rrugen tuaj. Vetem ne kete menyre do te arrini qellimet qe keni ne mendje!
Gaforrja
Te lindur me: 21 Qershor – 22 Korrik
epo dashurite e reja, jane intriguese, goxha terheqese dhe ju jeni shume me pasionante se zakonisht sepse Venusi eshte ne anen tuaj. Takime te reja duket te jene te kendshme, duhet ta lini veten te shkoje pas intrigueses per te zgjuar pasionin qe keni. Ne pune, mundesite e reja dhe te mira jane ne horizont. Keni tani, te gjitha mundesite qe te mendoni pozitivisht per te ardhmen. Per me teper, tani i keni te gjitha kredencialet per te filluar nga e para. Hajde, merru me pune!
Luani
Te lindur me: 23 Korrik – 22 Gusht
Aferdita po kalon ne shenjen tuaj dhe dashuria po vazhdon me ritme per t’u pasur zili. Disa pasiguri ka sigurisht, por mund te kapercehen pa probleme. Duhet te ecni perpara dhe te mos keni frike. Me pak fjale, mjaft me kete mosbesim. Nderkohe, te merkuren ose te enjten mund te takoni dike, nje person te veçante. Ne pune, java eshte e mire per projekte te reja dhe Jupiteri eshte ne anen tuaj. Te henen dhe te marten nuk do t’ju mungoje pozitiviteti!
Virgjeresha
Te lindur me: 23 Gusht – 22 Shtator
epo dashuria, duket mire, terheqja fizike nuk mungon. Por tani ju ka kaçur nje deshire e ethshme. Te terhiqeni shpirterisht nga dikush. Si thoni per nje miqesi te bukur qe formesohet ne trajte dashurie? Ne pune, javet e ardhshme do te jene shume te rendesishme. idete nuk mungojne, edhe nese jeni me pushime. Dhe nderkohe, duhet te mendoni vetem per t’u çlodhur!
Peshorja
Te lindur me: 23 Shtator – 22 Tetor
Ne dashuri duhet te perpiqeni te kaperceni nje periudhe te veshtire ku jeni zhytur dhe te dilni prej saj. Mund te keni te beni me nje person te komplikuar, por problemi jeni edhe ju. Nuk jeni nga ata njerez qe leshojne pe kollaj dhe nuk jeni aq te lehte per t’u menaxhuar. Ne pune, filloni te mendoni per ca ndryshime per te ardhmen. Kini kujjdes nga nervozizmi, me mire flisni per çeshtje te rendesishme pas dates 18 gusht!
Akrepi
Te lindur me: 23 Tetor – 21 Nentor
Ndonjehere jeni shume tolerante, por tani jeni te lodhur. Perpiquni te perforconi perkushtimin tuaj ne nje histori, te dilni me gjithçka zemra ju rreh. e me pas, nese mendoni se keni bere mjaftueshem, mund te hiqni dore, nese nuk ia vlejti. Dhe ketu ka diçka. Ju qe jeni beqare thjesht deshironi te bini ne dashuri! Ne pune, Hena eshte ne dizavantazh me shenjen tuaj, te merkuren dhe te enjten. Dhe, me thene te drejten, kjo jave qe po nis, sigurisht qe nuk eshte me e mira. Ne kete kuader, per ata qe kane negociata ne tavoline, bejne mire te fitojne kohe aq sa u nevojitet.
Shigjetari
Te lindur me: 22 Nentor – 21 Dhjetor
Lajm i mire per dashurine sepse Venusi nuk eshte me ne dizavantazh me ju Shigjetaret, por edhe tani duhet te perpiqeni te jeni me pak te kujjdesshem. edhe nese, ndonjehere, do ta gjeni veten duke u perballur me njerez te ftohte, te cilet nuk mund t’ju bejne te enderroni, nuk eshte e thene te dorezoheni. Ne pune, java qe po vjen nuk eshte me e mira per ju, sepse ende nuk keni marre ate qe deshironi. Megjithate mos mendoni per kete tani. Thjesht vazhdoni dhe projektoni veten drejt se ardhmes!
Bricjapi
Te lindur me: 22 Dhjetor – 19 Janar
Aferdita eshte ne dizavantazh me shenjen tuaj, ndaj situata sentimentale nuk eshte fort e mire. Ju pelqen nje person, por ka probleme te vogla qe ju shqetesojne e njekohesisht, jeni shume kritik, a thua se levizni gjithe kohes me lupe ne dore. Me mire te shmangni diskutimet sidomos te merkuren. Ne pune, edhe aty nuk shihet te flini mbi dafina, perpiquni te armatoseni me guxim dhe perballeni gjithçka me buzeqeshje. idete nuk ju mungojne, por kushtojini vemendje shpenzimeve dhe angazhimeve.
ujori
Te lindur me: 20 Janar – 18 Shkurt
Kur ju jeni te dashuruar, nuk deshironi te perfshiheni ne situata ku dominon xhelozia. Me nje fjale doni te shijoni lidhjen duke mos qene gjithe kohen dyshues qe mos ju prishet rehatia. Megjithate ka nje keshille. Mos u dashuroni me nje person te larget. e nese ju pelqen dikush, mendohuni mire dhe mos i nxitoni gjerat. Ne pune deshironi te ndryshoni jeten duke ecur perpara, por koleget jane mjaft konservatore dhe nuk i pranojne idete tuaja. Pa merak, do te keni mbeshtetjen e Jupiterit!
Peshqit
Te lindur me: 19 Shkurt – 20 Mars
Dashuria reziston dhe i kapercen te gjitha veshtiresite. Ata qe jetuan nje histori disi ilegale, tani ndihen me te çliret sepse kane dale prej “karantines”. Hena i ben romantike ditet para gushtit, ndaj lereni veten te shkoje pas emocioneve. Ne pune po vijne ndryshime. Mos thoni jo, pranoni çdo propozim. Java do te jete si jave pushimi, por ide te mira priten te enjten dhe te shtunen!