‘I kam quajtur miq’, Efi shpërthen në lot pas debatit me Luizin dhe Kiarën

Mbrëmë pas spektaklit Kiara, Efi dhe Ronaldo shkuan në dhomën e garderobës, për ta sqaruar debatin e tyre më vete, pa praninë e banorëve, duke qenë se keqkuptimi mes tyre nisi që jashtë dhe për të mos përmendur informacione në sy të të tjerëve, ata biseduan veçmas.

Ronaldo i tha Efit se edhe ajo nuk e mbrojti atë gjatë debatit që ai pati me Qetsorin, që sipas tij u ndje i prekur, sepse është njeri që përfshihet shumë emocionalisht. Madje dhe Kiara i tha Efit që ajo nuk e ka mbështetur atë fare jashtë, pasi kishte frikë se do humbiste ndjekësit në Instagram. Teksa bisedonin u fut Luizi dhe i kërkoi Kiarës ta linte debatin përgjysmë. Luizi u shpreh se ata rrezikojnë të penalizohen, pasi po flasin për një temë që ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe nuk lejohet. Ai i kërkoi Kiarës dhe Ronaldos që ta injorojnë Efin, nëse ajo do tenton sërish të flasë për atë temë.

Gjatë një bisede me Bledin, Gertin, Nitën dhe Ronaldon, Efi u pa e prekur dhe e përlotur. Ronaldo i kërkon që ata të vazhdojnë sqarimin me njëri-tjetrin, por ajo nuk pranoi, pasi çdo gjë është sqaruar mes tyre.

Efi: S’ka lidhje loja në një pikë. Ore nuk më intereson loja fare, fare. Nuk ka lidhje fare loja këtu, ka lidhje njerzillëku dhe po shoh se këtu nuk ekziston fare, të paktën për njerëz që unë i kam konsideruar miq, kaq. Çfarë është lojë mua nuk më intereson, di ta përballoj shumë mirë. Kur të fshihem unë, e di unë mirë se çfarë bëj mbrapa. Për momentin jam e ngarkuar, të shkarkoj, pastaj flasim nga nesër e tutje. Po mundohem ta mbaj veten, spo e mbaj fare, shumë mirë, s’ka problem, mirë të më bëhet.

Ronaldo: Efi do flasim pak?

Efi: Jo. Unë dhe ti nuk do flasim më, je shumë i vogël Roni, kur të rritesh do flasim.

Ronaldo: Ok nuk po replikoj tani.

Efi: Po të duash repliko por nuk do të të kthej përgjigje.

Bledi: Ne meshkujt duhet të bëjmë një hap mbrapa.

Efi: Nuk pyes unë as mashkull as femër. Unë kam përballuar gjëra në jetë që këto s’i llogaris hiç. Kjo është inati im sepse kështu njerëzish kam hasur pafund dhe përsëri nuk zura mend.

Author: horoscope