Mërkuri është planeti i komunikimit dhe gjatë periudhave që kalon në prapavijë, çfarë vihen re janë mosmarrëveshje, zënka dhe rikthimi i njerëzve nga e kaluara. Prapavija ndodh mesatarisht tre deri në katër herë në vit dhe zgjat afërsisht tre javë të cilat me raste duken si një torturë e vërtetë për shkak të sfidave dhe trazirave që sjell. Duke qenë se prapavija e ardhshme do të jetë në 21 prill, ne jemi këtu për t’ju shpjeguar ç’mund të prisni kësaj rradhe nga energjia e Mërkurit, e cila sipas astrologëve ka nisur të afrohet që tani.
Që ditën e sotme do të vini re ndryshimet e para që vijnë nga prapavija e Mërkurit. Do ju duket se situata që po përparonin, papritur do të ndalojnë. Nëse puna deri tani ka shkuar mirë, tani do të ndiheni të shpërqendruar dhe do të vononi për të arritur afatet që ju ka vendosur eprori. Do t’ju duket sikur po dështoni në arritjen e objektivave që i kishit vendosur vetes këtë pranverë, por mos u demoralizoni pasi nuk është e vërtetë. Kjo është një periudhë në të cilën do të mësoni çfarë nuk funksinon dhe pas prapavijës do të vazhdoni përpara me planet që keni lënë pezull. Kini kujdes dhe kushtojini vëmendje zgjidhjeve që keni bërë që nga prapavija e shkuar. Merrni kohën tuaj për të reflektuar dhe kujdes me vendimet që do të merrni gjatë kësaj periudhe. Nëse është e mundur, prisni që prapavija të mbarojë dhe më pas nisni të bëni ndryshime drastike në karrierë, statusin romantik dhe pamjen e jashtme.
Sa i përket marrëdhënieve romantike që sapo kanë nisur, do të vini re se mund të ketë keqkuptime në komunikimet dixhitale, ose mund të ndodhë që personi të cilin mund të keni qejf, mund të humbasë interesin dhe mos t’ju telefonojë më. Nëse keni bërë plan të udhëtoni jashtë vendi nga data 21 prill deri në 14 maj. Këto plane mund të mos realizohen, ose edhe nëse ndodhin do të keni probleme me pajisjet e komunikimit dhe humbjen e avionit. Kujdes me sende personale si portfolin, syzet dhe telefoni pasi gjatë prapavijave mundësia që t’jua vjedhin është gjithnjë e lartë. Mendohet se prapavijën më të vështirë do ta kalojnë shenjat e tokës si Demi, Bricjapi dhe Virgjëresha pasi vet prapavija do të jetë në shenjën e Demit, ndërkohë që shenjat e ujit si Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi do të jenë më pak të prekurat.