Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën bizhuteri duhet të kesh në koleksionin tënd

Alba Ruço është gjemologia dhe disenjatorja e talentuar e cila vazhdimisht sjell koleksione të mrekullueshme me bizhuteri unike. Këta aksesorë njihen prej shekujsh si simbole të bukurisë dhe elegancës të cilat i japin veshjes dhe stilit një prekje më individuale dhe të veçantë.

Me to, gjithsecili prej nesh, arrin të shfaqë një pjesë të fshehur të personalitetit dhe të krijojë kujtime të ndjera, dhe kështu ato bëhen akoma edhe më intime. Alba na infomon vazhdimisht rreth botës së bizhuterive dhe kësaj radhe, ajo ka ardhur me një koleksion të ri. Ky koleksion është i përqëndruar tek përzgjedhja e bizhuterive të cilat përputhen me karakteristiat specifike të çdo shenje të zodiakut. Nga Dashi i zjarrtë dhe Luani i guximshëm e deri te Peshqit emocionalë, çdo shenjë do mund të gjejë veten tek këta gurë të çmuar, ndaj përgatituni të futeni në parajsën magjike të Albës të mbushur me xhevahire nga më të ndryshmet.

DASHI: Vathë me diamante

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Optimist dhe ambicioz, diamanti ndihmon për të sjellë qartësi në çdo përpjekje personale ose profesionale që kërkon Dashi kokëfortë. Ashtu si diamanti, Dashi ka një personalitet të shkëlqyeshëm, megjithëse ndonjëherë mund të duket si agresiv ose sarkastik.

DEMI: Unazë me smerald

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Guximtar, sensual duhet gjithnjë që të mbajë veshur diçka të gjelbër, sidomos në momentet e vështira, për të kaluar pengesat dhe për të patur sukses në dashuri. Ndër gurët e çmuar fatsjellës është smeraldi, që garanton dashuri dhe ekuilibër.

BINJAKËT: Vathë me perla

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

I konsideruar si një nga gurët e çmuar më të shenjtë, qytetërimet e lashta arritën në përfundimin se perla ishte guri i përsosur i lindjes për Binjakët, sepse ajo mishëron dualitetin e shenjës – perlat personifikojnë jetën dhe vdekjen, gëzimin dhe pikëllimin, sëmundjen dhe shëndetin.

GAFORRJA: Unazë me rubin

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Meqenëse Gaforret kanë tendencë të jenë me hënë dhe të ofendohen lehtësisht, rubini i ndihmon ata të ndihen më të qëndrueshëm, të sigurt dhe të rehatshëm brenda lëkurës së tyre, pavarësisht nga guaska e fortë që i mbulon.

LUANI: Varëse me peridot

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Guri peridot është përdorur gjatë historisë si një burim mbrojtjeje kundër entiteteve të errëta dhe të liga. Legjenda thotë se Kleopatra humbi amuletin e saj me peridot (guri ishte një nga të preferuarit e saj) ndërsa kthehej nga një udhëtim i gjatë.

VIRGJËRESHA: Spilë me safirë

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Astrologët thonë se safiri mbresëlënës inkurajon ndershmërinë, paqen e brendshme, pozitivitetin, besnikërinë, mençurinë dhe qartësinë për ata që e veshin gurin – veçanërisht Virgjëreshat. Safirët blu përdoren shpesh si një formë mbrojtjeje nga mendimet keqdashëse dhe energjia negative.

PESHORJA: Vathë me opalë

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Peshoret janë njerëz natyralisht të pëlqyeshëm, kështu që e kanë të vështirë të thonë “jo”. Veshja e opalit mund t’i ndihmojë ata të mbajnë ekuilibrin që lakmojnë në mënyrë që interesat personale të mos sakrifikohen. Ndryshe nga ajo që mund të keni dëgjuar, opalët i sjellin fat atij që i vesh.

AKREPI: Vathë me citrinë

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Akrepat mund të kenë probleme në mbajtjen e marrëdhënieve kur kalohen kufijtë midis çështjeve të besnikërisë dhe mosmarrëveshjeve sipërfaqësore. Veshja e një citrine (sa më portokalli aq më mirë) ndihmon në sigurimin e qartësisë.

SHIGJETARI: Vathë me turquoise

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Për shenjën e Shigjetarit, turkezi ka fuqinë ta ngrejë një shpirt të tillë në nivelin tjetër. Kur vishet, guri njihet për sigurimin e qartësisë mendore dhe gjykimit shpirtëror, gjë që ndihmon ata që duan të rrezikojnë dhe të eksplorojnë të panjohurën.

BRICJAPI: Vathë me granate

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Ndonjëherë i perceptuar si i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, granati i ndihmon dhitë e forta malore të jenë më të arritshme, të sinqerta dhe më besnike si në marrëdhëniet e tyre personale ashtu edhe në ato profesionale, duke i lejuar ata të fitojnë njohuri më të thella.

UJORI: Unazë me amethyst

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

Duke qenë një shenjë e ajrit, një Ujor ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm të jashtëm për t’iu përshtatur mentalitetit të tij të vëmendshëm. Meqenëse Ujorët mund të bëhen të vetëkënaqur kur nuk përfshihen në aktivitete që nuk janë mjaft interesante ose sfiduese mendore, Amethyst ka një efekt stabilizues si për tendencat e mbingarkuara ashtu edhe për ato të përmbajtura.

PESHQIT: Varëse me akuamarinë

Na thuaj çfarë shenjë je, të të themi cilën

I njohur si një pastrues i shkëlqyer, akuamarina ka cilësi të jashtëzakonshme balancuese nga pikëpamja fizike, emocionale dhe mendore. Kjo është e shkëlqyeshme për Peshqit që priren të jenë tepër të ndjeshëm dhe/ose kanë probleme komunikimi.

Author: horoscope