10 arsye pse të duhet një grua Dem në jetën tënde

Demi është një prej shenjave më të këndshme të horoskopit, jo vetëm sepse do të jetë rehat dhe di restorantet më të mirë në qytet, por edhe sepse ka një sërë cilësish të mira, të ciat do t’i zbulojmë më poshtë:

 
Një grua Dem është e sjellshme dhe kujdeset për të tjerët

 
Nuk ka asnjë grua që përkujdeset më shumë se Demi. Është një shenjë shumë emocionale, e ngrohtë, e sjellshme dhe krah teje, në të mirë dhe në të keqe. Mbi të gjitha, gruaja Dem është romantike dhe lë kokën për dashurinë dhe aventurat me partnerin.

 
Vdes për ushqim të mirë

 
Nuk ka asnjë shenjë tjetër që e vlerëson një ushqim të mirë më shumë se Demi. Është shumë e thjeshtë ta surprizosh pozitivisht me një restorant që gatuan super mirë (nëse ajo vetë ende s’e di, megjithëse vështirë), ose të përgatisësh pjatën e saj të preferuar. Për Demin, dashuria vërtet kalon nga stomaku.

 
Ndër shenjat më besnike

 
Është paksa e vështirë të të dojë një grua Dem, ama kur e bën, nuk heq dorë nga pothuajse asnjë sfidë. Një grua Dem punon shumë që të ketë një marrëdhënie të përsosur, të mbushur me dashuri dhe respekt.

 
Më e mira e të dy botëve

 
Gruaja Dem di të jetë serioze dhe argëtuese kur duhet. Nuk ka frikë të provojë gjëra të reja dhe të pëlqejnë gjërat e vogla dhe domethënëse në jetë. Ka një personalitet solar dhe pëlqen shumë rehatinë dhe një jetë që kombinon qejfin dhe racionalitetin.

 
Është shumë e pavarur

 
Një grua Dem nuk do të varet nga askush, por t’ia dalë vetë. Ajo shijon lirinë dhe pasionet e saj, ndërkohë që përjeton edhe dashurinë dhe suksesin në karrierë.
 
Është një dëgjuese e përkryer
 
Nëse ke një problem, një grua Dem do të të gjendet gjithnjë pranë. Nëse nuk mundet ta zgjidhë, me siguri, do të të dëgjojë me shumë vëmendje dhe interes.
 
Mike shumë e mirë
 
Nëse do të lidhesh me një grua Dem, dije që ajo së pari do të jetë mikja jote, pastaj partnerja. Me të mund të ndash edhe sekretet më intime.
 
Do pasionin dhe seksin
 
Ndonëse është e pavarur, sërish e pëlqen shumë pasionin dhe seksin. Një grua Dem e di si ta shprehë veten dhe të dhurojë më të mirën, në mënyrën më sensuale.
 
I përkushtohet shumë familjes
 
Gruaja Dem është shumë e përkushtuar ndaj familjes dhe do të rrisë fëmijë të pavarur dhe të përgjegjshëm në shoqëri.
 
I kushton vëmendje detajeve
 
Demi është romantik, sepse sheh gjithçka me detaje. Një grua Dem mban mend gjithçka që i thua dhe më vonë, të surprizon.

Author: horoscope