Lidhja mes Marsit dhe Uranit nesër mund të sjellë konfikte të cilat mund të jenë të vështira për t’u zgjidhur. Ky tranzit do të zgjasë për tre ditët e ardhshme, por shenjat e para do mund t’i shihni që nesër. Këshilla jonë është të bëni një hap pas dhe të reflektoni.
DASHI: Lajme të mira, mundësi të pafundme dhe shëndet. Duhet se kjo është dita juaj me fat dhe po ecni me një ritëm të shpejtë. Dihet që energjia juaj është gjithmonë e zjarrtë dhe përpiqeni të mbaroni shumë punë në të njëjtën kohë. nesër, sigurohuni të gjeni një balancë mes gjithë impenjimeve të ditës dhe të merrni pak kohë për të pushuar. Kaloni sa më shumë kohë pranë partnerit dhe organizoni një takim romantik.
DEMI: Jeni munduar gjatë që të arrini një objektiv, por për shkak të mungesës së vetëbesimit, ju duket sikur po dështoni. Mos u shqetësoni sepse jeni në rrugën e duhur. Kjo është koha perfekte për të parë frytet e para të punës. Merrni pak kohë të reflektoni për çfarë keni arritur deri tani dhe vendosni pikësynimet e radhës.
BINJAKËT: Po kërkoni drejtësi për një situatë në të cilën mendoni se dikush nuk ka qenë korrekt kundrejt jush. Yjet nesër janë në anëntuaj, pasi ky konflikt do të zgjidhet lehtë, ndaj qëndroni të qetë. Kërkoni mendimin e miqve të afërt por mos i jepni informacione shtesë njerëzve të tjerë pasi qëllimet e tyre mund të mos jenë edhe aq të mira.
GAFORRJA: Ka ardhur momenti të vendosni disa prioritete të reja. nesër mund të lindin konflikte pasi nuk po balanconi siç duhet karrierë dhe lidhjen tuaj romantike. Kështu, bëni një hap prapa dhe refletoni rreth çështjeve të rëndësishme dhe rreth ndryshimeve që keni në dorë të bëni. Mos u shqetësoni, me pak besim në univers, nuk ka asgjë që nuk zgjidhet.
LUANI: Pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë, po ndjeni shijen e ëmbël të fitores. Ju përgëzojmë pasi keni arritur në këtë pike vetëm nga qetësia dhe racionaliteti që ju karakterizon. Megjithatë tani nuk është momenti i duhur për të humbur vigjilencën. Në punë do të vini re se gjërat mund të mos ecin edhe aq mirë. Një koleg mund të bëhet shkasë për nisjen e një thashethemi. Kini kujdes të mos përfshiheni.
VIRGJËRESHA: Mundohuni të ndryshoni pak këndvështrimin tuaj sa i përket jetës romantike. Keni pasur disa debate të vazhdueshme të cilat ju kanë tensionuar. Mos u nxitoni të dilni në përfundime të nxituara dhe të kërkoni një shkëputje të marrëdhënies pasi gjendja nuk është problematike. nesër yjet do t’jua lehtësojnë komunikimin në këtë sferë.
PESHORJA: nesër mos u përpiqni të hiqeni si dikush që nuk jeni. Zemrën e dikujt mund ta fitoni vetëm nëse tregoni karakterin tuaj të vërtetë, pa filtra kështu që duhet të nisni të keni besim tek vetja. Kësilla jonë e dytë është të mos dilni në përfundime të nxituara. Ditën e nesërme mund t’ju duket se të gjithë njerëzit janë kundra jush, por në ditët në vijim do të kuptoni se mund të jeni treguar më impulsivë seç duhet.
AKREPI: Nëse keni kaluar disa netë shqetësuese dhe pa gjumë, nesër situata do të vijë drejt përmirësimit. Do ju duhet të tregoheni të qetë, pasi mendoni se jeni duke ecur me hapa të ngadaltë dhe gjërat nuk po ecin sipas planit që kishit menduar. Lidhja mes Marsit dhe Uranit, mund ta përkeqësojë këtë gjendje shpirtërore duke sjellë konflikt dhe kritika nga familjarët. Mbani mend se konflikti ju shtyn të dilni nga zona juaj e rehatisë, dhe pikërisht kështu mund të rriteni dhe të kuptoni se çfarë mund të bëni ndryshe.
SHIGJETARI: Mbajtja e përgjegjësisë së tepërt mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Konsultoheni me njerëzit e afërt në mënyrë që t’ju këshillojnë rreth rrugës që duhet të ndiqni. Një pjesë e këtyre përgjegjësive nuk kanë aspak të bëjnë me ju ndaj duhet ta bëni këtë gjë të qartë. Vetëm kështu do të çliroheni.
BRICJAPI: Ju duhet se s’bën të merrni pak kohë për t’u kujdesur për veten. Një udhëtim i shkurtër në fundjavë do të ishte zgjidhja ideale. Relaksohuni dhe delegoni një pjesë të përgjegjësive që keni në punë pasi mbingarkesa mund t’ju shkaktojë probleme me shëndetin. Përpiquni që nesër të gjeni një ekuilibër të shëndetshëm mes karrierës dhe familjes.
UJORI: Rrota e fatit po rrotullohet në favorin tuaj, kështu që mos u shqetësoni për asgjë tjetër. Dita e nesërme do t’ju gjejë me ide brilante, fillime të shpejta, veprime të ekuilibruara dhe gatishmëri për të avancuar. Këta janë çelësat e suksesit dhe ju jeni në rrugën e duhur. Të gjitha dëshirat tuaja nesër do të plotësohen.
PESHQIT: Kutia e Pandorës është hapur ndaj prisni konflikte në punë. Mund të merrni vesh se po luhet një lojë e padrejtë me paratë. Nuk duhet kurrsesi të përfshiheni dhe duhet të shihni vetëm punën tuaj. Kërkoni ndihmë nëse ndiheni në vëshitrësi, por vetëm ga persona të cilëve u besoni plotësisht. Shumë njerëz mund ta marrin mirësinë tuaj për dobësi.