Instagrami i Luiz Ejllit ka shkaktuar sërish debat, këtë herë mes familjarëve të tij dhe Kiarës.
Orë më parë, Kiara njoftoi se ka hapur një Instagram në emër të Luizit; një llogari e cila do të menaxhohet nga ajo derisa Luizi të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”. Para se Kiara të largohej nga BBVA, Luizi ia ka shprehur disa herë që dëshiron që me profilin e tij në Instagram të merret ajo.
Në profilin e ri, shkruhet:
“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, përsa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani!
Me Luizin fitues!”
Nga ana tjetër, kunati i Luizit, Sokol Tahiri, nuk është dakord me vendimin e Kiarës.
“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”
Llogaria e re se është shpërndarë nga personazhe të njohur të cilët mbeshtesin Luizin në “Big Brother”, përfshirë edhe miqtë e tij të ngushtë, Jon Ndoja dhe Mario Deda. Në më pak se 24 orë, llogaria numëron mbi 230,000 ndjekës.