Zbulo se sa e nxehtë do të jetë fundjava për shenjën tënde ;)

Ç’do të ndodhë këtë fundjavë? Hëna do të hyjë në Luan sot dhe nesër shkon te Virgjëresha. Marsi bashkëvepron me Uranin, Mërkuri mbetet në prapavijë dhe Hëna s’gjen rehat, por nga java tjetër kalon te Peshorja.

E dimë që të lodhëm pak, ndaj po i biem shkurt: Si ndikojnë këto te shenja jote?

Dashi

Që të jemi të sinqertë, kjo java ka për të qenë shkretëtirë, sidomos në jetën tënde sentimentale. Për beqarët, na vjen keq, por s’do të merrni vëmendjen që doni apo meritoni, veçanërisht në fundjavë. Gjithsesi, ti dil, bëj qejf dhe njihu me njerëz të rinj. Ku i dihet, kur të mbarojë prapavija, mbase do të të duhen.

Demi

Kjo fundjava të ndihmon shumë me ndërtimin e marrëdhënieve. Dashuria, seksi, flirtimi e të gjitha do të bëhen më interesante se kurrë, ndaj le të themi që nga kjo fundjavë, do të dalësh mëse i/e fituar.

Binjakët

Këtë fundjavë do të kesh disa momente goxha të zjarrta dhe ç’është më e rëndësishmja: Shumë vetëbesim! Ndjesitë e tua mund të jenë pak intense, por që mundohu t’i marrësh paksa më me ngadalë gjërat.

Gaforrja

Ok, përgatitu për shumë mesazhe në DM nga ish-at dhe shumë probleme me ta. Do të të acarojnë pak, por mos lejo që të ta zhvendosin fokusin nga partneri/ja me të cilin po njihesh ose ke ndërtuar një marrëdhënie. Nëse je single, kjo fundjavë të rezervon një takim me një person goxha seksi.

Luani

Sot Hëna hyn në shenjën tënde dhe ta thjeshton shumë punën në sferën e romancës. Nëse je single, do të ndihesh pak vetëm dhe më i/e ndjeshëm/me se zakonisht (sërish faji i Hënës). Do të jesh më i/e ekspozuar ndaj ndjesive në raport me njerëzit e tjerë, ndaj kjo fundjavë do të të kalojë me përpjekje për të mbrojtur zemrën.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do të nisë paksa e ngadaltë, por të shtunën, kur Hëna hyn në shenjën tënde, gjërat fillojnë të nxehen pak. Hëna sjell gjithnjë romancë dhe nëse ke qejf dikë, është fiks momenti që ta ftosh për të dalë.

Peshorja

Urrej të të jap lajme të këqija, Peshore, por këtë fundjavë s’do të të ecë fare. Sezoni i Demit të ngadalëson çdo aspekt të jetës, sidomos atë romantik. Gjithsesi, nga java tjetër, romanca do të rigjallërohet dhe do ta marrësh shumë veten.

Akrepi
 
Duket sikur këtë fundjavë, më në fund, do të kesh ca zhvillime! Por, nëse do të kesh ndryshime të dukshme, duhet që ta ndërmarrësh ti hapin dhe të tregosh interes për personin tjetër. Bëhu gati për aventura dhe udhëtime spontane këto dy ditë.
 
Shigjetari
 
Do të ndodhin shuuumë gjëra në jetën tënde sentimentale gjatë kësaj fundjave, pasi Afërdita dhe Neptuni do të të dhurojnë ca momente të vështira, të cilat do kërkojnë bashkëpunimin tënd me personin e zemrës. Prej kohësh ke injoruar ca probleme, ndaj është momenti t’i zgjidhësh.
 
Bricjapi
 
Ti, si Bricjap që je, njihesh për një person konservator, të prerë që e jeton jetën sipas një manuali, por kjo fundjavë të fton të jesh më mendjehapur dhe të thyesh mitin. Dil, argëtohu, llastoje veten dhe eksperimento në shtrat.
 
Ujori
 
Seksi do të jetë më erotik dhe intim këtë fundjavë, ndaj do super kënaqesh. Nëse je beqar/e, me shumë mundësi do ta pëlqesh pa fund një person tjetër, ndaj bëj pak kujdes me intensitetin. Do të ndiesh një tërheqje shumë të madhe për dikë, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht është e ndërsjelltë. Ata po fshehin diçka nga ti dhe ndoshta s’keni të njëjtat interesa.
 
Peshqit
 
Hëna në Virgjëreshë do të aktivizojë zonën tënde të marrëdhënieve, duke e bërë fundjavën perfekte për disa takime të reja romantike. E gjithë vëmendja do të jetë tek ti, ndaj shfrytëzoje mundësinë!  

Author: horoscope