DASHI: Dash i dashur, nguliteni mirë në mendje, bota nuk është e inatosur me ju, ndaj mjaft u shqetësuat. Kjo përshtypje ju krijohet për shkak të pozicionimit të Marsit në Gaforre, që përbën pengesë për ju, për nismat tuaja të shumta. Por pavarësisht vështirësive, asgjë nuk do t’jua prishë entuziazmin, edhe pse tani pjesa më e bukur e ditës është ajo që kaloni në shtëpinë tuaj, pranë njerëzve tuaj të dashur.
DEMI: Të dashur Dema, po merrni gjithnjë e më shumë rolin e protagonistit në këtë sezon pranvere. Edhe horoskopi për javën nga 1 deri në 7 maj ju sheh si fitues të shumë betejave, duke filluar nga ato në vendin e punës. Për momentin fokusi është në këtë aspekt të jetës suaj, që ju ka bërë të luftoni shumë muajt e fundit. Mos u shqetësoni, tani po rikuperoni gjithçka që keni humbur, me interes madje. Në shumë raste do të keni dhe luksin për të zgjedhur çfarë të bëni. Një dhuratë e bukur për ditëlindje, apo jo?
BINJAKËT: Të dashur Binjakë, shijojeni edhe këto ditë të fundit praninë e Venusit të ëmbël në shenjë, që ju mbulon me përkëdheli, ju jep fat dhe ju bën të parezistueshëm. Në punë, Mërkuri në prapavijë jua ngadalëson pak planet, por kjo nuk përbën pengesë për ju. Kini parasysh se kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur sipërmarrje të reja. Nëse vjen një ofertë joshëse, një propozim që duket se hap rrugë të reja, horoskopi për javën në vijim sugjeron fort që të veproni me kujdes dhe të vlerësoni çdo hollësi.
GAFORRJA: Të dashura Gaforre, pozicionimi i Marsit në shenjën tuaj është gjithmonë një privilegj, por edhe një sfidë. Planeti i kuq ju jep shumë energji, por kërkon shumë përpjekje për ta menaxhuar atë. Rezultati është se ne shpesh tentojmë ta teprojmë dhe të përfundojmë duke u stresuar. Në këto momente jeni të pandalshëm, por mos harroni se duhet të filloni t’i organizoni më mirë angazhimet tuaja, madje dhe të merrni më pak punë përsipër, që të mos përfundoni të rraskapitur brenda pak ditëve.
LUANI: I dashur Luan, intoleranca është fjala që karakterizon horoskopin tuaj për javën nga 1 maji deri në 7 maj. Ky Mërkur i bezdisshëm në prapavijë nuk është i mirë për askënd, por me ju duket se po tregohet i pamëshirshëm, duke jua ndërlikuar jetën në çdo hap. Duhet durim që, e dimë, nuk është një nga cilësitë tuaja më të dalluara, por fatkeqësisht nuk mund të bëni asgjë tjetër për momentin. Për t’u larguar nga bezdisjet e shumta që ju kanë mbushur papritur ditët, mund të bëni edhe shëtitje të vogla në natyrë.
VIRGJËRESHA: Të dashura Virgjëresha, kjo është një pranverë rilindjeje për ju që keni qenë ndër shenjat më të përkëdhelura nga yjet. Kjo ishte ajo që ju duhej, sepse me Marsin që ju ka acaruar që prej disa muajsh, qetësia dhe racionaliteti juaj proverbial janë vënë në provë. Tani që po e merrni veten, shkoni në punë çdo mëngjes me buzëqeshje, diçka që nuk ka ndodhur për shumë kohë dhe nuk mund të ankoheni as për formën tuaj fizike. Gjithçka po bëhet më harmonike dhe më në fund mund të gjeni besimin dhe guximin për të shkuar në evenimente të ndryshme.
PESHORJA: Peshore të dashura, disa re errësojnë qiellin tuaj, por brenda pak ditësh qielli do të kthjellohet plotësisht dhe më pas do të mund të kërkoni shpagim. Ende ndiheni të pasigurt për të bërë zgjedhje të rëndësishme në jetë. Gjëja më e mirë tani është të merrni kohën tuaj. Ndërkohë, dëgjoni Venusin e bukur në shenjë që ju lutet t’i merrni gjërat lehtë: dilni dhe argëtohuni, për të tjerat do të kujdeseni më vonë.
AKREPI: Të dashur Akrepa, edhe për ju horoskopi për javën nga 1 maji deri më 7 maj tregon se do të kaloni një shqetësim, por mjafton që të tregoheni të vëmendshëm, të mos merreni me çikërrima dhe t’ju shpëtojnë gjërat me të vërtetë të rëndësishme. Surpriza të bukura ju presin, prandaj përqendrohuni në gjërat pozitive dhe mos u fiksoni pas hollësive të bezdisshme, që rrezikojnë t’ju prishin punë.
SHIGJETARI: Të dashur Shigjetarë, ka kaq shumë energji në qiellin tuaj, kaq shumë sfida dhe për rrjedhojë kaq shumë mundësi që do t’ju ofrohen. Ndiheni të fortë dhe ky vetëbesim është superfuqia juaj në këtë kohë kur pritet prej jush që të jeni të kthjellët, të përqendruar në objektivat tuaja, por edhe që të veproni shpejt. Dhe ju që jeni njerëz të veprimit, nuk do ta keni aspak të vështirë të jeni në lartësinë e duhur.
BRICJAPI: Të dashur Bricjapë, a po i shijoni këto ditë pranverore? Horoskopi i javës në vijim ju këshillon që të jeni më të shkujdesur dhe më të vëmendshëm ndaj bukurive që ju rrethojnë, dhe për të shijuar kënaqësitë e vogla dhe të mëdha të jetës. Me pak fjalë, motoja juaj e këtyre ditëve duhet të jetë: “Së pari kënaqësia dhe më pas detyra.” E parë nga ky këndvështrim, kjo mund të rezultojë një perspektivë interesante për ju.
UJORI: Të dashur Ujorë, këto ditë nuk janë më të lehtat e vitit, përkundrazi. Të papriturat, shqetësimet dhe vështirësitë duket se shumëfishohen dhe rruga juaj tani është e mbushur me pengesa që ju sfidojnë për t’i kapërcyer. Mos kini frikë nga sprovat që keni përpara, kini besim te vetja dhe shijoni momentet e vogla të qetësisë në këto ditë të vështira. Do t’ia dilni mbanë edhe kësaj here.
PESHQIT: Të dashur Peshq, kjo është një pranverë e bukur rilindjeje për ju. Do të jeni gjatë ditëve në vijim të përqendruar te vetja juaj, te dëshirat tuaja. Gjëja më e rëndësishme për momentin është që të jeni të qartë me veten tuaj se ç’hapa do të hidhni, ç’rrugë do të merrni. Nëse gjatë këtyre muajve të fundit rruga juaj ka qenë e mjegulluar, tani mund të shikoni qartë dhe të jeni të vendosur në objektivat tuaja. Ecni me besim, hap pas hapi.