DASHI:
Ky muaj është vendimtar në aspektin profesional pasi Jupiteri ka kaluar në shenjën tuaj. Mos u shqetësoni, pasi të ardhurat që keni fituar deri tani, janë të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Mos prisni lajme të mëdha, por thjesht vazhdimin e disa projekteve që tashmë kanë filluar mes viteve 2022 dhe 2023. Për të firmosur çdo marrëveshje, duhet të konsultoheni me një profesionist; dikush që merret me çështje ligjore ose burokratike. Ju këshilloj të bëni durim në ditët më të vështira, në datat 10 dhe 22. Është e pashmangshme që të lindin disa diskutime, por do ta keni të lehtë t’i zgjidhni. Vëmendje maksimale ndaj detyrimeve tatimore, ndaj disa gjobave që mund të jenë rezultat i nxitimit të zakonshëm. Të rinjtë e sapo diplomuar janë të favorizuar për të rënë në sy. Përgjigje të reja në qershor.
Gjatë këtij muaji ju këshilloj të jetoni në mënyrë shumë të kujdesshme, veçanërisht nëse keni një histori paralele. Ktheheni në shtëpi shumë të lodhur dhe debatoni për gjënë më të vogël me partnerët. 2023 është gjithashtu viti i mbylljes përfundimtare i të gjitha marrëdhënieve që kanë hasur pengesa. Marsi do të jetë në një aspekt interesant nga e shtuna e datës 20 dhe do t’ju nxitë të veproni siç ju thotë zemra, duke mos hezituar aspak për zgjedhjet tuaja të rëndësishme.
Disa ditë do të jenë më të trazuara: dhjetë ditët e fundit të majit duhen jetuar me qetësi, veçanërisht të hënën 22 dhe të martën 23 kur Hëna do të jetë kundër planetit tuaj. Bëni zgjedhjet tuaja, përpiquni të mos ndikoheni dhe mos harroni të qëndroni të fortë; Marsi favorizon trajtimet dhe terapitë, madje edhe vendimet në lidhje me mirëqenien psikologjike.
DEMI: Prej këtij muaji nis një skenar shumë ngushëllues për shenjën tuaj të horoskopit. Në bazë të përvojave të fituara në të kaluarën mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Kjo është arsyeja pse duhet të nënshkruani marrëveshje afatgjata. Horoskopi duhet shfrytëzuar në fazat më të mira dhe maji sinjalizon kapacitetin tuaj maksimal. Jupiteri nis një kalim të bukur në shenjën tuaj duke nisur nga data 16. Rruga e tij do të jetë e veçantë, pasi do të ndeshet me Uranin, planetin e ndryshimeve të papritura. Do të vini re një transformim pozitiv në lidhje me interesat, oraret ose detyrat tuaja. Nëse dëshironi të ndryshoni punë ose kërkoni një të tillë për herë të parë , besoni aftësitë tuaja. Të ardhura të mira, por edhe shpenzime për çështje që lidhen me shtëpinë.
Ky do të jetë një qiell interesant në fushën e ndjenjave. Marrëdhëniet e ftohta kanë marrë fund dhe tani pasionin do ta investoni vetëm në marrëdhënie të rëndësishme. Beqarët duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë dhe të marrin vendime, por sidomos të pranojnë të shkojnë në takime me njerëz të rinj. Venusi kalon në shenjën tuaj prej datës 7. Dhe kur yjet janë në favorin tuaj, atëherë edhe ju bëhuni gati dhe mos e humbisni rastin të përjetoni emocione të veçanta. Fillon një fazë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të martohen, të jetojnë së bashku, të ligjërojnë një lidhje ose thjesht po mendojnë për një projekt jete së bashku. Janë gjithnjë e më të fortë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë ose të zhvillojnë një projekt të tillë si një punë që duhet bërë në çift.
Një energji e bukur ju përfshin, një muaj rikuperimi për ata që duhet të fillojnë një kurë apo terapi, ditët pas datës 20 do të jenë më të favorshmet. Prania e Jupiterit ju ndihmon për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Shmangni situatat stresuese dhe tregohuni të kujdesshëm në fund të muajit, kur Marsi ju del kundër në datat 24, 25 dhe 26, ditë që do të shoqërohen edhe me luhatje humori.
BINJAKËT: Maji është muaji në të cilin Dielli hyn në shenjën tuaj të zodiakut, duke filluar nga data 21. Një periudhë që më së shumti do të karakterizohet nga ndryshimet dhe transformimet. Debate shumë frytdhënëse në lidhje me punën dhe propozimet profesionale në datat 11, 12, 16 dhe 25. Gjithsesi, nuk shohim ndonjë entuziazëm të madh nga ana juaj. Gjithçka po ndërmerrni këtë periudhë shoqërohet me mungesë sigurie. Lajme të tjera do të merrni edhe në datën 20 kur Marsi nis një kalim të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse ka gjasa që nga 22 në 31 të keni burimet më të mira për t’u shfrytëzuar. Nga ana financiare është normale që keni ende probleme. Ata që kanë marrë hipotekë apo duhet të respektojnë angazhimet afatgjata, duhet t’i bëjnë llogaritë. Të lindurit në fund të majit do të përballen me probleme financiare, vonesa dhe debate me shefat dhe kolegët.
Me këto yje në fushën e ndjenjave, edhe ata që sapo janë ndarë do të kenë mundësitë e tyre. Marrëdhëniet që lindin në këtë muaj janë intriguese, edhe sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjë deri të dielën të datës 7. Ata që kanë mbyllur një lidhje së fundmi, tani ndihen më të lirë. Mund të bëjnë zgjedhje pa u ndikuar nga të tjerët. Kjo qetësi e sapogjetur në fushën e ndjenjave mund të shndërrohet në një dëshirë për të zgjeruar familjen ose për të krijuar një të tillë. Megjithatë, çiftet që duan të martohen ose të jetojnë së bashku, mund të përballen me disa vonesa ose me një situatë ende jo të sigurt ekonomike. Bëni kujdes të shtunën më 27 dhe të dielën 28, data kur mund të debatoni me familjarët.
Është një muaj interesant, veçanërisht nëse duhet të filloni një terapi që synon mirëqenien; yjet ndihmojnë nga e shtuna e datës 20, dhe me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj të horoskopit, nëntë ditët e fundit të muajit do të jenë shumë të rëndësishme. Problemi është stresi, një farë nervozizmi që shtohet sa herë që mendoni për të ardhmen. Ju këshilloj të jetoni në të tashmen dhe të shijoni gjërat që keni.
GAFORRJA: Ky është muaji kur do të merrni përgjigje konkrete. Keni thuajse një vit që po pësoni një transformim të madh. Prej datës 16, Jupiteri do të favorizojë shenjën tuaj, por edhe Mërkuri po ashtu është në aspekt të mirë. Yjet janë të favorshëm për ata që punojnë me kohë të pjesshme. Në fushën profesionale, karriera juaj është në lulëzim e sipër. Kush ka një biznes, do të bjerë në kontakt me një klient të rëndësishëm. Të gjithë ata që duan të diplomohen para shtatorit, të përveshin mëngët se ky është sezoni i duhur. Edhe drejtuesit do të jenë në avantazh. Do ta kenë më të lehtë organizimin e punës. Lëreni pas të kaluarën dhe shfrytëzoni çdo ditë. Gjysma e parë e majit do të jetë më e suksesshme.
Ka nga ata që kanë menduar se ishin më mirë vetëm. Disa marrëdhënie sentimentale janë krijuar ose u është dashur të përballen me një moment krize të rëndë. Maji sjell perspektiva të mira për të gjithë, madje edhe për ata që nuk besojnë te dashuria. Ata që jetojnë një marrëdhënie që ka baza të shëndosha, do të jenë në gjendje të rikuperojnë emocionet dhe buzëqeshjet. Duhet t’u thoni “jo” marrëdhënieve që cenojnë lirinë tuaj. Takime të reja për beqarët. Ata që duan të bashkëjetojnë, të zyrtarizojnë një lidhje ose të kenë një fëmijë, gjithçka do të shkojë si jo më mirë gjatë muajve të ardhshëm. Është e vërtetë që do të jeni shumë të zënë me punë, por ju sugjeroj të shikoni përreth, të zini miq në rrjetet sociale.
Fundi i muajit do t’i kushtohet rikuperimit të gjendjes fizike. Fakti që Jupiteri është i favorshëm, sërish miqësor me Saturnin dhe Venusi në shenjë tuaj, sjell vetëm më shumë energji dhe dëshirë për të kompensuar kohën e humbur. Mendoni pozitivisht!
LUANI: Ata që kanë duart plot me punë, do të përpiqen të ndryshojnë pak atmosferë. Pas datës 16 do të kthehen disa probleme të vogla, por dëshira për të luftuar dhe për të kapërcyer bezditë e vogla nuk do të mungojë. Jupiteri prej datës 16 do t’ju ndihmojë të shmangni çdo lloj tensioni, problemi juridik apo komplikimi që mund të bëhet i vështirë për t’u menaxhuar në muajt në vijim. Kushdo që kryen një aktivitet publik, do të ndihet në qendër të sulmeve. Presioni nga planetët është aq i fortë saqë në momente të caktuara do të vijë dëshira për të ndryshuar gjithçka, duke rrezikuar të debatoni me shefat. E enjtja 11, e premtja 12, e enjtja 18 duket se do të jenë ditët më të vështira. Ky do të jetë një muaj vendimesh drastike: çështja vendimtare është çështja ekonomike, sepse ndonjëherë, të shtyrë nga pasioni, veproni pa parë nga afër interesat tuaja. Kujdes nga shpenzimet dhe neglizhencat, veçanërisht nëse duhet t’u jepni llogari për punën tuaj disa anëtarëve të familjes. Kini kujdes që problemet e lindura në shtëpi të mos i çoni edhe në punë.
Ka tension në ajër. Është një qiell që paralajmëron ndryshime: më të rëndësishmet, siç e përmenda disa rreshta më lart, kanë të bëjnë me çiftet që vërtet nuk shkojnë mirë dhe që kanë përjetuar tashmë momente të ndërlikuara vitin e kaluar. Ekziston rreziku që njëri nga të dy të zgjedhë të jetojë larg ose të dashurohet me një person tjetër! Mendja e shëndoshë duhet të mbizotërojë në këtë periudhë të vitit, kështu që edhe nëse njëri prej jush ka probleme me punën, do të tregoheshit të matur të përpiqeni të gjeni një kompromis. Ata që kanë zgjedhur të jetojnë vetëm, sigurisht që tani nuk duan marrëdhënie zyrtare ose lidhje shumë të ngushta, por dëshira për t’u admiruar mbetet e pakundërshtueshme, kështu që mund të kënaqeni duke bërë dikë të dashurohet pas jush. Vendimet në lidhje me zyrtarizimin e marrëdhënies, bashkëjetesës apo martesës janë paksa të vonuara.
Jupiteri nuk ju mbron më pas datës 16, ndaj është e rëndësishme të përqendroheni te mirëqenia juaj. Marsi kalon në shenjën tuaj në datën 20 dhe mund të sjellë lodhje dhe nervozizëm. Kushtojini më shumë vëmendje stërvitjes fizike. Ditët më të vështira do të jenë datat 24, 25 dhe 26.
VIRGJËRESHA: Maji do të jetë një muaj i mbarë dhe duket se këtë muaj, lodhja do të zhduket krejt papritur. Jupiteri vjen në shpëtimin tuaj! Një tranzit i bukur, që nis prej datës 16, do t’ju ndriçojë mendjen duke ju udhëzuar më së miri. Edhe emocionalisht jeni më të gatshëm për të tjerët. Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ata që janë të pavendosur nëse do të vazhdojnë apo jo një projekt apo të punojnë për një kompani, do të dinë se çfarë të bëjnë. Në rast rinovimi të kontratës, mos kërkoni shumë. E rëndësishme është që deri në korrik të mos mbeteni pa gjë. Kushte dhe mundësi të mira, sidomos për të vetëpunësuarit. Është koha e duhur për t’u rikthyer në lojë, Jupiteri do të jetë një ndihmë e madhe në pjesën e dytë të muajit duke nxjerrë në pah imazhin tuaj profesional, prandaj nuk përjashtoj angazhimet e papritura që kërkojnë kthjelltësi dhe aftësinë për të vepruar. Nëse prilli nuk ka sjellë përgjigje, maji ju sjell diçka më shumë.
Ata që kanë vendosur prej kohësh të jetojnë bashkë, të ndryshojnë qytet, të bashkohen me një person, tani do të kenë më shumë mundësi për të vazhduar atë që duan. Dëshira për të sqaruar të gjitha raportet është e vazhdueshme nuk ju ka munguar që prej vitit të kaluar. Çiftet e konsoliduara rezistojnë, ndërsa ato të pasigurta tani i kanë dhënë fund. Kanë kaluar disa muaj, nëse jo vite, që shumica e të lindurve mendon se duan të përjetojnë një ndryshim të thellë. Edhe pse ju jeni një shenjë konservatore, dëshira për gjëra të reja ju ka pushtuar së fundmi. Shumë aktive do të jetë edhe fundjava ndërmjet së shtunës 27 dhe së dielës 28 . Disa çifte janë grindur shumë, por do të gjejnë fuqinë të buzëqeshin sërish
Edhe gjendja juaj fizike do të jetë më e mirë. Pozicioni i ri i Marsit sugjeron terapitë e duhura për probleme të rëndësishme. Ata që vuajnë nga nervi shiatik, duhet të jenë pak më të kujdesshëm në fundjavat e muajit, sidomos në datat 20 dhe 21, 27 dhe 28. Fjalën e fundit e thotë gjithmonë mjeku.
PESHORJA: Planeti i Marsit vazhdon t’ju bezdisë. Shumë nga ju nuk duan të punojnë në një mjedis të caktuar do të sjellin ide të reja. Madje, në disa raste do të ndihen të tradhtuar nga ata që i konsideronin aleatë. Ndryshimi i madh lidhet me pozicionin e ri të Jupiterit, i cili që nga 16 maji më në fund nuk ju del më kundër. Gjatë gjysmës së dytë të muaji duhet të nënshkruani marrëveshje apo të nisni negociata. Në mes të muajit s’do të mungojnë lajmet e mira. Ky është momenti për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.
Në dashuri ju duhet pak durim. Duket se së fundmi diçka nuk ka shkuar mirë. Ata që sapo janë ndarë, kanë gjetur menjëherë një pasion të ri. Çiftet që duan njëri-tjetrin nuk kanë probleme, por po përballen me shumë ndërlikime. Njëri nga partnerët është më i përqendruar seç duhet në punë dhe po neglizhon tjetrin. Situata për beqarët është ende e dyshimtë, jo aq për shkak se nuk ka mundësi për t’u takuar, por sepse duket e vështirë për të bërë zgjedhje përfundimtare, si martesa apo bashkëjetesa. Qershori do të jetë më i mbarë në fushën e ndjenjave.
Nuk keni pushuar shumë që prej fillimit të vitit, ndaj tani ndiheni të lodhur nga shumë gjëra. Vëmendje maksimale të martën 9, të mërkurën 10, të hënën 15 dhe të martën 16. Përpiquni të bëni gjëra argëtuese, të nisni projekte që sjellin qetësi në jetën tuaj.
AKREPI: Dëshira për të luftuar rritet. Ju ndodh shpesh të kaloni periudha që karakterizohen nga padurimi dhe kjo do të jetë një e tillë. Ju heshtni shumë dhe pastaj kur flisni, shpërtheni duke gabuar pa dashje. Për të shmangur ndonjëherë përballjen, i bëni keq vetes. Të rinjtë, të cilët në fillim të vitit e nisën me një projekt ose u përballën me një transferim, një ndryshim, tashmë janë gati të ndryshojnë sërish. Ulni më shumë tonet dhe reflektoni. Mund të hasni edhe disa probleme ekonomike, mbi të gjitha nëse ka kontrata në pritje që rrezikojnë të mos rikonfirmohen, ose nëse jeni në kërkim të më shumë të ardhurave. Tensione të larta në ambientin profesional në datat 24 dhe 26. Ditët e fundit të muajit ofrojnë një ngarkesë të madhe emocionale.
Në këtë periudhë, dashuria ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Shpresoj që zemrat e vetmuara të kenë pasur tashmë një takim të veçantë dhe mbi të gjitha ata që po përjetojnë një lloj konflikti pune dhe janë në dyshim për të ardhmen e tyre, të kenë pranë tyre një person pozitiv. Afërdita ju lejon të shijoni ndjesi të veçanta sidomos prej datës 7 maj. Të zhgënjyerit i nxit të zënë miqësi të reja, vetëm ta marrin shtruar. Akrepat janë të vështirë për t’u besuar, por duhet bërë një hap i vogël përpara.
Në 20 ditët e para të muajit, Mërkuri dhe Dielli është kundër jush. Njëfarë shqetësimi dominon jetën tuaj për momentin, madje do ta keni të vështirë edhe të flini. Datat 11 dhe 12 do të jenë shumë të vështira. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit që doni, ata janë ilaçi juaj.
SHIGJETARI: Risia e këtij muaji është ndikimi i mirë i Marsit, i cili prej datës 20 ju shpërblen përpjekjet tuaja. Çdo kërkesë juaj për t’u përmirësuar duhet bërë deri më datën 16, sa kohë Jupiteri është ende në favorin tuaj. Nuk e përjashtoj që në datat 24 dhe 25, ata që kanë bërë kërkesa në të kaluarën mund të marrin tashmë një lajme të mira. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje gjendjes suaj ekonomike. Kënaquni me gjërat që keni. Kushdo që ka blerë një shtëpi ose është duke e rinovuar, mund të mërzitet për një vonesë të shkaktuar më shumë nga burokracitë. Studentët duhet të përgatiten mirë, se rezultatet janë të vështira për t’u arritur. Fundi i muajit do të jetë më i mbarë dhe me më shumë mundësi.
Çiftet që u martuan ose u bënë me fëmijë vitin e kaluar mund të gëzojnë ende përfitimet e Jupiterit deri në mes të muajit. Kjo do të thotë se ata që e duan njëri-tjetrin do të vazhdojnë, ndërsa ata që nuk ndiejnë më si dikur, mund të përjetojnë njëfarë hezitimi. Yjet favorizojnë shumë beqarët, duhet vetëm të bëni zgjedhje të mira. Mos merrni gjithçka si të mirëqenë dhe të harroni t’i dhuroni emocione partnerit edhe në këndvështrimin intim. Gjatë dhjetë ditëve të para të muajit kthehet pasioni në çift. Pavarësisht problemeve në punë dhe vonesave, ka ende nga ata që gjejnë kohë për ndjenjat! Një deklaratë dashurie e bërë rreth datës 25 do të sjellë shumë gjëra të bukura. Edhe qershori gjithashtu do të nisë me stil.
Një vendim i papritur mund të shkaktojë stres. Ndonjëherë, zgjedhjet drastike janë më të mirat për ju, sepse ju bën më të fortë. Ndiheni më të vlerësuar dhe më të dashur. Përvojat ekstreme ju tërheqin më shumë, ndoshta sepse keni jetuar në mënyrë monotone për një kohë të gjatë.
BRICJAPI: Yjet kanë filluar të ndikojnë në favorin tuaj. Në 2023 do të vlerësoni të gjitha raportet tuaja. Shpresoj të keni larguar njerëzit negativë, të cilët kanë qenë shkaku i problemeve. Meqenëse ju është dashur të përballeni me një fazë veçanërisht të turbullt, nuk mund të presim që maji të jetë një muaj pa pengesa të papritura. Mos ndryshoni drejtimin tuaj për shkak të impulsivitetit apo pasigurisë. E kuptoj që është ende e vështirë të shkosh mirë me partnerët dhe bashkëpunëtorët, por mund të zgjedhësh të imponosh këndvështrimin tënd ose të vazhdosh rrugën tënde. Të rinjtë i pret një e ardhme e suksesshme. Kush ka provime gjatë verës, shanset janë shumë të mira. Nuk duhet të humbasim mundësinë për të ndjekur rrugën e duhur, edhe pse çmimi është i shtrenjtë. Edhe ju që dini gjithmonë të organizoheni në mënyrën më të mirë të mundshme, do të përballeni me disa probleme të vogla ekonomike, të cilat mund të zgjidhen me kalimin e kohës.
Maji është një muaj disi i turbullt edhe në fushën e ndjenjave. Çështjet që lidhen me punën dhe ekonominë janë dominueset në jetën tuaj. Nëse marrëdhënia juaj është në krizë, duhet të bëni një analizë të kujdesshme dhe të kuptoni nëse ia vlen ta vazhdoni apo jo. Prania e Venusit më datë 7 është shqetësuese, por Jupiteri do të shërbejë si kundërpeshë. Nëse një histori ka marrë fund, atëherë, mos mendoni më për të. Ka të ngjarë që disa zgjedhje romantike të mos kuptohen nga të afërmit, të cilët priren të jenë paksa ndërhyrës. Duhet të shmangim polemikat dhe mbi të gjitha të fitoni qetësinë e brendshme. Një dashuri e lindur në maj mund të duket e parëndësishme, por nga qershori do të marrë hov.
Gjeni rrugën e duhur. Mos harroni se sipas astrologjisë, shpina është një ndër pikat tuaja të dobëta. Inflamacione të lehta dhe pak nervozizëm gjithë muajin. Mos e neglizhoni mjekun.
UJORI: Ujorët urrejnë të jenë të mërzitur. Në mes të muajit, Jupiteri nis një kalim, i cili do t’ju shtyjë të dyshoni tek të gjitha marrëdhëniet që ju kanë krijuar probleme në të kaluarën, të çfarëdo natyre qofshin ato. Dëshira juaj më e madhe në fushën profesionale është të hiqni qafe gjithçka apo këdo rreth jush që është i padobishëm. Diçka do të ndryshojë në pranverën e ardhshme, ndoshta edhe qëndrimi juaj ndaj një pune ose ndaj disa njerëzve. Do ta keni të vështirë t’u vini fre kërkesave tuaja, sidomos nëse keni dëshirë të ktheni gjithçka përmbys. Madje mund të shkëputeni nga një rol që keni luajtur prej vitesh, të vetëdijshëm se një lloj revolucioni është duke u zhvilluar dhe jeta juaj po ndryshon kryekëput. Shpirti juaj revolucionar dhe dëshira për ndryshim duhet të përballen me realitetin e ashpër, prandaj do të ishte më mirë të konsultoheni me një ekspert përpara se të ndërmerrni iniciativa të rëndësishme, sepse diçka mund të dalë jashtë kontrollit.
Marrëdhëniet që janë drejt fundit, gjatë gjysmës së dytë të majit, do të shkëputin gjithçka. Ju kujtoj gjithashtu se nga qershori, Venusi do të nisë një tranzit kritik që do të zgjatë deri në fillim të tetorit. Kjo nuk do të thotë se të gjitha historitë do të kalojnë në krizë, por që sipas të gjitha gjasave, do të jenë më të vështira për t’u menaxhuar; ndoshta dashuria nuk mungon, por ka shumë probleme dhe faktorë të jashtëm që ju mundojnë. Këto ditë pasioni do të jetë i zbehtë, por periudha do t’ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo në një marrëdhënie. Nëse keni qenë viktimë e një marrëdhënieje të paqartë ose jokreative për shumë vite, dëshira për t’u rebeluar do të jetë shumë e madhe. Nëse keni pasuri familjare , bëni çmos që t’i mbroni. Diçka nga e kaluara ka mbetur e pazgjidhur. Sqaroni gjithçka ka të bëjë me trashëgimitë. Nervozizmi dhe padurimi do të shkojnë krah për krah, por duhet të ruani qetësinë dhe të bëni kujdes nga tradhtitë.
Kalimi i ri i Jupiterit ju paralajmëron për zgjedhjet e bëra në mënyrë impulsive, nga nxitimi që mund të jetë dominues në datat 11, 12, 17 dhe 18. Mos ushtroni sporte të rrezikshme. Probleme me stomakun për shkak të tensioneve të akumuluara. Kujdes në datën 25.
PESHQIT: Yjet e majit janë në anën tuaj, duke shtuar suksesin tuaj. Lëvizja e Jupiterit më datë 16 ka një ndikim më intrigues në qiellin tuaj. Tani mund të merrni frymë, pasi keni hyrë zyrtarisht në fazën e rikuperimit. Do të harroni ngadalë të shkuarën e trishtuar. Falë një miku apo kolegu që ju respekton do t’ju vijë një mundësi e mirë në mes të muajit. Datat 22 dhe 23 janë interesante. Kreativiteti është pika juaj e fortë. Do të keni mundësinë të përfundoni të gjitha nismat e ndërmarra në të kaluarën dhe të merrni pëlqimin e atyre që kanë rëndësi. Nëse keni ndonjë pakënaqësi, thjesht duhet të keni guximin ta përballoni. Aventura të reja në aspektin e profesional. Është gjithashtu një moment interesant për studentët që duan të ndryshojnë degën e studimeve. Periudhë e lodhshme, por fitimprurëse.
Marrëdhëniet që kanë lindur këta muaj janë interesante. Venusi ka një pozicion të shkëlqyer që prej datës 7 dhe Jupiteri do t’ju mbrojë. Një qiell shumë i bukur jo vetëm për ata që duan të gjejnë dashurinë pas një periudhe të keqe, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Ky horoskop sjell fat jo vetëm për ata që janë në një lidhje të rëndësishme dhe kanë arritur të kalojnë muaj të vështirë, por edhe për ata që kanë disa kohë vetëm. Është e vërtetë që në dashuri nuk ka gjasa të jeni të kënaqur, por tani do ta keni më të lehtë të takoni njerëz të rinj dhe të zbuloni tek një miqësi një marrëdhënie që mund të shkojë përtej. Tani për tani, ju duhet vetëm të kërkoni qetësi dhe ekuilibër, mos humbni kohë në diskutime të kota.
Pozicionimi i favorshëm i Jupiterit duhet shfrytëzuar. Yjet janë të shkëlqyera për të rifilluar aktivitetin fizik. Lëkura duhet pasur kujdes dhe mos harroni se pikat e dobëta të trupit tuaj sipas astrologjisë janë kyçet dhe këmbët. Shtatë ditët e fundit të muajit janë më interesante. Nëse ka diçka që nuk shkon, flisni! Ndonjëherë nga frika e shprehjes së emocioneve tuaja të vërteta, mbani gjithçka përbrenda dhe rrezikoni të nervozoheni.