Ditën e nesërme kryefjalë janë zemërimi dhe krenaria. Me eklipsin në Akrep, do të ndjejmë se energjia e Hënës së plotë nuk është në anën tonë. Ajo do të sjelë konflikte, keqkuptime dhe sjellje impulsive. Në vijim do t’ju tregojmë tre shenjat më të prekura:
DASHI: nesër ju duket sikur dikush po ju bën një padrejtësi, por dijeni se kjo vjen vetëm nga efekti i Hënës. Do të hyni në debate të forta me një nga njerëzit tuaj të dashur dhe qëllimi juaj është vetëm që të fitoni, ndonëse argumentet që do të përdorni nuk janë të forta. E mira është që të bëni një hap pas dhe të reflektoni, përpara se të thoni më shumë seç duhet. Në zënkë mund të përfshihet një njeri shumë i afërt dhe me sjelljen agresive, mund ta lëndoni. Ju e dini mirë këtë, por egoja dhe krenaria do të triumfojnë pasi mendoni se keni të drejtë për çdo gjë që thoni. Kini kujdes të mos e teproni, pasi disa situata që mund të ndodhin përgjatë ditës, do të jenë të vështira për t’u rikuperuar.
GAFORRJA: nesër mund të ndiheni të lodhur, pa energji dhe të tensionuar. Mund të zemëroheni pasi do të merrni një lajm jo të mirë i cili do të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj emocionale. Ky lajm mund të lidhet me karrierën dhe projekte për të cilat keni punuar prej një kohe të gjatë. Do të ndiheni sikur nuk keni arritur suksesin që meritoni, por mos u demoralizoni. Nëse zgjidhni të veproni pa u menduar, mund të shkatërroni gjithçka për të cilën keni investuar. Këshilla jonë është të mos rebeloheni dhe të futeni në debate, pasi situata do të vijë drejt përmirësimit rreth 5 ditë më vonë. Efekti i Hënës do të përfundojë dhe prapavija e Mërkurit do të jetë drejt fundit, ndaj prisni të çliroheni nga presioni i madh dhe përgjegjësitë. Duhet vetëm pak durim.
AKREPI: Impulsiviteti nuk do t’ju çojë shumë larg nesër. Diçka ju shqeteson dhe ndiheni shumë konfuzë. Kjo gjendje shpirtërore mnd t’ju bëjë pak agresivë dhe mund të thoni më shumë seç duhet. Kini kujdes pasi mund të hyni në një debat me një mik të mirë pasi doni të provoni se keni të drejtë në çdo situatë. Mund t’ju duket sikur po bëni një lojë dhe ju duhet se s’bën të vërtetoni se jeni i zoti dhe kështu mund të thoni gjëra ofenduese pa i menduar dy herë. Mos u tregoni shumë të ashpër pasi mund ta lëndoni shumë personin që do të keni përballë. Gjasat janë që ky person thjesht po përpiqet t’ju vijë në ndihmë dhe jeni ju që po keqkuptoni qëllimet e tyre. Ju do të jeni më të prekurit nga ky fenomen astrologjik pasi eklipsi hënor po ndodh në shenjën tuaj. Merrni pak kohë që të reflektoni.