A janë kështu gjithë gratë Bricjap që njihni?

Ju prezantuam me gjithë karakteristikat që ka një njeri i kësaj shenje, se do të merremi specifikisht me femrat Bricjap. Si janë dhe çfarë duhet të presim prej tyre.




Nuk ka asnjë të ngjashëm me një femër tipike të shenjës së Bricjapit.  Ajo mund të jetë një kuratore muzesh që mban syze si ato të plakave, ose mund të jetë një balerinë që vesh tanga.  Ju mund ta shihni tek drejton një kafene të vogël dhe të përgatisë edhe hamburger aty, ose të jetë duke organizuar mbremjen gala bamirësie më të madhe në qytet. Një grua Bricjap mund të dekorojë shtyllat e shoqërisë, të buzëqeshëme përmbajtje pas një kandidati politik ose të derdh lëngje misterioze në epruveta.  Por, çfarëdo që ajo është duke bërë dhe çfarëdo që ka veshur, Saturni do të sundojë veprimet dhe qëllimet e saj sekrete. 




Ajo mund të jetë ultra-femërore, flirtuese dhe simpatike mjaftueshëm, për ta bërë një mashkull të ndjehet si një arush gjigand i cili mund ta mbrojë atë nga bota e ftohtë dhe mizor.  Ose ajo mund të jetë e akullt, e qetë dhe e përmbajtur, ulur e sigurt në piedestalin e saj prej mermeri dhe duke ju sfiduar ju , që të jeni mjaftueshëm i mençur për të fituar dorën e saj superiore. Çfarëdo  personaliteti të projektojë, nën dredhitë femërore apo mënyrën e ndjeshme dhe praktikë të saj, ajo ka një qëllim- vendosmërinë e hekurt për të gjetur njeriun e duhur, i cili mund të bëhet i rëndësishëm një ditë, ta bëjë krenare dhe të jetë një baba i mirë për fëmijët e saj. 




Shumë femra Bricjapi janë vajza dhe gra karriere, ju mund të mendoni se dashuria dhe martesa do të jenë gjithmonë një zgjedhje të dytë për to. është e rëndësishme të kuptoni se për Bricjapët, siguria autoritet, respekti dhe pozita janë prioritete. Pak dallim ka nëse këto nevoja kërkohen para dërrasës së zezë si mësues i një shkolle, pas një tavolinë si një drejtues ekzekutiv ose në krah të një burri ambicioz, jetën shoqërore të të cilit, ajo mund ta menaxhojë me lehtësi dhe planifikim të kujdesshëm. Nënjë mënyrë ose në një tjetër, gruaja Bricjap do ta marrë famën e saj. 




Ashtu si kafsha që simbolizon këtë shënjë, dhia, e cila duhet të ngjitet vazhdimisht për lart, edhe femra bricjap këtë synim ka. Pavarësisht nga pozicioni aktual që ndodhet, i ulët apo i lartë, ajo do të insistojë të shkojë në majë të malit, atje ku pamja është më e kënaqshme për të. Nuk ka asnjë gjë që bie në sy te një femër Bricjap. Me siguri që nuk do ta shikoni asnjëherë të bërtasë me zë tëlartë apo të shtyjë për të dalë në rradhë të parë. Madje do mendoni se ajo është kaq e urtësa do jetë e kënaqur edhe nëse ulet në rresht të fundit. Por prisni dhe shikoni se kush do ngrihet në detyrë!




Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën.  Vetëm jepini kësaj vajze gjysmë shansi të jetë një  drejtuese sociale dhe administruese e familjes dhe ju do të shihni se sa shpejt e humb ajo interesin për punën e saj (një nga gjërat e pakta që ajo do të bëjë shpejt).  Nëse keni nevojë për të, gruaja Bricjap me kënaqësi do të vazhdojë të punojë për t’ju ndihmuar të rriteni profesionalisht dhe arrini suksese më të mëdha- ajo do ta bëjë këtë me kënaqësi. Megjithatë, ajo është më e lumtur duke shijuar pozitën e saj si gruan tënde, me kusht që ky pozicion të jetë i mirë dhe të ketësiguri të mjaftueshme financiare. 

Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mënyra e hijshme që ka. Ju mund të takoni  një vajzë Bricjap, e cila të jetë rritur në një kasolle pranë shinave të trenit, apo babai i saj të ketë punuar në një minierë qymyri, por vetëm nëse ajo vendos të zbulojë prejardhjen e saj (që me shumë gjasa nuk do ta bëjë ) ju do të jeni i bindur se ajo vjen nga një familje e vjetër me tradita dhe është shkolluar në një nga shkollat më të mira jashtë vendit.  I tillë është i ndërtuar Bricjapi, në kuptimine paraqitjes sociale dhe konservatore. 




Çdo njeri që është i përfshirë në një marrëdhënie me femra  Bricjap duhet të mësojnë një fakt themelor në lidhje me këtë shenjë të Diellit. Ajo duket më e përmbajtur dhe më e qëndrueshme emocionalisht sesa është në të vërtetë. Mënyra sesi sillet, mund tju bindi se ajo është e fortë si një shkëmb dhe asgjë nuk mund të trazojë sipërfaqen e saj të qetë. E vërteta është se ajo është e ekspozuar ndaj shumëgjëndjeve shpirtërore.  Të gjitha femrat kanë momente trishtimi, por vajzat dhe gratë Bricjap mund të kenë periudha të gjata merzitjeje dhe dëshpërimi.

Sidomos nëse ato ndihen të keqtrajtuara apo të pavlerësuara. Ajo mund ta quajë këtë se vjen nga të qenit e ndjeshme, por pesimizmi dhe depresioni janë shumë më thellë të rrënjosura se kaq. Ata janë shkaktuar nga frika e të ardhmes, nga shqetësimi për ndjenjën e turpit në ditën e sotme, mbi dyshimin nëse nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë në të kaluarën. 




Është e vështirë për të që të jetë e qetë në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë të Bricjapit, ndonëse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kënaqet rastësisht. Nuk është një nga hobet e saj që të rrije ulur dhe të përqafohet dhe puthet pafrymë, ndërkohë që e ardhmja e saj është e pasigurt. Por nëse vendos që ti je njeriu i duhur dhe financat janë të sigurta apo ambicia juaj është e mjaftueshme për të ecur para, atehërë përqafimi i saj do jetë i ngrohtë si ë një arushi Panda, madje mund të bëhet edhe pasionante.




Femrat Bricjap nuk besojnë në ëndrrat e turbullta që enden pa drejtim në qiellin e mjegull.  Ata duan të dinë se ku do ti marrë anija me vela e romances dhe të sigurohën që deti është i sigurt. Ndërtoni një themel të fortë nën shtëpinë tuaj, nëse keni ndërmend të fusni një vajzëBricjapi nëtë . Sigurohuni që shtëpia është siguruar dhe hipoteka është paguar .

Femrat Bricjap kanë një bukuri të freskët. Ju rrallë do të të gjeni një femër bricjapi që nuk është tërheqëse. Megjithatë ato janë të turpshëm dhe të pasigurta në lidhje me pamjen e tyre dhe ato kanë nevojë për siguri të vazhdueshme. Femrat e Bricjapie  urrejgënjeshtrën dhe ato nuk do të gënjenin për moshën e tyre. Ata zakonisht nuk e tregojnë moshën e tyre nga pamja qe kanë. Kur janë tëreja , duken moshë më e madhe dhe pastaj befas gratë duken si vajza të reja, kur kanë kaluar mesin e jetës. 

Do të bëni një gabim të tmerrshëm nëse i qortoni familjen e saj. Burri që martohet me një vajzë Bricjapi, martohet edhe me familjarët e saj. Në këtë pikë nuk mund të negocioni më të. Shumë herë, femra Saturn është përkrahja e vetme e familjes së saj, financiarisht apo moralisht ose të dyja. Ajo mund të kujdesen për një prind të sëmurë me përkushtim deri në pikën që mund të heqë dorë nga ideja e martesës plotësisht. Shpeshherë, ajo do ti gëzohet flijimit për shkak të dashurisë të ndershme për familjen e saj, por edhe në qoftë se ajo e do atë, sensi i saj i fortë i përgjegjësisë dhe detyrës nuk do të lejojë atë ti kthejë shpinën familjes së saj.




Do ishte mirë që ju të filloni të planifikoni të merrni një shtëpi që të ketë nje ose dy dhoma për miqtë. Gjithsesi shikoni dhe anën positive të kësaj. Ju do të keni një grua që është e sjellshme dhe e vëmendshme ndaj familjes së saj. Por së shpejti edhe tuajës. Femra Bricjap do ta kuptojë nëse ju duhet të jepni një shumë fikse për prindërit tuaj çdo javë dhe ajo ndoshta do të jetë një shoqëruese e mirë për vëllezërit dhe motrat tuaja. Ajo është lloji i vajzës që ju çoni në shtëpi për ta aprovuar nëna juaj dhe ajo e miraton menjëherë. Mamaja juaj ka të drejtë. Vajzë Bricjap, ndonëse është një femër tipike Saturni, do të jëtë një grua e shkëlqyer. Shtëpia e një gruaje Bricjap,  shpesh duket aq e pastër dhe pa rrëmujë, sa ndonjëherë do mendoni se zanat dhe xhuxhat vijnë natën dhe e rregullojnë atë. Ajo nuk harxhon kohë me gjera të pavlera , por është vazhdimisht duke punuar dhe duke dhënë më të mirën e saj.




Në fakt, ajo është me të vërtetë romantike, me imagjinatë më të madhe sesa ato që fantazojnë histori joreale. Çdo vajzë e lindur në janar e ka poezinë brenda shpirtin te saj, por ajo nuk ka shumë simpati për poetët që vdesin nga uria. Kujdesuni që të keni ushqim dhe strehim, pastaj ndiqeni ëndrrën tuaj, cilado qoftë ajo- është motoja e Bricjapit. Gjithashtu sigurohuni që ëndrra që po ndiqni është me vlerë. Ajo nuk sheh asgjë joshëse apo magjike te dështimi. 

Gruaja juaj Bricjap është e dhënë pas çështjeve të ndjeshme sociale. Ajo do të jetë e palodhur për të luftuar për të varfërit dhe të pambrojturit, por ajo preferon ta tregojë bamirësinë e saj në përpjekjet për grupet, sesa për individët. Femrat Bricjap janë udhëheqësit e natyrshme të klubeve të grave. 




Ajo ndoshta do ti edukojë fëmijët me ndjenjën e kursimit dhe respektit.  Megjithatë, ata do të udhqehen me ushqime cilësore dhe do të veshin këpucët me të mira. Për të , ekonomia nuk ka të bëjë me të qënit e lirë. Fëmijët e saj duhet të jenë të sjellshëm me të afërmit dhe pleqtë dhe ata ndoshta do të mësojnë sjellje të shkëlqyera.

Ata nuk do të jenë të llastuar ose të padisiplinuar. Ajo mund të jetë pak e rreptë dhe mospërfillëse për dhembjet që mund të kalojnë ata gjatë rritjes, por ajo do të jetë një audiencë e zjarrtë për arritjet e tyre. Fëmija që shkon në shtëpi nga shkolla dhe therrët, “Mami, e di çfarë kam mësuar sot,” nuk do të injorohet nga nëna Bricjap, e cila kurrë nuk do të jetë shumë e zënë për ti treguar fëmijës së saj interes dhe vëmendje. Pasi ata bëhen adoleshentë, mund të ketë disa barriera, kur do të përballen konservatorizmi i  Saturnit  me liberalizmin e të rinjve. Në këtë pikë, ajo mund të ketë nevojë për ndihmë për të kuptuar ëndrrat e fëmijëve të saj entuziaste. Ajo është aq inteligjente sa të tërheqë brirët e saj, nëse mendon se më shumë do të humbasë se do të fitojë. 

Shumë femra Bricjap kanë lëkurë të ndjeshme dhe nuk përdorin shumë tualet. Madje disa kanë alegji prej tij. Por natyra u ka dhënë bukuri natyrore që nuk ka nevojë për zbukurim, ndonëse fytyra e tyre do jetë pak më e zbehtë se ajo e grave të tjera. 




Me durim ndihmojeni grua tuaj Bricjap ta kapërcejë mungesën e besimit personal. Kryeneçësia mund të jetë një nga të metat e saj, por ajo nuk është gërnjare apo e bezdisshme. Ajo do t’ju shtyjë drejt suksesit, por ju duhet të jeni të butë dhe të përkushtuar ndaj saj. Me modestinë dhe me menyrën e saj të butë, ajo do të dijë tju rrotullojë në majë të gishtit të saj të vogël. Ka shumë dashuri të qendrueshme brenda saj, që të bëni gabimin ta kerkoni të grate e tjera. Kush thotë se ajo nuk beson në përrallaë Vetëm një vajzë e mençur Bricjap mund të shikojë thellë në sytë e një bretkocë të shëmtuar dhe të shohë se në të vertetë ai është një princ. 



Author: horoscope