Dashi: Marsi është planeti drejtues i kësaj shenje. Pikat e dobëta të të lindurve nën shenjën e Dashit janë koka dhe truri. Ata janë njerëz aktivë me masë muskulore të zhvilluar, kanë natyrë sportive, metabolizëm të mirë, por kjo kërkon shumë energji. Pëlqejnë shumë mishin e kuq dhe mundësisht të pjekur, i duan shumë mezet dhe nga pijet alkooolike veçojnë verën e kuqe.
Dieta e tyre duhet të jetë e pasur me grupin e vitaminave B, natrium, kalium, magnez si dhe kalcium, një mënyrë e të ushqyerit që përfshin të gjitha llojet e perimeve dhe të zarzavateve jeshile, fasule të thata, thjerrëza, mish të kuq, si dhe bukë të zezë. Nuk duhet të përdorin shumë karbohidrate, duhet të kufizojnë kripën dhe kafenë.
Demi: Planeti drejtues i shenjës së demit është Venusi. Pikat e dobëta të tyre janë laringu, veshët, kanë metabolizëm të ngadaltë. Edhe pse kanë strukturë skeletore të rregullt shëndoshen lehtësisht pas të 30-ve, veçanërisht në zonën e barkut. U pëlqen ushqimi i mirë dhe i pasur me karbohidrate, shijojnë ëmbëlsirat, por nuk duan të përtypen shumë. Për të pasur një siluetë të bukur, të lindurit e kësaj shenje duhet të zgjedhin të ushqehen me perime të freskëta që konsumohen të pagatuara. Në dietën e përditshme, për një shëndet të mirë, nuk duhet të mungojë qumështi dhe të paktën një herë në javë produktet e detit. Duhet të shmangin ushqimet me shumë yndyrë, veçanërisht të skuqurat dhe nuk duhet të pine duhan e alkool.
Binjakët: Planeti drejtues i binjakëve është Mërkuri. Pikat e dobëta janë mushkëritë, veshët dhe goja. Binjakët komunikojnë shumë, janë ekspresivë dhe si të tillë djegin energji. Fati i ndihmon shumë me siluetën elegante. Që të shëndoshen, duhet të abuzojnë shumë me ushqimin dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm në mosha të mëdha. Për një shëndet të mirë, në dietën e binjakëve nuk duhet të mungojnë ushqimet e pasura me vitaminë A, C, hekur dhe magnez. Duhet të konsumojnë shumë fruta me ngjyra të forta veçanërisht të kuqe, të verdha dhe portokalli dhe hudhrën, fiqtë dhe uthullën balsamike.
Gaforrja: Planeti drejtues i shenjës së gaforres është Hëna. Pikat e dobëta janë gjoksi dhe stomaku dhe shpesh kanë probleme me tensionin e ulët. Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë përparësi kujjdesin ndaj stomakut. Shëndoshen lehtë në pjesën e poshtme të trupit, prandaj duhet të bëjnë kujjdes me mënyrën e të ushqyerit. Duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminat B1, B2, B6 dhe fosfor. Dieta duhet të ketë patjetër perime të ziera me ngjyrë të errët, patate, oriz, bishtaja, bamje, speca dhe fruta të pjekura mirë. Mos pini lëngje me shumicë.
Luani: Planeti drejtues i shenjës së luanit është Dielli. Të lindurit e kësaj shenje jetojnë duke dëgjuar zemrën. Janë njerëz me muskulaturë e metabolizëm të mirë. Si të lindur në kulmin e verës, ata dinë të shijojnë ushqimin e mirë me shije të forta, të kripura dhe të ëmbla. Pikat e dobëta janë zemra dhe shtylla kurrizore, prandaj dieta duhet të jetë e pasur me proteina. Duhet të konsumojnë të gjitha llojet e perimeve dhe frutave me ngjyra të forta si: majdanozi, selinoja, rozmarina. Këto bëjnë mrekulli në trupin e të lindurve të kësaj shenje. Shmangni mishin, të skuqurat, ushqimet e konservuara dhe kripën e tepërt.
Virgjëresha: Planeti drejtues i shenjës së virgjëreshës është Mërkuri. Pikat e dobëta janë stomaku, për shkak të aciditetit të lartë dhe koliti, si pasojë e mënyrës jo të shëndetshme të të ushqyerit. Edhe pse kanë strukturë të rregullt, priren të shëndoshen në pjesën e poshtme të trupit. Për shëndet të mirë dhe peshë normale, duhet të konsumoni ushqime që rriten nën tokë dhe afër tokës si karotë, panxhar, rrepa, brokoli, lulelakër, rrënjë selinoje, spinaq, qepë, hudhra. Domosdoshmëri në dietën e përditshme duhet të jenë qumështi, vezët apo mishi i pulës. Shmangni ushqimet e thata, ushqimet e shpejta dhe ato të konservuara.