Armiq të përbetuar, Stresi dhe Noizy falin njëri-tjetrin: Deklaratat që po bëjnë xhiron e rrjetit

Stresi dhe Noizy janë dyshja legjendare e hip-hopit shqiptarë në Shqipëri. Ata për 12 vite kanë qenë rivalë të përbetuar, ku përveç muzikës kanë patur mosmarrëveshje që kanë përfunduar në përleshje fizike.

Mesa duket gjithçka mes tyre ka përfunduar dhe tashmë rivalët kanë vendosur ta “falin” njëri-tjetrinduke i lënë pas mëritë mes tyre.

Fillimisht, Stresi e ka përshëndetur Noizyn në një video live ku ndër të tjera shprehet “I them që hiç mos ta nin, na jena nja nga inati krejtve”. Videoja është ruajtur nga “Hip Hop Shqip” në Instagram.

Më pas, Noizy ka hapur një video live ku ka deklaruar se ai dhe Stresi nuk janë më armiq.

“Fola me gjithë çunat edhe thamë që janë fal hasmëritë më të mëdhaja. Disa gjëra mund të harrohen dhe të kthejmë kapitullin në tjetër anë. Nëse s’do jemi shokë, të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon, nuk kam frikë dhe nuk fal nga frika po fal se jam burrë. Jemi gjithë shqiptarë edhe duhet të bëjmë pak më shumë për njëri-tjetrin”, ka thënë ai./shkoder.info

Author: horoscope