Bëhuni gati për ndryshime, Hëna e plotë në shenjën e Binjakëve do t’u zbulojë sekretet këtyre 3 shenjave

Hëna e plotë në shenjën e Binjakëve, e njohur edhe si Hëna e Ftohtë ose Hëna e natës së gjatë, vjen në kohën më të keqe të vitit.

Këto janë ditë reflektimi, teksa planifikojmë muajt e ardhshëm. Kjo është gjithashtu periudhë për zbulime sekretesh dhe kjo mund të nënkuptojë edhe lidhjet e fshehta duke filluar nga 18 dhjetori 2021.

Me Solsticin dimëror që është përpara, shumë shenja të zodiakut do të jenë në gjendje ta përdorin atë energji të errët dhe dimërore në avantazhin e tyre; të zbulojnë disa gjëra, si për shembull kush është në të vërtetë personi që duan. Ky është fiks sezoni për të zbuluar dashuritë e fshehta.

BINJAKËT

(21 maj – 20 qershor)

Nuk doje që askush të dinte se si ndiheshe për ‘atë njeriun’, por ndodh që edhe pse e ka mbajtur larg vëmendjes lidhjen, me Hënën e Plotë te Binjakët dëshironi të dilni hapur me të. Nuk keni pranuar ta bëni më parë sepse nuk dëshironi që fokusi të jetë në jetën tuaj private; të paktën jo në sy të njerëzve. Ju keni një neveri ndaj kësaj lloj vëmendjeje; jeta sentimentale e dikujt duhet të jetë private. Ju do të jeni në gjendje të ruani privatësinë tuaj, por gjatë Hënës së Plotë te Binjakët, patjetër që do të zbuloni ndonjë gjë.

PESHORJA

(23 shtator – 22 tetor)

Arsyeja e vetme që ndiheni të gatshëm të zbuloni se kush është dashuria juaj ështē për shkak të presionit. E gjithë familja juaj dëshiron të dijë ‘kush është ai’. Është e qartë se jeni të dashuruar dhe tani të gjithë duan të dinë se kush është fatlumi.Këtë do t’ju sjelle energjia e Hënës së Plotë në Binjakët – persona të interesuar për thashethemet, argëtimin, spekulimet dhe hamendësimet.

SHIGJETARI

(22 nëntor – 21 dhjetor)

Një nga arsyet që ju nuk keni treguar se kush është dashuria juaj e fshehtë, është sepse nuk jeni ndjerë kurrë rehat me njerëzit. Megjithatë, Hëna e Plotë tek Binjakët ka të bëjë me komunikimin, që mund t’ju nxisë t’i tregoni botës se si ndiheni. Ju keni hezituar sepse nuk doni të gjykoheni, ose sepse personi nuk është ‘i duhuri’ për ju, por kjo Hënë e Plotë ju ka mbushur me besim; ju jeni të dashuruar, dhe nëse dikush ka një mendim për këtë çështje, mund ta mbajë për vete sepse ju nuk ju intereson aspak.

Author: horoscope